Pyetje – përgjigje rreth festës së Bajrameve

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

1 – Sa bajrame festojnë muslimanët gjatë vitit?

Muslimanët kanë dy barjame në vit: Fitër Barjami (Bajrami i vogël) dhe Kurban Bajrami (Bajrami i madh).

2 – Si quhet namazi i Bajramit që falet pas përfundimit të muajit të Ramazanit?

Fitër Bajrami ose Bajrami i vogël.

3 – Si quhet namazi i Bajramit që falet në kohën e kryerjes së Haxhit?

Kurban Bajrami ose Bajrami i madh.

4 – Sa ditë zgjat festa e Fitër Bajramit?

Ajo zgjat vetëm një ditë.

5 – Sa ditë zgjat festa e Kurban Bajramit?

Ajo zgjat katër ditë.

6 – Cilat janë pjesët përbërëse të ritualit të Bajramit?

Namazi dhe hytbeja.

7 – Kur është bërë legjitime falja e namazit të Bajramit?

Në vitin e parë të pas Hixhretit.

8 – Cili është gjykimi i faljes së dy bajrameve?

Falja e dy bajrameve është Uaxhib.

9 – Kur fillon koha e faljes së namazit të Bajramit?

Koha e faljes të namazit fillon njëzet minuta pas lindjes së diellit. Në ditët e sotme, kjo kohë është e përcaktuar në kalendar.

10 – Sa rekate ka namazi i Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit?

Dy rekate.

11 – A ka ezan dhe ikamet për faljen e namazit të dy bajrameve?

Jo.

12 – Si falet namazi i dy barjameve?

Në reaktin e parë:

A – Në fillim bëhet tekbiri fillestar

B – Pastaj bëhen tre tekbire të tjera

C – Lexohet Surja Fatiha dhe një sure tjetër

D – E përsa i përket veprimeve të tjera ata bëhen njëlloj si në namazet e tjera

Kurse në rekatin e dytë

A – Lexohet surja Fatiha dhe një sure tjetër

B – Pastaj bëhen tre tekbire

C – Pastaj bëhet tekbiri që sinjalizon rënien në ruku.

D – Më pas, të gjitha veprimet e tjera bëhen njëlloj si në namazet e tjera.

13 – Ku duhet me e falë namazin e Bajramit?

Namazi i Bajramit falet në xhami, por nëse është kohë e mirë, është më e pëlqyeshme të falet në shesh të hapur që të grumbullohen sa më shumë njerëz.

14 – Si duhet të veprojë ai njeri që nuk arrin ta falë namazin e Bajramit me xhemat?

Një njeri i tillë e fal vetë namazin e Bajramit.

15 – Cili është gjykimi për hytben?

Mbajtja e hytbes është Sunet dhe myslimani duhet ta dëgjojë atë me kujdes.

16 – Kur mbahet hytbeja e namazit të Bajramit?

Hytbeja mbahet pas faljes së namazit të Bajramit.

17 – Kur duhet të nxirren Vitrat, apo zekati i Fitrit?

Vitrat duhet të nxirren para faljes së namazit të Fitër Bajramit, nxjerrja e tyre pas faljes së namazit nuk është e vlefshme.

18 Kur fillon koha e therrjes së Kurbanit?

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit deri në namazin e ikindisë në ditën e 13 të Dhul Hixhes.

19 – A lejohet që myslimani të agjërojë në ditën e Bajramit

Jo, një veprim i tillë është i ndaluar (haram).

20 – Cila është forma e madhërimit të Allahut gjatë dy Bajrameve?

Me Tekbire duke thënë “Allahu Ekber (tre herë), La ilahe il le llah, Uallahu Ekber, Allahu Ekber, ue lil lahil hamd”  dhe forma të tjera të ngjashme.

21 – Kur fillojnë dhe mbarojnë tekbiret për Fitër Bajram?

Në festën e Fitër Bajramit, tekbiri fillon pas namazit të Sabahut dhe vazhdon deri në fund të hytbes së asaj dite.

22 – Kur fillojnë dhe mbarojnë tekbiret për Kurban Bajram?

Në festën e Kurban Bajramit, tekbiret fillojnë pas perëndimit të diellit (aksham) të natës së Kurban Bajramit dhe mbarojnë në ditën e 13 të muajit Dhul Hixhe.

23 – Çfarë veprimesh është e pëlqyeshme që të veprojmë para se të shkojmë për të falur namazin e Bajramit?

Të marrim gusul, të veshim rrobat më të mira dhe të parfumosemi

24 – Çfarë është e pëlqyeshme të bëhet për Fitër Bajram dhe Kurban Bajram në lidhje me ushqimin?

Është veprim i pëlqyeshëm që para se me dalë për Fitër Bajram me ngrënë diçka, kurse për Kurban Bajram është veprim i pëlqyeshëm me ngrënë pas faljes së Kurban Bajramit.

25 – Çfarë bëjnë myslimanët pas faljes së Bajramit?

Urojnë njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë vizita me njëri-tjetrin.

26 – Cila është forma me të cilën myslimanët e urojnë njëri- tjetrin?

Gëzuar për shumë vjet Fitër Bajramin. Allahu na i pastë pranuar punët dhe veprat e mira… si dhe forma të tjera të urimit.

Përgaditi: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.