Roli i Islamit në një shoqëri etike

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Autor: Tarik Ramadani

Jemi dakord për këtë se, ne jetojmë në një shoqëri pluraliste dhe si i tillë pluralizmi është një fakt i pashmangshëm. Ne jemi qytetarë të barabartë edhe pse me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare. Pra, si mundemi ne, pa qenë të fiksuar me “konfliktet e mundshme identitare” brenda komuniteteve tona, të ndryshojmë këtë pikëpamje për të përcaktuar dhe nxitur një kuadër të përbashkët etik, të ushqyer nga pasuria e larmishme e prejardhjeve fetare dhe kulturore? Mbi të gjitha, një shoqëri pluraliste ka nevojë për një etikë të fortë dhe efektive të qytetarisë, në mënyrë që të përballet me të dy sfidat e saj, atë të brendshme (diversitetin, të drejtat e barabarta, racizmin, korrupsionin etj.) dhe sfidën ndërkombëtare (krizat ekonomike, ngrohjen globale, migrimet, etj.).

Një parim për arritjen e këtij qëllimi është që: Një etikë e shtetësisë duhet të reflektojë në vetvete shumëllojshmërinë e shtetësisë. Ne jemi dakord që askush nuk ka të drejtën të imponojë bindjet e tij ndaj tjetrit, gjithashtu e kuptojmë se jeta jonë e përbashkët duhet të përcaktohet në një mënyrë të tillë që të përfshijë kontributet e të gjitha traditave filozofike dhe fetare brenda saj. Më përtej, mënyra për krijimin e një përfshirjeje të tillë është nëpërmjet debatit kritik.

Kur është fjala për praninë e myslimanëve në vendet perëndimore, ky debat kritik është vështirë të arrihet. Islami perceptohet si një “problem”  dhe kurrë si një “dhuratë” ndaj kërkimit tonë për një larmi të pasur stimuluese, dhe ky është një gabim. Islami ka shumë për të ofruar, jo më pak, teksa merr parasysh se si po sillen kohët e fundit individët, në politikë dhe biznes brenda kufijve ligjor por me një mungesë të theksuar etike.

Literatura islame është plot këshilla rreth rëndësisë së një arsimi të bazuar mbi etikën dhe qëllimet e duhura. Përgjegjësia individuale, kur vjen puna për të komunikuar, për të mësuar dhe për të dhënë mësim është në qendër të mesazhit Islam. Myslimanët pritet të jenë “dëshmitarë të mesazhit të tyre përpara popullit”, që nënkupton të folurin në mënyrë të mirë, parandalimin e mashtrimit dhe korrupsionit, si dhe respektimin e mjedisit. Integriteti në politikë dhe refuzimi i spekulimeve kamatore në ekonomi janë parime që po i shtyjnë qytetarët dhe studiuesit myslimanë në zbulimin e shtigjeve të reja që sjellin së bashku jetën publike dhe etikën shoqërore.

Më gjerësisht gjithashtu, prezenca myslimane duhet të perceptohet si pozitive. Pasi kjo nuk po minon etikën dhe kulturën Greko-Romake e Judeo-Kristiane të rrënjëve të Evropës. Gjithashtu nuk po përfshin as dogmatizëm në debat, ashtu si disa tradita shpirtërore dhe fetare që në mënyrë të drejtpërdrejtë përpilojnë burimet e autoritarizmit. Ata mund të veprojnë brenda të dy limiteve, atij të ligjit dhe në sferën e hapur publike. Në të kundërtën, prania myslimane mund të luajë një rol kritik në të menduarin për të ardhmen tonë dhe formimin e një rrëfimi të ri të përbashkët. Kjo mund të ndihmojë kujtimin dhe ringjalljen e disa prej parimeve themelore mbi të cilat janë bazuar kulturat e Evropës.

Për ta parë në një mënyrë tjetër, myslimanët u rikujtojnë bashkëqytetarëve të tyre që nuk është e thjeshtë të çlirohesh nga traditat e vjetra etike dhe t’i zëvendësosh ato me një sundim, gjoja neutral të ligjit apo nga vlerat e paanshme të formuara në një treg të lirë. Të jesh dakord për sundimin e ligjit, barazinë dhe transparencën demokratike, sigurisht që është e pamjaftueshme. Krizat bashkëkohore brenda shoqërive në nivel ndërkombëtar, na rikujtojnë se ne kemi më shumë nevojë për etikë në jetën tonë publike, dhe jo vetëm për më shumë efikasitet.

Nëse ne mund të biem dakord lidhur me përmbajtjen e një etike të përbashkët, kjo është krejtësisht një çështje tjetër. Por kjo lidhet me faktin se ku mund të zënë vend debatet e thelluara dhe kritike, pra është pikërisht kjo mënyra se si mund të përcaktohet kjo çështje e së ardhmes sonë të përbashkët pluraliste? E ardhmja nuk mund të formësohet nga diskutimet sipërfaqësore të identitetit kombëtar, vlerave apo anglofonisë. Në mënyrë të ngjashme, ne duhet të ndalojmë trajtimin e diversitetit si një pengesë, por duhet të jetë saktësisht e kundërta. Përkundrazi, një etikë e bazuar në shtetësinë tonë të përbashkët duhet të jetë i falsifikuar nga një angazhim serioz dhe i thellë për kuptimin e humanizmit tonë të përbashkët.

Perktheu: Ervin Hakorja

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.