A – Në Ditën e Kijametit vjen si re për t’i bërë hije besimtarëve të cilët e lexojnë atë.
I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Lexoni dy Zehratë (dritat); suren Bekare dhe Ali Imran, sepse në Ditën e Kiametit këto dy syre do të paraqiten si dy mjegulla, si dy re (për t’ju bërë hije) ose si dy krahët e shpendit për të mbrojtur lexuesit e tyre…”[1]
B – Emri më madhështor i Allahut gjendet në këtë sure
I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Emri më madhështor i Allahut gjendet në dy ajete: “Zoti juaj është Një i Vetëm. Nuk ka zot tjetër përveç Tij, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.”[2] dhe në fillim të sures Ali Imran: “Elif Lam Mim. Allahu është Zoti që nuk ka tjetër përveç Tij El Hajju – I Përjetshmi – dhe El Kajjumu – Mbajtësi i gjithçkaje.”[3]
C – Këndimi i disa të ajeteve të kësaj sure është mbrojtës nga marrëzia
Ebu Lejla ka thënë: Isha ulur tek Profeti (a.s) kur erdhi një bedeuin dhe tha: Kam një vëlla që ka dhimbje. Ai (a.s) e pyeti: Çfarë dhimbje? Ai tha: Ka çrregullime mendore. Ai (a.s) tha: Shko dhe hajde bashkë me të! Ai shkoi erdhi bashkë me të dhe uli pranë tij. Unë dëgjova që Ai (a.s) i këndoi suren Fatiha dhe një ajet nga surja Ali Imran, mendoj se suren “Allahu dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Tij” Bedeuini (ish i sëmuri) u çu ai shëruar dhe nuk kishte asnjë shqetësim.”[4]
D – Lexuesi i saj konsiderohej i rëndësishëm në mesin e sahabëve
Enes ibn Malik (r.a) ka thënë: “Kur dikush lexonte suren Bekare dhe Ali Imran konsiderohej me peshë në mesin tonë.”[5]
E – Mbartësi i saj konsiderohet dijetar
I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ai njeri i cili i mbart (i di dhe i studion) shtatë suret e para të Kuranit është dijetar.”[6]
Autor: Elton Harxhi
[1] – Muslimi (804).
[2] – Sure Bekare: 163.
[3] – Darimi (3478). Hadithi është Hasen Sahih.
[4] – Ibn Maxheh (3549). Hadithi është Daif.
[5] – Amedi. Hadithi është Sahih.
[6] – Hakimi (2070). Transmetuesit e këtij hadithi janë të saktë.



















