Shpërblimi i atij që agjëron Ramazanin

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke kërkuar shpërblimin nga Allahu, i falen mëkatet e mëparshme.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Vlera e madhe që ka agjërimi i muajit të Ramazanit.

2 – Muslimani e agjëron Ramazanin me besim tek Allahu.

3 – Muslimani agjëron sepse shpreson se Allahu i Madhëruar do ta shpërblejë.

4 – Agjërimi është shkak për fshirjen e të gjitha mëkateve të vogla që njeriu bën.

Mësim praktik:

Nesër fillon muaji i begatë i Ramazanit dhe unë kam vendosur që të agjëroj gjithë muajin, kurse motra ime Unejsa, që është më e vogël do të agjërojë vetëm disa ditë, e vëllai ynë Uejsi që është më i vogël se ne të dy ka vendosur të agjërojë vetëm gjysmë dite.

Ne të tre jemi shumë të lumtur që nesër do të fillojë muaji i begatë i Ramazanit dhe që do të agjërojmë në këtë muaj, secili sipas mundësisë së tij.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.