Thirrësi duhet t’i kushtojë rëndësi dhe vëmendje rrëfimeve kuranore, mësimeve të tyre, këshillave, sekreteve dhe urtësive të tyre. Mënyra kuranore e përmendjes së ngjarjeve të kaluara nuk ka për qëllim që t’i tregojë ato me detaje, duke përmendur emrat e njerëyve, qyteteve, datave..etj. Ai u kushton rëndësi mësimeve kryesore, shenjave të personaliteteve historike dhe orientimin e ngjarjeve dhe pasojave të tyre, ashtu siç I Lartësuari thotë: “Në tregimet e tyre pati mësime e përvojë për të zozëz e mendjes.”[1]
Kur Kurani përmend ndonjë ngjarje, e pasuron atë me realitete të shumta, me fshehtësi shkencore dhe orientime juridie, në mënyrë që e tërë kjo të depërtojë deri te shpirti dhe mendja me një rrugë jo të tërthortë. Kështu p.sh. nëse dëshirojmë të dijmë statusin e diturisë sipas Kurani, atë mundet që ta kuptojmë tek ajetet e shumta të drjetpërdrejta që flasin për të. Të njëjtën gjë mund të bëjmë me ajetet që flasin për diturinë të përftuara nga rrëfimet kuranore, edhe pse ajo tek rrëfimet kuranore nuk është përmendur në mënyrë burimore. Këtë ne mund ta hasim në katër vende në Kuran:
1 – Në rrëfimin mbi Ademin (a.s), kur Allahu i tha engjëjve: “Unë po krijoj në tokë një mëkëmbës”[2] Në ajetet vijuese, Allahu tregon: “(Zoti) tha: O Adem, njoftoji ata (engjëjt) me emrat e tyre (sendeve). E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve dhe të tokës dhe më së miri e di atë që ju e publikoni dhe atë që e mbani të fshehtë.”[3] Kështu pra Kurani në mënyrë të tërthortë na ka rrëfyer për diturinë, e cila është një mekanizëm që ndihmon për realizimin e mëkëmbësisë në Tokë.
2 – Në rrëfimin e historisë së Jusufit (a.s) kur flitet rreth planifikimit në politikën ekonomike dhe të zhvillimit të shtetit. Kjo shihet qartë në planin pesëmbdhjetë vjeçar të cilin Jusufi (a.s) e caktoi dhe me sukses dhe e realizoi, me frytet e të cilit patën dobi banorët e Egjiptit dhe fqinjët e tyre. Krahas kësaj disa myslimanë e konsiderojnë se planifikimi është në kundërshtim me fenë dhe mbështetjen tek Allahu.
3 – Në rrëfimin e historisë së Sulejmanit (a.s) dhe Belkisës, mbretëreshës së Shebës. Në këtë histori vërehet se një prej njerëzve të Sulejmanit (a.s) kishte mundësi ta sjellë fronin e saj sa hap edhe mbyll sytë, për shkak të diturisë që ai posedonte, ashtu sikurse Allahu thotë: “E ai i cili kishte dituri nga libri tha: Unë do ta sjell atë sa hap e mbyll sytë.”[4]
4 – Në rrëfimin e historisë së DhulKarnejnit dhe ndërtimit të pendës me hekur të përzier me bakër të shkrirë. Shkenca e sotme bashkëkohore e ka vërtetuar se kjo është mënyra përmes së cilës hekurit i jepet më shumë forcë dhe fortësi. Allahu i Madhëruar thotë: “Më sillni copa të hekurit. E kur i nivelizoi të dy anët e kodrave, tha: Ndizni! E kur e bëri atë hekurin zjarr tha: Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij! E ata nuk arritën ta kapërcenin dhe as ta shponin.”[5]
E njëjta gjë edhe nëse duam të shohim statusin e lartë që besimi zë në Kuran. Padyshim para vetes do të hasim në dhjetëra ajete të cilat flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth tij si dhe flasin për efektin pozitiv të tij në jetën e individit. Megjithatë, ne do ta kuptojmë më mirë fuqinë dhe rëndësinë e ndikimit të besimit në jetën e individit nëse hedhim vështrimin tek disa rrëfime kuranore që kanë lidhje me të.
Në Kuran, ne do të lexojmë rrëfimin e djelmoshave të cilët u bënë besimtarë të vërtetë. Bëhet fjalë për djelmoshat e shpellës, të cilët përmes besimit të tyre iu kundërvunë konservatorizmit të pabesimtarëve dhe dhunës së tiranëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha që kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre ua shtuam (besimin) më tepër. Edhe zemrat e tyre i forcuam saqë kur u ngritën thanë: Zoti ynë është Zoti i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër përveç Tij, e Ne atyre ua shtuam (besimin) më tepër. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë përveç Tij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj Allahut?!”[6]
Po ashtu do të hasim në një rrëfim tjetër, të gruas që u bë besimtare, sakaq bashkëshorti i saj ishte mosbesimtar, mizor dhe tiran. Kurani na rrëfen se kjo grua besimtare nuk i interesonte pushteti i bashkëshortit të saj, ashtu sikur edhe kërcënimet e tij nuk e lëkundën atë në besim. Allahu i Madhëruar thotë: “E atyre që besuan, Allahu u solli shembullin e gruas së Faraonit, kur ajo tha: Zoti im më bë një vend pranë mëshirës Tënde në Xhenet dhe më shpëto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor.”[7]
Gjithashtu, në Kuran ka rrëfime edhe për masën e gjerë të njerëzve, kur rrëfehet se në momentin që besimi depërton në shpirtrat e tyre ata shndërrohen në njerët të tjerë. Një shembull i tillë rrëfehet në rastin e magjistarëve të Faraonit, të cilën kur e panë të vërtetën tek Musai (a.s) besuan në profetësinë e tij dhe e kundërshtuan Faraonin, arrogancën dhe kërcënimet e tij, ashtu sikur Allahu i Madhëruar thotë: “E magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe Harunit. E Faroni tha: I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja unë. Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet për t’i dëbuar prejt tij banorët e tij, por më vonë do ta kuptoni =farë do t’ju gjejë. Kam për t’ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t’ju gozhdoj. Ata (që besuan) thanë: Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ata. Zoti ynë na dhuro durim dhe na bëj që të vdesim si myslimanë.”[8]
Autor: Jusuf Kardavi
[1] – Sure Jusuf: 11.
[2] – Sure Bekare: 30.
[3] – Sure Bekare: 33.
[4] – Sure Neml: 40.
[5] – Sure Kehf: 96 – 97.
[6] – Sure Kehf: 13 – 15.
[7] – Sure Tahrim: 11.
[8] – Sure A’raf: 120 – 126.