Pesë cilësi të popullit të Lutit në epokën tonë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Autor: Xhasim Mutawa

Në ditët e sotme është folur shumë rreth marrdhënieve midis dy meshkujve me njëri-tjetrin, dy femrave me njëra-tjetrën, apo midis një të rrituri dhe një fëmije.

Kam medituar rreth faktit se si Allahu i Madhëruar e ka përshkruar sjelljen e popullit të Lutit, aktet e tyre (të shëmtuara) seksuale që bien ndesh me natyrën e pastër. Në fund kam dalë në përfundimin se tek populli i Lutit gjendeshin pesë cilësi të cilat ne i hasim edhe në epokën tonë.

Më poshtë po i rendis këto cilësi:

Cilësia e Parë: Ata ishin ngacmues, provokues dhe të papërmbajtshëm:

Asokohe, e gjithë shoqëria ka vuajtur nga provokimet dhe ngacmimet e tyre. Një fenomen i tillë tregohet qartë në ajetin kuranor: “Populli i tij, që më parë pat pranuar veprat e këqija, u vërsul drejt tij. Luti tha: O populli im, këta janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend. Ata thanë: Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç’duam ne.”[1]

Kështu pra, në këtë ajet kuranor tregohet shumë qartë se ata ishin ngacmues, provokues dhe të papërmbajtshëm. Një fenomen tillë ekziston edhe në epokën tonë, ndoshta edhe më keq. Mjafton si dëshmi, fakti që teksa kërkon nëpër faqet e internetit, temat që më së shumti të shfaqen janë ato tema ku tregohet se atyre ju është bërë padrejtësi.

Cilësia e Dytë: Viktimizimi derisa të konsolidohen në pozitë:

Ata hiqen si viktima derisa pak nga pak arrijnë të forcohen deri në një konsolidim të plotë të pozitës së tyre. Pas kësaj, pasi arrijnë në pushtet, përdorin të gjitha mjetet dhe format për të shtypur të tjerët që nuk mendojnë si ata. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Përgjigja e popullit të tij, ishte: Dëbojini ata nga vendbanimi i juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të dlirë.”[2]

Pra, asokohe njerëzit e dlirë duhet të dëboheshin nga vendbanimet e tyre, ashtu sikurse ndodh edhe sot, ndoshta edhe më keq. Kushdo që flet apo shkruan një artikull kundra tyre është i destinuar që të largohet nga puna ose mbi të rëndon një mal me akuza.

Cilësia e Tretë: Falsifikimi dhe fshehja e fakteve shkencore:

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Përkujto, kur Luti i tha popullit të vet: Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit?! Vallë, a mos ju qaseni me epsh meshkujve në vend të femrave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur.”[3]

Vini re me kujdes se si përfundon ajeti i parë me fjalët “madje në sytë e njëri-tjetrit” kurse ajeti i dytë përfundon me fjalët “ju jeni popull i paditur” Si është e mundur që ata e shikojnë njëri-tjetrin, teksa janë të paditur?! “Padituria” e përmendur në këtë ajet kuranor nënkupton kryerjen e një veprimi që bie ndesh apo  që është në kundërshtim me të vërtetën.

Ajo që ndodh sot është se këta njerëz i falsifikojnë faktet shkencore duke pretenduar se për perversitetin e tyre janë “genet e trashëguara” ato që i shtyjnë të kryejnë aktin e shëmtuar të homoseksualizmit. Fshirja e aktit të shëmtuar të homoseksualizmit si një sëmundje psiqike është një fakt tjetër që është shtrembëruar. Ata kanë ndaluar publikimin e çdo artikulli që flet kundra mardhënieve midis burrave me njëri-tjetrin apo me fëmijët. Po ashtu studimet e vjetra janë zëvendësuar me studime të reja të cilat flasin pro çështjes së tyre.

Cilësia e Katërt: Të përkushtuar për të prishur natyrën e pastër fëminore:

Kur Allahu i Madhëruar flet për ta i përshkruan se të gjithë ata[4] i kryenin këto vepra të liga dhe se ata ishin një popull i shthurrur e i degjeneruar. Të gjithë njerëzit kanë qenë të përfshirë në këtë fëlliqësi: ishin të përfshira edhe gratë sepse ishin të braktisura nga burrat, ashtu sikurse edhe fëmijët sepse ata ishin edukuar me të njëjtën frymë si të rriturit. Allahu i Madhëruar thotë: “Lutit i dhamë urtësi dhe dituri dhe e shpëtuam prej vendbanimit ku bëheshin vepra të liga. Ata ishin vërtet njerëz të këqij e të shthurrur.”[5]

Sot, çështja ka arritur deri aty sa kompanitë më të mëdha të prodhimit të filmave vizatimorë për fëmijë kanë deklaruar se do të rrisin përqindjen e transmetimit të filmave me përmbajtje të homoseksualizmit. Po ashtu ajo që po hasim shpesh në ditët tona është thirrja që bëhet për inkurajimim e lesbizmit midis femrave me njëra-tjetrën.

Cilësia e Pestë: Ushtrimi në grup i këtij perversiteti në klube, restorante dhe resorte turistike:

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ju kryeni marrdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra.”[6]

Kështu pra ata u zinin njerëzve pusi duke ju rënë në qafë dhe në vendtubimet e tyre, këtë akt të shëmtuar e praktikonin në grup e kolektiv. Ata nuk donin t’ia dinin se çfarë do të thotë privatsi, dlirësi dhe mbrojtje e nderit të familjes. Përkundrazi ata ishin pasionantë të shthurrjes kolektive pasiqë merrnin pjesë në vendtubime me vullnet të lirë, ashtu sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “ Vallë, a mos ju qaseni me epsh meshkujve në vend të femrave?” Pra ata merrnin pjesë në vendtubime me vullnet dhe dëshirë të zjarrtë, sepse çështja nuk është gjenetike por ka të bëjë me sjelljen dhe moralin. Pikërisht, kjo është arsyeja përse Luti (a.s) i këshillonte ata që të pendohen, megjithëse ata ishin këmbëngulës në perversitetin e tyre. Kështu pra, homosekzualizmi nuk është i trashëguar me gen, nga njeriu i parë, Ademi (a.s), përkundrazi ai është trillim dhe herezi që nuk ka lidhje fare me genet apo me pretendimin se kush preket nga kjo gjë, shërimin e gjen vetëm tek mjekët specialistë. Përkundrazi, personi i cili gëzon vullnet të plotë për mos ta kryer këtë akt të shëmtuar, mund të frenohet prej tij.

Së fundmi: Le të meditojmë së bashku rreth përshkrimit që engjëjt i kanë bërë popullit të Lutit. Ata (engjëjt) thanë: “Ne jemi dërguar tek një popull keqbërës”[7] Ata ishin keqbërës sepse në mesin e tyre u përhap sëmundja dhe vdekja, lëndonin veten dhe të tjerët, nuk i jepnin femrave hakun e tyre legjitim, i prishën fëmijët, i infektuan fetuset e tyre dhe ishin të frustuar seksualisht.

[1] – Sure Hud: 78-79.

[2] – Sure A’arafe: 82.

[3] – Sure En Nahl 54 – 55.

[4] – Padyshim që këtu përjashtohet Luti (a.s) dhe besimtarët.

[5] – Sure Enbija: 74.

[6] – Sure Ankebut: 29.

[7] – Sure Hixhr: 58.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.