Pavlefshmëria e nijetit tek veprat e ndaluara (haram)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Juristët kanë rënë dakord se nijeti i mirë nuk është i vlefshëm në çështjet e ndaluara. Kjo do të thotë se nijeti i mirë dhe qëllimi fisnik kurrësesi nuk mund të bëjnë hallall atë që është haram dhe po ashtu nijeti i mirë kurrësesi nuk mund ta eleminojë atë që është e keqe tek një vepër e  ndaluar, sepse ajo është thelbi i saj.

Kështu që kushdo që merret me kamatë, uzurpon pasurinë e të tjerëve apo e fiton pasurinë në mënyrë të ndaluar (haram) dhe dëshiron që me ato para të ndërtojë një xhami, të themelojë një shoqatë që kujdeset për jetimët, të themelojë një shkollë për mësimin e Kuranit përmendësh, t’i ndihmojë të varfërit dhe nevojtarët, apo çdo lloj vepre tjetër të mirë, le ta dijë se nijeti i mirë nuk ka vlerë dhe aspak nuk e lehtëson gjynahun e mëkatit. Hadithi “Vërtet, Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën” e konfirmon atë që thamë më lart. Në hadithin e transmetuar prej Ibn Mes’udit thuhet: “Vërtet, Allahu nuk e fshin të keqen me të keqe por të keqen e fshin me një  të mirë. Vërtet e keqja nuk mund të fshihet me të keqe.”

Nga sa thamë më lart, na bëhet e ditur se feja islame e refuzon ashpër parimin në të cilin thuhet se “qëllimi justifikon mjetin”, sepse feja nuk pranon veçse mjetin e pastër që ka një objektiv të lartë e fisnik. Nëse qëllimi është fisnik, atëherë edhe mjeti duhet të jetë i pastër.

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.