Njohuri historike mbi çështjen palestineze

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Historikisht çështja palestineze ka qenë dhe vazhdon të jetë e një rëndësie tepër të veçantë, si për botën arabe, ashtu dhe për atë muslimane. Kjo për tre arsye:

Së pari, kjo ka të bëjë me faktin se Palestina është e shenjtë dhe të gjithë muslimanët kanë lidhje shpirtërore dhe sentimentale me vendet e shenjta që gjenden në këtë tokë.

Së dyti, ky vend është i lidhur ngushtë me urrejtjen ideologjike dhe historike që është e rrënjosur tek çifutët zionistë kundrejt Islamit dhe muslimanëve.

Së treti, për shkak të natyrës së gjerë imperialiste, Palestina ka qenë në shënjestër të projektit Zionist perëndimor dhe përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për ta ndarë umetin musliman në bashkësi të dobëta dhe të veçuara dhe për të bërë të mundur kështu dominimin e tyre nga superfuqitë.

Shpërngulja që iu bë bashkësive zioniste izraeliste në Palestinë, e cila është zemra e umetit musliman, gjatë vitit 1948 si dhe kërcënimet e gjera ushtarake dhe politike që iu bënë popullatës së këtij vendi, çuan në përpjekjet e këtij populli për të arritur lirinë, bashkimin dhe rivendosjen e rolit të tij historik në botë. Në të vërtetë kjo është sfida më e madhe me të cilën përballen muslimanët në këto rrethana të vështira të historisë së tyre.

Çështja palestineze nuk përbën shqetësim vetëm për arabët palesteniezë. Lëvizja Zioniste ka qenë krijuar fillimisht për të qenë një pararojë e zbatimit të “programit fshesë”, të planifikuar nga zionistët perëndimorë, pavarësisht nga sinkronizimi i tij me simpatitë fetare kundrejt çifutëve apo pretendimeve për të zgjidhur “problemin” e tyre në Europë.

Në të vërtetë Perëndimi bëri një padrejtësi të madhe duke imponuar eksodin masiv të popullit palestinez nga toka dhe shtëpitë e tyre si dhe shkatërrimin e shtetit të tyre. Kjo, për më tepër, e ka nxjerrë botën muslimane dhe të gjithë stabilitetin botëror përballë rreziqeve të mëdha. Dhe, për ironi, ky veprim i paperçedent padrejtësie u ndërmorr nga ana e Perëndimit, atëherë kur më së shumti po jepej dhe reklamohej fuqishëm roli i tij si mbrojtës i të drejtave njerëzore dhe paqes në botë.

Autor: Muhsin Muhamed Salih.

Përkthyes: Sabina Fejzullaj (Tufa) dhe Gentjan Fejzullah.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.