Raporti reciprok midis nevojës së përcaktuar nga sheriati dhe stërmundimit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Me fjalën arabe “harexhun” në terminologji nëkuptohet “çdo gjë të shpie në një vështirësi të tepërt qoftë në trup, shpirt apo pasuri, tani apo në të ardhmen.”

Raportin midis nevojës së përcaktuar nga sheriati me rastin e stërmundimit e hasim në dy aspekte:

Aspketi i parë: i cili ka lidhje me efektin që vërehet nëse nuk e marrim për bazë nevojën sheratike apo nëse e anashkalojmë atë. Sepse nëse ajo nuk merret për bazë, atëherë personi juridik stërmundohet dhe vihet në vështirësi.

Si për shembull: Nëse njeriu është i sëmurë dhe uji (gjatë marrjes së guslit apo abdesit) e lëndon atë, atëherë atij i lejohet të marrë tejemum, sepse në këtë rast nevoja e shtyn atë që mos të përdorë ujin. Nëse në këtë rast nuk e përfillimin nevojën e tij apo nuk e marrim për bazë dhe e detyrojmë atë që të përdorë ujë, atëherë ai do të lëndohet dhe ai do të stërmundohet. Kështu pra, nëpërmjet këtij shembulli (dhe shumë të tjerëve) na bëhet e qartë se nëse ne nuk e marrim për bazë nevojën sheriatike, personi juridik do të stërmundohet.

Aspekti i dytë: Zbatimi i parimit të “eliminimit të stërmundimit” është tregues i legjitimitetit të marrjes për bazë të nevojës sheriatike dhe për të vepruar në bazë të saj. Kjo do të thotë se argumentet sheriatike të marra nga Kurani dhe Suneti tregojnë për eliminim të stërmundimit, madje për këtë parim ka konsesus edhe midis dijetarëve.

Autor: Ahmet ibn Abdurrahman ibn Nasir Er Reshid

Përshtati: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *