Prona publike si prova private

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kush flet për pronën private dhe hesht për atë publike është manipulator

Pronën private e mbrojnë me zë të lartë, po pronën publike (Vakëf) kush e mbron?

Në radhë të parë duhet të dimë që shteti (me të gjithë format, qendror dhe lokal) është vakëfi më i madh që ekziston. Prandaj duhet mbrojtur nga duart që zgjaten mbi të.

Në debatet publike, shumëkush ngre zërin për cenimin e pronës private. Por kur bëhet fjalë për dëmtimin, tjetërsimin apo përvetësimin e pronës publike, askush nuk flet. Të paktën nga ata që pritet të reagojnë!

Sepse pas cenimit të pronës private mund të qëndrojë një qytetar i zakonshëm, ndërsa pas abuzimit me pronën publike mund të fshihen interesa të fuqishme dhe njerëz të veshur me pushtet.

Juridikisht, prona private dhe ajo publike kanë regjime të ndryshme.

Prona publike nuk është mall pa zot. Ajo është pasuri që i shërben interesit të përgjithshëm (vakëf) dhe, për rrjedhojë, çdo cenim i saj është çështje që prek të gjithë shoqërinë dhe për të duhet ngritur zëri me forcë.

Mbrojtja e pronës nuk mund të jetë selektive: e rreptë ndaj të dobëtit dhe e heshtur përballë të pushtetshmit. Sepse kur vidhet apo tjetërsohet prona publike, nuk dëmtohet një institucion, por dëmtohet pasuria e përbashkët dhe interesi i qytetarëve.

Prandaj ju lutem na kurseni ndjenjat, ose folni drejt ose heshtni!

Autor: Behar Kaçeli

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *