Njohuri themelore të shkencës së hadithit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Studiuesi/nxënësi i hadithit duhet ta ketë qartë se çfarë po studion dhe çfarë synon të arrijë me këtë studim. Gjithashtu ai duhet të ketë perceptim të saktë për këtë shkencë. Dijetarët – Allahu i mëshiroftë – kanë thënë, se çdo shkencë duhet studiuar, duke pasur parasysh 10 gjëra: Përkufizimin; objektin, rezultatin, vlerën, kategorizimin, themeluesin, emërtimin, zhvillimin, gjykimin e Sheriatit për të dhe çështjet që kjo shkencë shqyrton.

Përkufizimi: Shkenca që studion vargun e hadithit dhe transmetuesit e tij sipas parimeve dhe rregullave përkatëse.

Objekti: Teksti i hadithit dhe vargu i tij.

Rezultati: Dallimi mes llojit të hadithit: i pranuar apo i refuzuar.

Vlera: Shkenca e hadithit është nga shkencat më me vlerë. Kermani thotë: “Shkenca e hadithit është shkenca më e mirë dhe më e lartë pas Kuranit. Nëpërmjet hadithit kuptohet fjala e Allahut, nëpërmjet tij kuptohen objektivat dhe dispozitat e Kuranit, sepse dispozitat e Kuranit janë të përgjithshme, ndërsa Suneti është shpjegues i tyre… prandaj dijetarët më të mëdhenj, më të ndritur, më të lartë, më fisnikë dhe më me pozitë tek Allahu, janë shërbyesit e Sunetit. Ata i kanë përcjellë hadithet, i kanë mësuar, kanë shpjeguar të fshehtat e tyre, kanë sqaruar fjalët e haditheve, duke i kuptuar siç duhet… Ata janë grupi i ndihmuar dhe pala e shpëtuar…ata janë ngadhënjyes dhe janë në të vërtetën, derisa të bëhet Kijameti”.

Kategorizimi: Shkenca e hadithit është mjeti për njohjen e hadithit, prandaj

bën pjesë në kategorinë e shkencave ndihmëse dhe është e ndërlidhur me

shkencat e tjera islame.

Themeluesi: Themeluesit e kësaj shkence janë dijetarët e hadithit. I pari

që ka shkruar për këtë shkencë në mënyrë akademike, ka qenë Hasan ibn

Abdurrahman Rramehurmuzi (ndërroi jetë në vitin 360 Hixhri/ 970) me librin

e tij: “El – Muhad`dithu`l – Fasil Bejne`r – Raui ue`l – Uai”.

Emërtimi: Kjo shkencë njihet si “Ilmu`l – Hadith عِلْمُ الَْدِيثِ Shkenca

e hadithit” apo “Mustalahu`l – Hadithi مُصْطَلَحُ الَْدِيثِ Terminologjia e

hadithit”.

Zhvillimi: Dijetarët e kanë zhvilluar këtë shkencë nëpërmjet gjurmimit dhe

studimit, duke u bazuar në praktikat e atyre që e kanë themeluar atë.

Gjykimi i Sheriatit: Mësimi dhe studimi i shkencës së hadithit është farz

kifaje, ashtu siç është falja e namazit të Xhenazes apo studimi i shkencave të tjera.

Çështjet që shqyrton: Llojet e disiplinave të ndryshme që kanë të bëjnë me

hadithin, llojet e vargjeve, vlerësimet për tekstin, mënyrat e transmetimit etj.

Autor: Rushit Musallari

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.