Tefsiri tematik i sures Ali Imran (4/8): Objektivat kryesore të sures Ali Imran

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

1 – Pohimi se Allahu është Një i Vetëm. Një nga objektivat kryesore të sures është pohimi i njësimit të Allahut dhe prezantimi i argumenteve të qarta që e mbështesin këtë të vërtetë madhore.

2 – Sqarimi i Velasë dhe Berasë (Miqësisë dhe Armiqësisë) në çështjet e besimit. Myslimanët duhet të marrin për miq të tyre besimtarët dhe atyre nuk u lejohet që të marrin për miq jobesimtarët.

3 – Raportet jo korrekte të ithtarëve të Librit – veçanërisht  të Krishterët – në lidhje me besimin. Surja trajton në mënyrë të hollësishme raportet e shtrembëruara që ithtarët e Librit – të Krishterët – kanë ndërtuar në lidhje me besimin në çështjen e Isait (a.s) dhe i fton ata në korrigjimin e këtyre devijimeve.

4 – Mbrojtja e identitetit islam dhe dallimi nga ithtarët e Librit. Surja diskuton gjatë për mashtrimet dhe manipulimet e ithtarëve të Librit dhe udhëzon besimtarët që të mos u ngjajnë atyre. Tregon qartë se ata që e pranojnë Islamin nga ithtarët e Librit janë të shpëtuar, por pjesa tjetër ka devijuar nga e vërteta.

5 – Ftesa drejt Islamit përmes urtësisë dhe argumentit: Surja përmban dialog ndërfetar, veçanërisht me të krishterët, duke paraqitur Isain (a.s.) si rob dhe profet, jo si zot. Përdor argumente logjike dhe të shpallura për të bindur ithtarët e Librit që të kthehen drejt së vërtetës

6 – Raportet e drejta që besimtarët duhet të krijojnë me Allahun si në rastin e familjes së Imranit e në raste të tjera.

7 – Mësime nga beteja e Uhudit: Përmend betejën e Uhudit për të dhënë mësime jetësore rreth dëgjueshmërisë ndaj udhëheqësit, durimit, besimit në ndihmën e Allahut, dhe pasojave të mosbindjes.

8 – Në jetë njeriu është i destinuar të jetë në majë, por edhe të rrëzohet, të fitojë por edhe të humbë. Ky është një prej ligjeve të Allahut që ka vendosur në këtë botë.

9  – Rëndësia e madhe që i kushtohet aspekteve të edukimit, orientimit dhe udhëzimit për besimtarët.

10 -Theksimi i shpërblimit për të mirët dhe ndëshkimit për të këqijtë. Përmenden shpërblimet e besimtarëve në Xhenet dhe ndëshkimet për jobesimtarët. Ajetet që përshkruajnë Xhenetin dhe Xhehenemin synojnë të forcojnë motivimin dhe frikën për të përmirësuar sjelljen.

11 – Dallimi mes të vërtetës dhe të kotës. Surja i mëson besimtarët të dallojnë të vërtetën nga e shtrembra, qoftë në besim, sjellje apo gjykim. Denoncon hipokrizinë dhe dyfytyrësinë, dhe inkurajon ndershmërinë dhe sinqeritetin në fe.

12 –  Universi është një libër i hapur i cili mbart plot argumente që dëshmojnë rreth besimit.

Autor: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *