Muhamedi është tetë vjeç, kurse vëllai i tij i vogël Rejani është sa gjysma e tij. Kurse motra e tyre Esma është një vit më e madhe se Rejani. Sa vjeç do të jenë secili prej Muhamedit, Rejanit dhe Esmës pas dhjetë vitesh?
Përgjigja:
Përpara se të gjejmë se sa vjeç do të jenë secili prej Muhamedit, Rejanit dhe Esmës pas dhjetë vitesh, në rradhë të parë është e rëndësishme të dimë moshën e secilit prej tyre në momentin fillestar.
Moshën e Muhamedit e dimë që është tetë vjeç.
Kurse Rejani është sa gjysma e Muhamedit që do të thotë se tetën e pjestojmë me dy dhe mosha e Rejanit del katër vjeç.
Kurse Esma është një vjeç më e madhe se Rejani që do të thotë se katrës do t’i shtojmë një dhe mosha e Esmës do të dalë pesë.
Pas këtij hapi ne kalojmë në hapin e dytë.
Muhamedi është tetë vjeç dhe po t’i shtojmë dhjetë del tetëmbëdhjetë vjeç.
Muhamedi është katër vjeç dhe po t’i shtojmë dhjetë del katërmbëdhjetë vjeç.
Dhe Esma është pesë vjeç dhe po t’i shtojmë dhjetë del pesëmbëdhjetë vjeç.