Kjo është përgjigjja e Abdul-Kadirit, princit të Algjerisë ndaj ish-kryeministrit britanik, Uilliam Gladston, i cili kishte thënë:
Bëra çdo përpjekje që të bindja princin Abdul-Kadirin e Algjerisë që të pranonte titullin “Perandor i Arabëve2, në mënyrë që ta përdornim kundër osmanëve. Edhe pse kishte armiqësi të madhe me turqit, nuk arrita ta bindja pavarësisht premtimeve, privilegjeve dhe përfitimeve që i ofrova. Madje i ofrova edhe pavarësinë e Algjerisë dhe largimin e pushtuesit francez.
Ai i refuzoi të gjitha pa asnjë diskutim. Atëherë unë humba shpresën se arabët mund të shfrytëzoheshin.
Por ajo që më bëri më shumë përshtypje është fjala e fundit e tij, e cila më ka mbetur gjithmonë në mendje: ai më tha që t’i a përcillja francezëve këtë mesazh:
“Algjeria do të çlirohet dhe do të fitojë pavarësinë e vet, pa ndihmën e askujt dhe pa bekimin e ndonjë të huaji. Nuk do të gjeni asnjë algjerian nga brezi i kaluar , as nga brezi i mëvonshëm, që të pranojë të bëhet shërbëtor ose vegël e juaja. Pavarësia e Algjerisë do të jetë pengesa që do lërë shije të hidhur te ju për shumë dekada. Nga toka jonë do të dështojnë planet dhe projektet tuaja.
Unë nuk kam nevojë të jem mbret, perandor apo sulltan. Ajo që më intereson mbi të gjitha është të përballem me pushtuesin francez dhe të jem pengesë për përhapjen e ndikimit të tij në botën islame. Sundimtari i korruptuar, që përdor fenë për interesa personale, nuk do t’i kthejë sigurinë, fuqinë, dinjitetin dhe begatinë botës islame. Ato do të rikthehen vetëm me ditët e lavdishme si Kadisija, Jermuku, çlirimi i Kostandinopojës dhe Ajnu Xhalutit.
Lavdia, fuqia dhe dinjiteti i botës islame do të rikthehen vetëm nëse sakrifikojmë dhe qëndrojmë si në këto beteja historike.”
Përktheu: Flamur Hoxha



















