Viti i elefantit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Që në kohët e lashta Qabeja ka pasur një vend të veçantë në zemrat e arabëve, të cilët e vizitonin atë vit për vit dhe vinin nga çdo cep i Gadishullit Arabik e më gjerë.

Kur dëgjoi për këtë, një mbret zullumqar në Abisini, Etiopinë e sotshme, me emrin Ebreha, urdhëroi zëvendësin e tij të ndërtonte një kishë të madhe që njerëzit të vinin e të bënin peligrinazh tek ajo, e mos të shkonin në Qabe. Njerëzit e atij vendi punuan për vite të tëra për të ndërtuar atë kishë. Kur kisha mbaroi së ndërtuari, zëvendësi i mbretit shkoi e tha se ajo ishte gati dhe se priteshin urdhrat e tij se çdo bëhej më vonë.

Ebreha-ja i tha: “Merr masat që të njoftohen njerëzit gjithandej e të vijnë e të bëjnë peligrinash tek kjo kishë këtë vit!”

Zëvendësi i njoftoi njerëzit, por askush nuk shkoi. Kjo gjë e zemëroi Ebreha-në jashtëzakonisht shumë dhe nga inati ai vendosi të shkatërronte Qaben. Për këtë, ai përgatiti një ushtri dhe mori shumë elefantë me vete. Kur ushtria iu afrua Mekës, elefantët ngulën këmbët në vend dhe nuk po lëviznin drejt Qabes. E kur ata drejtoheshin për nga Abisinia, ata rendnin me të katra.

Në këto momente, Allahu i Madhëruar dërgoi disa shpendë, të cilat mbartnin gurë në sqepa dhe kthetrat e tyre. Shpendët i hodhën gurët mbi Ebreha-në dhe ushtrinë e tij derisa e shkatërruan atë dhe ushtrinë e tij plotësisht. Kështu Allahu i Madhëruar e mbrojti Qaben dhe banorët e saj nga shkatërrimi.

Viti në të cilin u shkatërrua Ebreha-ja dhe ushtria e tij u quajt “Viti i elefantit”.

Sure “Fil” ose surja e “Elefantit”:

Duke përshkruar këtë ngjarje, Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

1 – Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?

2 – A nuk ua prishi atyre kurthin,

3 – duke dërguar kundër tyre tufa zogjsh,

4 – të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur.

5 – Dhe kështu i bëri si gjethe e grimcuar.

Çfarë kuptojmë nga kjo sure?

1 – Qabeja është shtëpia e Allahut dhe askush nuk mund ta shkatërrojë atë.

2 – Çdokush që mendon ta shkatërrojë Qaben, ndëshkohet ashpër.

3 – Allahu i Madhëruar e mbron Qaben.

Lindja e Profetit Muhamed (a.s):

Fëmijë të dashur!

A e dini se Profeti Muhamed (a.s) ka lindur pikërisht në “Vitin e elefantit”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *