Universaliteti i Islamit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Autor: Sabaudin Jashari

Imam Hasan El – Benna ka thënë:

“Islami është sistem gjithëpërfshirës (universal) i të gjitha fushave të jetës. Ai është shtet e atdhe ose qeveri e umet, është moral e fuqi ose mëshirë e drejtësi, është kulturë e ligj, ose dituri e gjykim, është materie e kapital ose fitim e pasuri, është xhihad e ftesë ose ushtri e ide, ashtu siç është besim i sinqertë dhe adhurim i shëndoshë.”

Ky parim trajton:

1 – Burimin hyjnor

2 – Universalitetin e sistemit

3 – Gjithëpërfshirjen e mesazhit

4 – Thirrjen botërore

5 – Moralin e metodologjisë dhe qëllimit, si dhe karakterestikat e ftesës islame në përgjithësi.

Ky parim pohon një nga të vërtetat më të rëndësishme të Islamit: Universalitetin e tij në çdo fushë të jetës.

Nga argumentet e universalitetit:

Fjala e Allahut të Madhëruar: “Dhe ta kemi zbritur Librin sqarues për çdo gjë”[1]

Thënia e Profetit (a.s) për fisin Shejban ibn Thalebeh: “Jeni përgjigjur drejt përderisa thoni të vërtetën, këtë fe mund ta mbajë vetëm ai që e ka përfshirë atë në të gjitha sferat e jetës së tij.”[2]

Kurani dhe Suneti na njeh me ajetet dhe hadithet, të cilët flasin për besimin, adhurimin, moralin, të gjykuarit me ligjin e Allahut, të drejtën, marrveshjet, çështjet financiare, tregtinë dhe çdo sferë të jetës.

Allahu i Madhëruar thotë: “Devotshmëria e vërtetë nuk qëndron te kthimi i fytyrave tuaja nga lindja apo perëndimi, por të besuarit tek Allahu, Dita e Gjykimit, engjëjt, Libri, pejgamberët, tek dhënia e pasurive të shtrenjta të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, atyre që mbeten në rrugë, lypësve dhe për lirimin e robërve, te falja e namazit, dhënia e zekatit, mbajtja e premtimit të dhënë, durimi në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Ata janë në të vërtetë të sinqertit dhe të devotshmit.”[3]

Ky ajet squares i universalitetit të Islamit përmban: besimit, moralin, adhurimin dhe marrdhëniet mes njerëzve. Ne lexojmë në namaz ajetet e besimit, adhurimit, të së drejtës islame, të gjykimit, të politikës, të tregtisë, të borxhit..etj.

Besimi dhe adhurimi:

“E ata qenë të urdhëruar të adhurojnë vetëm Allahun, me sinqeritet të plotë ndaj Tij, e të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zekatin se ajo është feja e drejtë.”[4]

Ligji, drjetësia dhe politika:

“Për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa të të zgjedhin ty për të gjykyar në konfliktet mes tyre, e të jenë të bindur e të kënaqur plotësisht me gjykimin tënd”[5]

Tregtia dhe borxhi:

“O besimtarë! Kur të merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë dhe le ta dokumentojë këtë një shkrues i drejtë..”[6]

Në këtë mënyrë janë lidhur vëllezërit muslimanë me librin e Allahut, janë frymëzuar dhe drejtuar nga Ai, janë bindur se kuptimi gjithëpërfshirës dhe universal është themeli i Islamit dhe kanë besimin e palëkundur se Kurani duhet të jetë pikë referimi në çdo fushë të jetës, duhet të gjykohet me të, në mënyrë që e gjithë jeta të jetë në harmoni me rregullat dhe udhëzimet e tij, përderisa umeti dëshiron të jetë një umet musliman me një Islam të vërtetë.

Në mënyrë që ky kuptim të rrënjoset dhe të thellohet, imam El Benna ka vendosur disa objektiva që na orientojnë te synimi i dëshiruar. Ato janë:

Rregullimi i vetvetes

Formimi i familjes muslimane

Orientimi i shoqërisë

Thirrjen e qeverisë për të praktikuar ligjin e Allahut të Madhëruar.

Thirrjen për unifikimin mbi baza islame.

Hapat për realizimin e këtij universaliteti:

E para: Ftesa islame e karakterizuar nga urtësia dhe këshilla e mire.

E dyta: Një edukim islam mbi bazën e Kuranit dhe Sunetit.

E treta: Nga këta individë të edukuar, formohet familja pastaj shoqëria, pastaj qeveria muslimane, e kështu derisa të realizohet qëllimi i synuar me ndihmën e Allahut.

Më tej e ka pasur me vendosjen e metodave të edukimit në mënyrë që të kuptohet Islami me një kuptim gjithëpërfshirës:

Metoda e besimit që karakterizohet nga:

Largimi nga ekstremet

Merret nga të parët e Umetit (Selef)

Edukon besimtarë të drejtë

Mbjell në shpirtin e tyre tri ndjenja:

1 – Ndjenja për madhështinë e këtij mesazhi

2 – Krenarinë për përkatësinë në të

3 – Bindjen e thellë në ndihmën e Allahut.

Metoda e adhurimit e cila karakterizohet nga:

Ndërtimi mbi besimin e shëndoshë, pasimin e sinqertë, e cila dallohet me universalitetin dhe gjithëpërfshirje, me përsosmëri dhe vazhdueshmëri dhe nuk mund të bëhet dallim mes besimit dhe jurisprudencës, përderisa muslimani thotë: “Thuaj: namazi, kurbani, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.”[7]

Gjithëpërfshirja për të gjithë njerëzit, vendet dhe kohërat. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: o ju njerëz! Unë jam profet i Allahut për te ju të gjithë. Jam i dërguar i Allahut, i Cili ka në dorë mbretërinë e qiejve dhe të tokës. Nuk ka zot tjetër veç Tij. Është Ai, i Cili ngjall dhe merr jetë. Besoni tek Allahu dhe te i dërguari i Tij i pashkolluar, i cili beson te Allahu dhe fjalët e Tij. Ndiqeni atë që të jeni të orientuar.”[8]

Përsosmëria: Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk kemi lënë gjë pa sqaruar në këtë libër.”[9]

Vazhdimsia: Allahu i Madhëruar thotë: “E kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.”[10]

Metodë për lëvizjen:

Metodologjia të cilën po trajtojmë kujdeset për thirrësin dhe për cilësitë e tij morale dhe etike, ashtu siç kujdeset për metodat dhe rregullat që duhet të ndiqen, por edhe për fazat nëpër të cilat duhet të kalojë.

Dr. Fet’hi Jeken thotë: “Islami është sistem i kompletuar në çdo aspekt dhe me një këndvështrim universal. Në të rregullohen raportet mes njeriut dhe vetes së tij, si dhe raportet e tij me familjen dhe shoqërinë. Në të sqarohen parimet dhe rregullat mbi të cilat ndërtohen sistemet dhe ligjet, me anë të të drejtohet dhe orientohet mbarvajtja e shoqërisë dhe njerëzve në përpuethshmëri me kënvështrimin islam për gjithësinë, njeiun dhe jetën.”

Mund të pohohet se thirrja jonë është:

Thirrje selefiste

Rrugë e Sunetit

Realitet mistiko-shpirtëror

Organizatë politike

Ekip sportiv

Kompani ekonomike

Ide shoqërore

Lidhje shkencore dhe kulturore.

[1] – Sure Nahl: 89.

[2] -“Es Sire En Nebeuije” i Ibn Kehtirit: 2/163.

[3] – Sure Bekare: 177.

[4] – Sure Bejjine: 5.

[5] – Sure Nisa: 65.

[6] – Sure Bekare: 282.

[7] – Sure En’am: 162.

[8] – Sure A’raf; 158.

[9] – Sure En’am: 38

[10] – Sure Ali Imran: 85.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.