Ramazani muaji i xhihadit dhe fitoreve të mëdha

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Me rastin e afrimit të muajit të bekuar të Ramazanit, hapësira mediatike në të gjitha format e saj është mbushur me diskutime rreth virtyteve të Ramazanit: muajit të agjërimit, muajit të leximit të Kuranit, muajit të sadakasë dhe zekatit, muajit të lidhjeve familjare dhe mëshirës, muajit të faljes dhe tolerancës, muajit të teravive dhe përmendjes së Allahut. Të gjitha këto cilësi dhe veçori janë të sakta dhe kanë dëshmi nga Libri i Zotit tonë, nga tradita e Profetit tonë (a.s) dhe nga normat e vendosura të shoqërive myslimane ndër shekuj dhe vende të ndryshme.

Megjithatë, nuk duhet të harrojmë apo të neglizhojmë një tjetër cilësi të rëndësishme të këtij muaji të bekuar, një traditë me histori të gjatë dhe me një rëndësi të veçantë në realitetin tonë aktual, veçanërisht në kontekstin e luftës kundër umetit tonë në zemrën e tij të gjallë – në tokën e qëndresës në Palestinë. Kjo cilësi është: Ramazani si muaji i xhihadit dhe i fitoreve vendimtare në historinë e umetit islam.

Nuk duhet të harrojmë se “Dita e Furkanit, dita kur u përballën dy ushtritë”[1] të cilën Allahu i Lartësuar e përmend në Kuran, është dita e lavdishme e Bedrit (viti 2 hixhri). Ishte kjo dita kur Allahu i ndihmoi besimtarët e dobësuar dhe i lartësoi pas një periudhe poshtërimi. Kjo ditë e madhe ishte gjatë muajit të Ramazanit dhe është po ajo ditë për të cilën Allahu tha gjithashtu:“Atë ditë do të gëzohen besimtarët me ndihmën e Allahut. Ai ndihmon kë të dojë”[2]

Atëherë, muhaxhirët dhe ensarët që luftuan ishin të paktë në numër dhe me pak pajisje lufte, por Allahu e dinte çfarë kishin në zemrat e tyre dhe deshi të realizonte një çështje të caktuar. Erdhi momenti i kthesës historike, ku e vërteta dhe besimi triumfuan mbi të kotën dhe mosbesimin. Me fitoren në Bedr, civilizimi njerëzor hyri në një epokë të re.

Nuk duhet të harrojmë se Çlirimi i Mekës (viti 8 hixhri), për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe fitorja, dhe ti t’i shohësh njerëzit duke hyrë turma-turma në fenë e Allahut”[3] ndodhi gjithashtu në një nga ditët e Ramazanit, dhe rëndësia e tij në historinë e Islamit është e padiskutueshme.

Nuk duhet të harrojmë se betejat e mëdha, që shënuan kthesa vendimtare në historinë e umetit tonë, ndodhën në muajin Ramazan. Nuk e harrojmë betejën e Kadisijes (viti 15 hixhri) në Ramazan – Allahu qoftë i kënaqur me komandantin e saj, Sa’d ibn Ebi Vekasin, dhe me të gjithë komandantët e ushtarët që ishin me të. Kjo ishte një nga betejat vendimtare mes myslimanëve dhe persëve në atë kohë, ku Allahu u dhuroi besimtarëve një fitore të madhe dhe historike.

Nuk duhet të harrojmë se çlirimi i Andaluzisë ndodhi në muajin Ramazan (viti 92 hixhri). Allahu e mëshiroftë komandantin e pavdekshëm Tarik ibn Zijadin, i cili mbajti fjalimin e tij historik, ku ndër të tjera tha: “O njerëz! Ku do të ikni? Deti është pas jush dhe armiku përpara jush! Pasha Allahun, nuk keni asgjë tjetër përveç sinqeritetit dhe durimit. Dijeni se ju, në këtë gadishull, jeni më të braktisur se jetimët në tryezën e koprracëve. Armiku ju pret me ushtrinë, armët dhe furnizimet e tij të bollshme, ndërsa ju nuk keni asnjë mbështetje tjetër përveç shpatave tuaja dhe asnjë ushqim tjetër përveç atij që do t’ia merrni nga duart e armiqve tuaj… Dhe pasha Allahun, unë nuk ju kam paralajmëruar për diçka nga e cila do të rrija larg, as nuk ju kam detyruar në një betejë ku jeta është monedha më e lirë për t’u shitur, pa qenë vetë i pari që hidhet në të!”

Dhe ata fituan, duke shënuar fillimin e një prej qytetërimeve më të bukura dhe më të ndritura që ka njohur ndonjëherë bota.

Çlirimi i Amurijes ndodhi në muajin Ramazan (viti 223 hixhri) dhe ishte një nga disfatat më të mëdha të romakëve përballë muslimanëve. Lufta filloi si përgjigje ndaj thirrjes së ndihmës së një gruaje të shtypur, e cila iu drejtua kalifit të asaj kohe, Al-Mu’tasimit, me fjalët “Ua Mu’tasimaah!” (O Mu’tasim!). Ai iu përgjigj thirrjes dhe muslimanët arritën një fitore historike madhështore.

A ka sot ndonjë “Mu’tasim” që do t’i përgjigjej thirrjeve të grave të nderuara, të cilat po bërtasin për ndihmë?

Çlirimi i Kudsit nga kryqtarët, në betejën e Hittinit, ndodhi gjithashtu në muajin Ramazan (viti 584 hixhri, sipas mendimit më të saktë). Kjo betejë u udhëhoq nga komandanti legjendar Salahuddin Ejubi, një kurd që fillimisht shërbeu si vezir në shtetin Fatimit. Megjithatë, ai arriti të riformësonte nga brenda atë shtet të korruptuar, duke i dhënë fund sundimit të tiranisë, bidateve dhe bestytnive.

Në atë kohë, muslimanët hodhën pas krahëve ndarjet etnike, sektare dhe nacionaliste, dhe u bashkuan nën një flamur të vetëm – ashtu siç lutemi që të ndodhë edhe sot, që të lënë mënjanë kufijtë, nacionalizmat dhe lojalitetet ndaj individëve, në mënyrë që të përballen me kryqtarët e epokës sonë. Kjo betejë shënoi një tjetër pikë kthese madhështore në historinë e umetit tonë.

Beteja e lavdishme e Ajn Xhalutit (viti 685 hixhri) ndodhi në muajin Ramazan, kur më në fund egjiptianët u bashkuan për tu përballuar me mongolët e kohës së tyre – ashtu siç bëjmë thirrje sot që të veprojnë për t’u përballur me “mongolët” e epokës sonë. Ata pastruan rradhët e tyre nga hipokrizia dhe hipokritët, dhe Sejfudin Kutuz e shkroi emrin e tij me shkronja drite në historinë e këtij umeti. Kur mongolët u thyen në Egjipt, disfata e tyre në pjesën tjetër të tokave islame u bë vetëm çështje kohe.

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë një betejë tjetër të madhe që ndodhi në Ramazan, të cilën e zhvilluan disa ushtri arabe bashkëkohore – një betejë që u dëshmua dhe u përjetua nga një brez që ende është gjallë sot. Kjo ndodhi në Ramazan të vitit 1393 hixhri, përkatësisht në vitin 1973 të erës sonë.

Shumica e ushtarëve dhe komandantëve në terren kishin si qëllim kryesor xhihadin në rrugën e Allahut dhe çlirimin e Xhamisë Al-Aksa, dhe thirrja që mbizotëronte në atë kohë ishte “Allahu Ekber”. Por, sa u përket politikanëve në atë luftë, politikanët mbeten politikanë dhe politika mbetet politikë! Për këtë arsye, ushtritë arabe nuk e vazhduan atë luftë deri në fitoren e plotë, për fat të keq, për shkak të një vendimi politik.

Vallë, a ka ardhur koha që ky ummet të rikthejë lavditë e saj në Ramazan të vitit 1446 hixhri? A ka ardhur koha që në udhëheqësit e ushtrive arabe dhe islame, ne besimtarët të triumfojmë ndaj tradhtarëve?

A do të ngrihet zëri i xhihadit mbi zërin e hipokrizisë së frikësuar dhe të dobët? A do të triumfojë zelli për fenë mbi fanatizmin e injorancës? A do të merret vendimi për të qëndruar krah për krah me muxhahidët trima, rezistuesit në Palestinë, përballë atyre që rreshtohen me armiqtë ateistë dhe të mallkuar?

Ne thërrasim për këtë dhe e dëshirojmë, edhe pse e kuptojmë gjithashtu ligjin e pandryshueshëm të Allahut të Lartësuar, i Cili thotë: “Vërtet, Allahu nuk e përmirëson veprën e shkatërrimtarëve”[4]

Duart që janë njollosur me gjakun, nderin, fatin dhe lirinë e më të mirëve, më fisnikëve dhe më të ndershmëve që ka lindur ky umet – prej dijetarëve, muxhahidëve, lexuesve të Kuranit, intelektualëve, poetëve, bamirësve, të rinjve të lirë dhe vajzave të ndershme – nuk mund të jenë të njëjtat duar që do të japin besën për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (a.s) për të vdekur në rrugën e Islamit dhe për mbrojtjen e vendeve të shenjta. Kjo nuk do të ndodhë.

Por, a do të ngrihen të ndershmit dhe të panjohurit brenda ushtrive arabe dhe islame nga radhët e pasme, ashtu siç u ngritën Kutuzi dhe më pas Bibarsi, siç u ngrit Nuredini dhe më pas Salahudini, dhe të tjerë pas tyre? A do të dalin ata që janë si besimtari nga familja e Faraonit, për të marrë flamurin e xhihadit përpara se të jetë tepër vonë?

O Allah, të kërkojmë këtë, sepse Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë, dhe Ti je i mjaftueshëm për ne, Mbrojtësi më i mirë. “Dhe Allahu është Sundues mbi çështjen e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”[5]

Ramazani i begatë qoftë për të gjithë!

Autor: Xhasir Aude

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Enfal: 41.

[2] – Sure Rum: 4 – 5.

[3] – Sure Nasr: 1 – 2.

[4] – Sure Junus: 81.

[5] – Sure Jusuf: 21.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *