Profeti (a.s) ka thënë: “Kushdo që ka një gajle apo pikëllim dhe i drejtohet Allahut me lutjen.. Allahu ka për t’ia larguar galjen e pikëllimin dhe në vend të tij ka për t’i dhënë gëzim. O i Dërguar i Allahut! A duhet t’i mësojmë ato fjalë – e pyetën? Po, patjetër – u përgjigj ai. Kushdo që i dëgjon ato fjalë duhet t’i mësojë – tha ai.”[1]
Kjo lutje, të cilën Profeti (a.s) ua mësoi shokëve është si më poshtë:
اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ، ابْنُ عَبْدِكَ، ابْنُ أَمَتِكَ، نَاصِيَتِي بِيَدِكَ، مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ، عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ، أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ، أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ، أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ، أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ، أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي وَنُورَ صَدْرِي، وَجَلَاءَ حُزْنِي، وَذَهَابَ هَمِّي
“Allahumme in ni abduke, ibnu abdike, ibnu emetike, nasijeti bi jedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke. Es’eluke bi kul lismin huue leke, semmejte bihi nefseke, eu enzeltehu fi kitabike, eu al lemtehu ehaden min khalkike, euiste’therte bihi fi ilmil gajbi indeke, en texh’alel Kurane rebi’a kalbi, ue nure sadri, ue xhelae huzni, ue dhehabe hemmi.”
“O Zoti im, Unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe biri i robëreshës Tënde. Çështja ime është në dorën Tënde, urdhëri Yt ndaj meje është i pakthyeshëm dhe caktimi Yt ndaj meje është i drejtë. Të lutem me çdo emër, që e ke emërtuar Veten Tënde, e ke shpallur në Librin Tënd, ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës time, dritë të kraharorit tim dhe nëpërmjet tij largoje gajlen dhe pikëllimin tim.”
[1] – Ahmedi (3712), Ibn Hibani (972) dhe Tabarani (10352). Hadithi është Sahih.