Seksualizimi i tejskajshëm dhe optika e rreme me Eposin e Kreshnikëve

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Debati i hapur së fundmi nga projektligji i barazisë gjinore i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë i mbështetur politikisht nga justifikimi që na kërkohet nga Bashkimi Evropian – po mbrohet nga një grup i ngushtë aktivistësh socialë tashmë të njohur për të gjithë publikun. Teza e parë që u hodh prej tyre ka bazë edhe në traditën tonë shumëshekullore. Është hedhur për konsum se transgjinorizmi apo gjinia e tretë mbështetet te tradita e burrneshave apo virgjëreshave të betuara, gjë që nuk bën sens aspak ta lidhësh me seksualitetin, sepse kjo ka lidhje me pozicionin social.

Një variant i ri në këtë debat është hedhur nga Sokol Çunga rreth Eposit të Kreshnikëve në shkrimin “Omeri i ri dhe heteroseksualiteti tradicional”. Dy personazhet e marra në shqyrtim janë Aliu dhe Omeri i Ri, ku Omeri është një vajzë trimëreshë, e cila ka zënë vendin e babait të plakur, i cili nuk është më në gjendje të luftojë. Kjo na sjell në vëmendje figurën epike të Mulanit në traditën kineze, e cila zëvendëson babain e vet të plakur. Po ashtu edhe Omeri (që në fakt është një vajzë trimëreshë nga halli, se të vëllezërit i janë vrarë nga Bajlozi dhe ai kërkon ta marri robinjë) arrin pas një beteje ta vrasi Bajlozin. Këtu mund të ngrihet qartësisht dilema se robinjat asokohe dhe sot po ashtu mund të përdoren si skllave apo punëtore seksi në terma moderne, por kjo ka të bëjë më shumë me heteroseksualitetin. Dilemat apo dyshimet e ngritura kanë të bëjnë me udhëtimin e Omerit (vajzë trimëreshë)- përpara se të përballet me Bajlozin. Omeri, pra vajza, kalon një ditë me Aliun të fejuarin e saj pa i treguar se kush është, madje flejnë të dy së bashku në një dhomë. Aliu mahnitet nga bukuria e Omerit dhe pasi ia tregon të ëmës, ku kjo e këshillon të flejnë së bashku për të vërtetuar cilësitë burrërore, që i takojnë një mashkulli. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë natë autori futet në dyshime, të cilat ngrejnë ekuacione me shumë të panjohura.

Homoseksualiteti, biseksualiteti i Aliut, apo edhe heteroseksualiteti i Aliut dhe Omerit, nuk është gjë që vendoset me hedhjen e dyshimit që bën autori i shkrimit. Afeksione të tilla ka plot dhe qysh nga ajo kohë e deri tashti në trojet tona qysh nga periudha e Romakëve, Bizantino-Sllavëve e më pas Turqve Osmanë këto probleme janë të pranishme, dhe të diskutueshme shoqërisht në forma nga më të ndryshmet. Shoqëria greko-romake ka qenë nam për pederastinë dhe zakonet e shthurura, e po ashtu shoqëria më pas i është drejtuar një puritanizmi spartan, por kjo asnjë herë nuk e ka mbyllur këtë çështje, pra të qejfeve dhe për pasojë edhe orientimin seksual.

Ky është një luks që tashmë i ka kushtuar Perëndimit, dhe i ka sjellë kosto të mëdha, ku tashmë një pjesë e madhe e shoqërisë po hesht nga gjuha e deformuar ligjore, e cila i ka dëmtuar vlerat universale, që e ngritën Perëndimin kundrejt civilizimeve të tjera

Autor: Roald Hysa

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *