Perla e zemrës së tyre

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Nëse do të shikonim anën e mirë në shpirtin e njerëzve, do të gjenim një thesar në çdo zemër. Një gjë e tillë, në pamje të parë nuk e vëren dot..

E kam provuar këtë.. me shumë njerëz, e kam provuar. Madje edhe me ata që na duken shumë të këqinj me vështrimin e parë. Provo t’i afrosh ata, të mos ua zësh për të madhe gabimet dhe budallallëqet e tyre.

Dhuroju pak interesim dhe dashuri të sinqertë, të pashtirur.. jeto pak me hallet e tyre!

Atëherë do të shohësh bërthamën e zemrës së tyre të bardhë… atëherë do të të dhurojnë dashurinë e tyre, zemrën do të ta sjellin në dorë e do të të besojnë. Atëherë ti mos i zhgënje kurrë! Pak sinqeritet dhurove, pak dashuri, pak interesim të pastër, e të dhanë zemrën e tyre, të dhanë shpirtin.

E keqja nuk është e thellë tek ta. Në fakt, nuk është pjesë natyrale tek njeriu. Nuk është aq e madhe sa na duket ndonjëherë. Ajo është një koracë që njerëzit mbulojnë zemrën e tyre nga sfidat dhe përballjet e jetës, thjesht për të mbijetuar. Por në fakt, nuk janë aq të këqinj. Kur ata ndjehen të sigurtë me ty, kur të duan, kur të besojnë, e para teje hapin guackën ku shfaqet perla e zemrës së tyre.

Por duhet ta meritosh këtë perlë. Këtë jo të të gjithë e bëjnë. Duhet të mos e zhgënjesh njeriun që të hapi zemrën. Duhet ta vlerësosh aktin e dhurimit të zemrës së tij. Dhuroja dhe ti zemrën tënde. Duaje dhe ti, vuaj me vuajtjen e tij, qaj me lotët e tij, gëzohu me gëzimin e tij. Fali gabimet e tij! Bëje këtë dhe kështu do të lësh gjurmë në jetën e tij.

E kam provuar këtë, nuk flas në ajër, e të gjitha këto nuk janë ëndrra… Është realiteti i përditshëm, është ai që shumë nga ne e kalojnë pa e vënë re…

Autor: Sejjid Kutubi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *