Thënie nga Ali Sheriati

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mendimtari Iranian që u vra në një atentat në vitin 1977 shkruan:

1 –  Xhamia në kohën e Pejgamberit a.s ishte e thjeshtë. Por kishte tre dimensione.

  • . Dimension shpirtëror, (xhami)
  • . Dimension edukativ (Shkollë)
  • . Dimension Politik (Parlament)

Të gjithë muslimanët ishin anëtarë të saj. Ndërsa sot xhamitë janë madhështore por pa ato tre dimensione.

2 – Unë preferoj të eci në rrugë duke menduar dhe medituar për Zotin. Më mirë sesa të qëndroj në xhami e të kem mendjen tek këpucët e mia.

3 – Lufta mes muslimanëve nuk është luftë mes shiave dhe sunitëve. Por është luftë interesash mes shteteve. Ku popujt muslimanë janë viktimat.

4 – Le ta dijnë ata “Matrapazët e Fesë” se një ditë njerëzit do të shpërthejnë ndaj tyre.

5 – Është e vështirë të jetosh me njerëz që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë.

6 – Nëse njerëzit nuk janë të vetëdijshëm, le ta dijnë se Revolucioni i tyre mund të vidhet.

7 – Nëse don ta shkatërrosh një revolucion, mjafton t’i japësh atij ngjyrime politike ose fetare.

8 – Duhet patjetër ta rikthejmë Kuranin nga varrezat dhe mortet, Ta kthejmë në jetën tonë të përditshme. Ta lexojmë atë për të gjallët njëherë..

9 – Problemi jonë me Islamin nuk është se nuk e praktikojnë dot atë. Por sepse nuk po arrijmë ta kuptojmë.

10 – Kur të ka rënë zjarri në shtëpi dhe dikush të thotë ngriti duart nga qielli e bëj dua. Dije se ai është Hajn, tradhëtar. Sepse në ato momente nëse nuk merresh me shuarjen, ai po të bën gomar. Edhe nëse të fton për gjëra të shenjta.

11 – Kur njerëzit e fesë e lënë misionin e tyre dhe mundohen të vejnë në gjumë besimtarët me tema të thata. Mos u çudisni pse njerëzit nuk vijnë në xhami. Por merren me dynjanë.

12 – Më vjen keq për vajzat. Sepse i ofendojnë. Por ato të shkretat nuk kanë mundësi të lejnë mjekrra të gjata që të shpëtojnë nga ofezat.

13 – Nuk ka dallim mes Kolonializmit dhe Gomarizimit. Vetëm se i pari vjen nga jashtë ndërsa i dyti vjen nga brenda.

14 – Që të të urrejnë njerëzit për vërtetësinë tënde është më mirë se të të duan për hipokrizinë që ke.

15 – Babai im më zgjodhi emrin, mbiemrin dhe familjen. Por unë e zgjodha vetë Besimin tim.

16 – Mos i thuaj të keqes “PO”, sado i madh të jetë interesi.

17 – Nëse respekton logjikën tënde, ka për të të çuar në hapësira të paimagjinueshme.

18 – Nuk është kusht të biesh dakord me mua. Mjafton të kuptosh çfarë dua të them..

19 – Ata kanë frikë prej mendjes tënde kur kupton. Jo prej trupit tënd sa i fortë është.

20 – Bëhet fjalë për një popull që është ndarë në dy pjesë. Disa që janë në gjumë dhe hajnë bar. Dhe disa që janë zgjuar por të emigruar..Ne duhet të zgjojmë gjumashët dhe të kthejmë të ikurit.

21 – Dje më vdiq fqinji im nga uria. Sot kishin therë disa deshë në mortin e tij.

22 – Gruaja që diskuton për paratë dhe pasurinë që do të fitojë në martesën e saj, do vazhdojë të mbetet një skllave e blerë me para.

Përshtati në shqip: Eduart Hekuran Thartor

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.