Tufani Aksasë.. Disfatë psikologjike.. Nga paaftësia drejt suksesit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kushdo që vështron me kujdes tablonë e popujve arabë dhe muslimanë do të ngelet i shushatur nga dy tablotë kontradikore që do të shikojë. Një tablo është ajo e një populli që për plot 17 – të vite është i rrethuar, por që ka një vendosmëri të fortë dhe vullnet të palëkundur. Kurse tabloja tjetër është tabloja e atyre popujve që argëtohen dhe dëfrehen pafund me të mirat që kanë, por që janë të pushtuar nga disfata psikologjike, e cila ua ka grabitur vendosmërinë, vullnetin dhe i ka veshur me petkun e turpit dhe poshtërimit.

Këto dy tablo kontradiktore na ftojnë për reflektim për të diagnostifikuar mangësitë, e si rrjedhojë Umeti të zgjohet nga letargjia dhe të dalë nga errësira që e ka kapluar.

Vendosmëria e popullit palestinez është vendosmëria e besimtarit të mobilizuar i cili ka besuar tek kauza dhe ka besuar tek premtimi i Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Atyre nga mesi juaj, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira Allahu iu premtoi, se do t’i bëjë zotërues në atë tokë, ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë, të cilën Ai e pëlqeu për ta do ta forcojë, e në vend të frikës . Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.”[1]

Populli palestinez është populli i cili është i bindur se fitorja vjen në sajë të përgatitjes ushtarake, aq sa është e mundur dhe duke shfrytëzuar në maksimum atë që posedon në përputhje me ajetin kuranor: “E ju përgatituni sa të keni mundësi force (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre, e me të (përgatitjen) ta frikësoni armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini se kush janë, e Allahu i di. Çfarëdo që shpenzoni për rrugë të Allahut, ajo do t’ju kompesohet dhe nuk do t’ju bëhet e padrejtë.”[2]

Ajo që e shtyn popullin palestinez drejt punës është besimi i pastër dhe i fortë. Ai ka rrokur armët me duar dhe ka përqafuar besimin në zemër. Ai e ka ndjerë se sa e palverë është jeta e kësaj bote e krahasuar me botën tjetër. Prandaj ata kërkojnë fitoren ose të bien dëshmorë.

Kjo është njëra tablo…

Kurse tabloja tjetër është tabloja e disfatës psikologjike që i ka kapluar popujt e lënguar, të cilët vetëm marrin prej të tjerëve në vend që të punojnë dhe të korrin sukses. Në këtë tablo ne hasim plot njerëz, të cilët argëtohen në llumin e rrjeteve sociale e emisioneve  të ndryshme televizive. Padyshim kjo është një situatë e mjeruar dhe e trishtë. E në fakt, kjo ndjenjë e trishtë që na ka kapluar duhet të përkthehet në forcë dhe punë për të tundur nga themelet pushtuesin dhe tiraninë. Ndoshta, ky është sekreti i lutjes së Profetit (a.s), i cili i lutej Allahut me fjalët: “Zot më ruaj nga stresi dhe trishtimi. Më ruaj nga paaftësia dhe dembelizmi.”[3] Sepse stresi dhe trishtimi sjellin paaftësi dhe dembelizëm tek individi, shoqëria dhe popujt.

Si rrjedhojë e kësaj, muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm se po përballet me një mori mesazhesh negative që i dërgohen qëllimisht ose jo dhe se ai duhet të rezistojë ndaj tyre. Muslimani është i urdhëruar të bëjë xhihad me atë që ka mundësi; me para, me trup ose me gjuhë duke vënë kështu në zbatim fjalën e Profetit (a.s), i cili ka thënë: “Luftojini idhujtarët me pasurinë, trupin dhe gjuhën tuaj!”[4]Me xhihad nënkuptohet se muslimani duhet japë maksimumin e energjive të tij qoftë me fjalë apo me vepra. Allahu i Madhëruar thotë: “Luftoni në rrugë të Allahut, ashtu si duhet luftuar.”[5]

Kështu pra, pasiviteti dhe pafuqia vijnë si shkak i injorimit të përgjegjësisë individuale dhe rolit të cilin nuk e kryen ashtu siç duhet. Nëse muslimani dëshiron të bëjë xhihad me pasuri, atëherë ai duhet të shpenzojë sa më shumë nga pasuria e tij për t’i ardhë në ndihmë atyre që janë në ballë të luftës. Nëse dëshiron të bëjë xhihad me gjuhë, atëherë boja e tij nuk duhet të thahet dhe lapsi i tij nuk duhet të rreshtë së shkruajturi kundra të pavërtetës dhe përkrahjes së vërtetës nëpërmjet sensibilizimit dhe ringjalljes së shpresës tek njerëzit. Profeti (a.s) ka thënë: “Ndoshta ai që përcjell një lajm është më i vetëdijshëm se ai që dëgjon.”[6]

Kështu pra, Umeti nuk del nga kjo gjëndje e disfatës psikologjike që e ka kapluar vetëm se nëpërmjet punës, suksesit dhe përkrahjes hyjnore. Profeti (a.s) ka thënë: “Kërko ndihmë nga Allahu dhe mos u trego i paaftë.”[7]

Autor: Hani Ismail Muhamed

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Nur: 55.

[2] – Sure Enfalë: 60.

[3] – Buhariu.

[4] – Ebu Daudi dhe të tjerë.

[5] – Sure Haxh: 78.

[6] – Buhariu.

[7] – Muslimi.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.