Një ditë në klasën tonë, Jurgeni na drejtoi disa pyetje dhe asnjëri prej nesh nuk arriti t’i përgjigjej saktë pyetjeve deri në fund, përveç Jaserit.
Jurgeni: Në një avion kishte 5000 tulla, një tullë ra, sa ngelën?
Jaseri: 4999 tulla.
Jurgeni: Me sa lëvizje e fusim elefantin në frigorifer?
Jaseri: Me tre lëvizje, hapim derën e frigoriferit, fusim elefantin dhe mbyllim derën e frigoriferit.
Jurgeni: Po gjirafën me sa lëvizje e fusim në frigorifer?
Jaseri: Me katër lëvizje, hapim derën e frigoriferit, nxjerrim elefantin, fusim gjirafën dhe mbyllim derën e frigoriferit.
Jurgeni: Luani kishte ditëlindjen dhe i thirri të gjithë kafshët e pyllit dhe ato erdhën që të gjitha përveç njërës. Kush ishte ajo?
Jaseri: Gjirafa, sepse ajo ishte në frigorifer.
Jurgeni: Andi dëshironte të kalonte lumin që ishte plot me krokodila dhe ai e kalon atë pa më të voglin shqetësim. Si është e mundur?
Jaseri: Sepse krokodilat kishin shkuar tek ditëlindja e luanit.
Jurgeni: Andi sapo kaloi lumin u plagos rëndë. Përse?
Jaseri: Sepse i ra tulla nga avioni.