Një studim i kryer nga World Vision së fundmi, jep të dhëna problematike në lidhje me rrezikun që paraqet përdorimi i internetit nga fëmijët shqiptar. Ndër të dhënat më shqetësuese ishte se rreth 44% e të anketuarve pranojnë të kenë konsumuar materiale pornografike cdo dite nëpërmjet internetit. Dhe rreth 47% e fëmijëve shprehen se janë kontaktuar online nga një i panjohur.
Në përgjithësi shqetësimi i ngritur në këtë raport ka gjetur një hapsirë të konsiderueshme në media. Megjithatë edhe në këto diskutime vihet re se ka një paqartësi në lidhje me rreziqet që mbartin fëmijët në përdorimin e internetit. Raporti, por dhe debati publik rreth tij tregon se sa e pregatitur është shoqëria shqiptare të përballohet me këtë sfidë.
Që në vitin 1992 Neil Postman do të shprehej se “rritja e pakontrollueshme e përdorimit të teknologjisë shkatërron burimin jetësor të humanitetit. Ai krijon një kulturë pa themele morale. Dëmton disa procese dhe mardhënie sociale të cilat e bëjnë jetën njerzore të vlefshme për ta jetuar. Me pak fjalë teknologjia është dhe miku por edhe armiku ynë.”
Kush pra mund të jenë disa nga këto probleme në kontekstin shqiptar që Postman i referohet?
Së pari, tenkologjia dhe komunikimi kibernetik e kanë bërë më të vështirë menaxhimin e informacionit që marrin femijët . Sipas Postman një ndër problemet kryesore të pëdorimit të teknologjisë është bombardimi me informacion i cili shpesh është dhe toksik. Dhe kjo ka ridimensionuar rolin e familjes, shkolles, por dhe fesë. Postman i shikon këto institucione si të vetmet të cilat mund të shërbejnë si mekanizmat kryesor të kulturës së imunitetit ndaj sistemit të informacionit. Këto institucione përfshirë këtu dhe sistemin gjyqësor por dhe partitë politike, kanë metodolgjitë e tyre të cilat disiplinojnë por dhe certifikojnë kualitetin e informacionit. Studimi i World Vision në këtë kontekst cilëson se shqetësimi më i madh që kanë fëmijët në lidhje me informacionin që marrin nga interneti është përmbajtja e tij.
Nga ana tjetër, në një shoqëri post moderne roli familjes, shkollës por dhe institucioneve fetare po dobësohet . Dhe kjo shihet edhe në mardhënien delikate midis fëmijve dhe internetit. Sipas studimit të mësimpërm institucioni me pak i besuar ishte shkolla ku rreth 32% e fëmijëve konfirmuan se mësuesi do të ishte personi i fundit që do të komunikonin për të ndarë shqetësimin e tyre. Kjo e ndjekur nga policia me 26%. Shifra këto gati të njëjta me ato të bashkmoshatarëve në Europë.
Së dyti, mos ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare me impaktin kulturor të realitetit kibernetik dhe pasojat e tij tek te miturit. Teknologjia dhe interneti janë tashmë faktorë gati të pamenaxhueshëm në përpunimin e inxhinerisë sociale dhe sidomos në komunikimin me minornët. Studimi vë në dukje se rreth 68% e fëmijëve si në zonat urbane dhe rurale pranojnë të ballafaqohen me materiale pornografike kundër dëshirës së tyre, sidomos në internet kafet.
Disa nga vecorite e kibernetitkes si dimensionet e pëdorimit, lehtësia, pavarësia, hapsirat e eksplorimit, dinamikat por dhe thyerja e kufijeve kulturor në format e komunikimit kanë bërë që qënia njerëzorë, sidomos të rinjtë, të jetojë në realitete të ndryshme njëkohësisht. Teknologjia dhe interneti nëpërmjet lehtësimit të komunikimit kanë ndikuar në shpejtimin e jetës sociale. Është krijuar njëriu spontan, njëriu i shumë i zgjidhjeve por dhe i shumë problemeve. Sot cdo kush është kudo dhe askund. Socializimi virutal i është bashkangjitur në mënyrë të pandashme cdo lloj forme tjetër bashkëveprimi. Sot është krejt normale të jesh ulur me dikë dhe të komunikosh njëkohësisht me disa individë të tjerë duke copëzuar kështu dhe gripuar koherencën shoqërore. Kjo tashmë ka zbritur deri në familje ku koha familjare ka marrë më shumë një dimension fizik dhe jo një dimension shpirtëror. Pamja tipike e një familje post moderne është ulja në dhomën e ndenjes ku secili përdor paisjen e tij elektronike (celularin, Ipadin, lap topin, tableten etc). Sipas studimit të World Vision mjeti më i përhapur i përdorimit internetit eshte mjeti me personal sic është celulari (68%). Nga ana tjetër kjo shifër tregon se interneti përdoret më shumë për rrjete sociale sesa për lundrim në internet të karakterit edukues.
Së treti, impakti në dobësimin e socializimit midis prindërve dhe fëmijëve duke ridimensionuar rolin edukues por dhe clodhës të familjes. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe adoptimi i shpejtë i fëmijëve me të sjell dhe vështirësi në komunikimi midis tyre dhe prindërve. Dhe kjo mund të jetë burim konflikti në familje. Në këtë drejtim fëmija ndihet superior ndaj prindit për shkak të “ekspertizës” dhe kjo mund të sjell një farë cbalancimi në hierarkinë e familjes. Por dhe një farë nënvletësimi të ambjentit familjar dhe largimit prej tij.Sipas studimit të World Vision përdorimi i internetit në ambjentet jashtë shtëpisë është pothuaj i barabartë. Kështu fëmijët shqiptar e konsumojnë më pak internetin nga shtepia se ata europiane (84% v 87%). Dhe preferojnë lundrimin në internet në ambjente jashtë shtëpise në përmasa shumë me të konsiderueshm se bashkmoshataret e tyre në Europe. Kështu rreth 84% e fëmijve shqiptar preferojnë të aksesojnë internetin nga shtëpia e një shoku ndërsa në Europë kjo shifër është vetëm 53 %.
Nga ana tjetër përdorimi i përhapur i teknlogjisë tëk të rinjtë ka minimizuar presionin social duke ulur diferencat kulturore midis rurales dhe urbanes. Socializmi virtual ka krijuar formën e një të jetuari fluid duke paralelizuar njëkohësisht shumë aktualitete ku koshienca njerëzore lëviz shpejt dhe nuk ka mundësinë të thellohet , reflektoje dhe të mendojë. Kjo ka bërë që të rinjtë të jetojnë një situate “trance/ëndrre” ku prezenca fizike nuk përcakton ose ndikon formën e socializimit. Pra po krijohet një shoqëri e cila por ripërcakton rolin dhe formën e të menduarit. Një I menduar I tipit “fastfood”. Atë që George Ritzer do ta quante “McDonalizimi”i shoqërisë.
Tekonlogjia i ka dhënë shtysë individualiteti që prodhoi modernizimi. Roli kontektsit shoqëror po humbet vlerë dhe individi po merr rol qëndror. Komunikimi shtjellohet rreth teje dhe jo rreth asaj që ndodh në shoqërinë ku ti jeton. Kjo ka ndikuar në uljen e komunikimit nëpërmjet formave humane ( zë, duar, duke qeshur, qarë, gjestikulacionit etj) dhe ka rritur komunkimin e heshtur nëpërmjet paisjeve elektronike. Komunikimi human sa vjen e po “plastifikohet” ashtu sic po “betonizohet” dhe forma e të jetuarit (lexo ndërtimet modern).
Kjo lloj forme komunikimi ka ulur nevojën e socializmit njerzor dhe ka rritur vetminë. Dhe ky fenomen ndikon në mardhëniet prindër fëmijë, të komunikimit të fëmijëve me natyrën. Vetmia ka ulur mundësinë e ndarjes së problemit dhë përpjesitimit të pasojave të tij me komunitetin . Kjo vihet re dhe në studimn e World Vision, ku rreth 78% e fëmijëve shqiptar preferojnë internet kafet ndërkohë që vetëm 12% e bashkëmoshatarëve të tyre në Evropë kanë këtë tendencë. Kjo prezencë e madhe në internet kafe mbase lidhet me institucionin e kafes si i vetmi ambjent clodhës për shoqërine shqiptare ku mungesa e ambjenteve të tjera sociale është shumë problematike.
Për sa më sipër, sot është e nevojshmë që mardhwnia e shëndetshme e fëmijëve me internetin të diskutohet në mënyre kritike në familje dhe rrethe shoqërore tëngushta duke mos ia lënë këtë përgjegjësi vetëm institucioneve shtetërore. Pra fenomeni duhet zbritur në nivel komunitar dhe duhet trajtuar si i tillë. Kultura e individualitetit duhet të balancohet me kulturën komunitare pasi edhe dëmi kolateral i pasojave të teknologjisë dhe jo vetëm është i tillë.
Një ndër terapitë më të mira është ndërgjegjësimi i vetë fëmijve. Prindërit nga ana tjetër duhet informohen në mënyrë të vazhdueshme me shqetësimet sociale por dhe kognitive që sjell teknologjia dhe varësia ndaj saj tek të miturit. Mosha e pëdorimit të internetit në Europe është ulur në 6-7 vjec. Koha që fëmijët shpenzojnë në internet është shumë më e lartë duke prodhuar depresione sic është ai i “depresionit të Facebookut”.
Në këtë kontekst, ndërkohë që teknologjia ka anët e saj pozitive, prindërit dhe fëmijët do duhet ta shohin në mënyre me kritikë “miqësinë” me të.
Marre nga: e-zani.com