Vlera e kohës

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Humbja në betejën e Uhudit, pasi dyzet prej luftëtarëve myslimanë e shkelën urdhërin e Profetit a.s, ishte një goditje shumë e rëndë për të gjithë myslimanët. Si ishte e mundur që të humbnin, ndërkohë që Profeti a.s ishte mes tyre? Gjatë rrugës së kthimit, të gjithë pyesnin:”Si na ndodhi kjo?!”

Për këtë, Zoti i shpalli Profetit a.s ajete, në të cilat komentonte këtë disfatë. Thotë Zoti në Kuran:”(o Muhamed) (Al Imran, 165)

“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Rad, 11)

Nëse do të pyeteshe: Cila është mirësia më e madhe me të cilën të ka nderuar Zoti, pas fesë? Cila do të ishte përgjigja? Mos janë fëmijët? Mos është pasuria? Mos është bukuria (për gratë)? Mos është dija dhe studimet që ke kryer? Mos është shëndeti?

Unë do i përgjigjem pyetjes së mësipërme dhe e ndjej që shumë lexues nuk do e besojnë, ose do shprehin habi. Gjëja më e shtrenjtë që ka njeriu është koha. A e dini se gjëja në të cilën Zoti betohet më shumë, është koha? Betimet më të shumta në Kuran, janë për kohën. Nëse Zoti betohet në diçka, e bën sepse ajo është shumë e shtrenjtë dhe vyer.

“Betohem në kuqërrimin e muzgut, në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj, si dhe në hënën e plotë,” (Inshikak, 16-18)

“Për natën që mbulon (me terr), (Lejl, 1-2)

“Betohem në shkëlqimin e paradites dhe në natën kur terret e qetësohet.” (Duha, 1-2)

“Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (Fexhr, 1-2)

“Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje,” (Asr, 1-2)

Një umet që nuk e vlerëson kohën dhe nuk e shfrytëzon atë, nuk mund të rimëkëmbet dhe nuk mund të udhëheqë botën.

Sa herë që e lexoj ajetin” (Al Imran, 110) mua më vjen për të qarë. Si mund të jemi umeti më i mirë, ndërkohë që ne e humbasim kohën kot?! Umeti ynë mund të jetë më i miri, nëse vepron sipas udhëzimeve të Zotit.

Koha dhe adhurimet në islam:

Është e çuditshme se të gjithë adhurimet dhe ritet islame, janë të lidhura ngushtë me kohën. Nuk është e rastësishme që namazi është i lidhur me kohë të caktuara, ndërkohë që shumë mirë mund të ishte i lidhur me vaktet e ngrënies.

Kur e pyetën Profeti a.s:”Cila është vepra më e dashur tek Zoti?” Ai u përgjigjkohë

“…namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 103)

Kurse për agjërimin e Ramazanit, Profeti a.s thotë

Thotë Zoti në Kuran: (Bekare, 184)

Me këtë sikur na thotë: Shfrytëzojini këto ditë pasi është një kohë e shkurtër dhe përfundon.

Lidhur me ritet e Haxhit, Zoti thotë” (Bekare, 197) dhe nëse nuk e arrin dot qëndrimin në Arafat, të ka humbur i gjithë haxhi. Ëshët e çuditshme se të gjithë ritet e Haxhit, qëndrimi në Mina, vajtja në Arafat, largimi nga Arafati, qëndrimi në Muzdelife, hedhja e gurëve etj… janë të lidhur ngushtë me një kohë të caktuar.

Me këtë, sikur Zoti na tërheq vëmendjen mbi rëndësinë dhe vlerën e kohës. Në kohën kur myslimanët ishin të zhvilluar dhe ishin dhënë pas shkencës, gjëja të cilës i kushtonin më shumë rëndësi ishte ora dhe matja e kohës. Kjo, sepse jeta e myslimanëve ishte e lidhur ngushtë me kohën dhe ajo nuk duhej humbur kot.

Një herë, kisha për t’u takuar me një perëndimor, i cili e njeh islamin mirë. Unë vajta një çerek ore me vonesë në takim. Pasi u përshëndetëm, më pyeti:”A falesh ti?”

Unë iu përgjigj:”Po, falem.”

Ai më pyeti:”A e ke kryer Haxhin?”

Unë iu përgjigja:”Po, e kam kryer.”

Ai:”A e agjëroni Ramazanin?”

Unë:”Po.”

Ai:”A shkon në xhami ditën e xhuma dhe a e fal namazin e xhumasë në kohën e duhur?”

Unë:”Sigurisht.”

Atëherë ai më tha:”Është për t’u çuditur me myslimanët. Feja e tyre i ka obliguar me disa gjëra, të cilat myslimanët i kanë neglizhuar krejtësisht.”

Këto fjalë mu dukën shumë të rënda, pasi në thelb sikur më thoshte: Ti nuk mund të jesh fetar, sepse nuk e di vlerën e kohës.

Edhe kur të paraqitemi para Zotit Ditën e Kiametit, argumentet që do të sillen kanë të bëjnë me kohën. Nëse dikush do i thotë Zoti që unë nuk e kam ditur se ka një Zot, mua nuk më kanë ardhur profetë dhe nuk kam dëgjuar për fenë Tënde. Por përgjigja do të jetë (Allahun) (dënimin)! (Fatir, 37)

Thotë profeti Muhamed a.s në një hadith

Edhe pse rinia është një etapë e jetës, do të pyetesh në veçanti për këtë etapë. Do të pyetesh për çdo ditë që e ke kaluar kot dhe pa vlerë. Do të pyetesh edhe për atë natë që e ke gdhirë duke kaluar nga një kanal televiziv në tjetrin. Do të pyetesh edhe për orët që ke kaluar duke lexuar thashetheme dhe gjëra të kota në revista dhe gazeta. Do të pyetesh edhe për orët që kaloje duke bredhur rrugëve me makinë.

Si vallë është katandisur në këtë hall umeti i profetit Muhamed?! Si është e mundur të humbasë kohën umeti i cili çdo rit e ka të lidhur ngushtë me të?!

Ne do të japim llogari jo vetëm për ditët dhe orët e kaluara dëm, por edhe për çdo frymëmarrje që e ke çuar dëm. Të gjithë jetën tonë, Zoti e ka ndarë në vite. Këto vite, i ka ndarë në muaj, ditë, orë dhe në fund frymëmarrje. çdo frymëmarrje që del rezervohet diku. Rezervat e frymëmarrjeve tona, do të hapen Ditën e Kiametit, për të parë si janë shfrytëzuar. Vallë çfarë do gjejmë në këto rezerva dhe depozita të frymëmarrjeve tona? Ndoshta, një pjesë e madhe e tyre janë boshe, kohë e kaluar kot. Diku mund të gjenden disa frymëmarrje që ti o lexues i nderuar i ke harxhuar duke lexuar këto tema, më pas je ngritur, ke marrë abdes dhe ke falur dy rekate.

Kapitali jonë më i çmuar në këtë botë, janë pikërisht frymëmarrjet tona.

Mua më duhet mund që ta shtjelloj rëndësinë e kohës për ne myslimanët, ndërkohë që në perëndim ky koncept është shumë i qartë. Për ne, koha është diçka e parëndësishme dhe e pavlerë, prandaj e çojmë dëm atë. Një fjalë e urtë thotë:”Koha është flori.” Në fakt, koha është më e shtrenjtë dhe e vlefshme. Floriri shkon e vjen, por koha nuk kthehet më. Koha është vetë jeta dhe duhet shfrytëzuar sa më mirë. Nëse dikush hedh në det dhjetë milionë lek, mund të shpresojë që t’i rikthejë sërish. Por nëse dikush harxhon kohën kot, nuk e ka të mundur ta kthejë atë sërish.

Tregon Hasen El-basrij:”Çdo ditë që lind dielli, një zë thërret: O bir i Ademit! Unë jam një ditë e re dhe do të dëshmoj për veprat e tua. Prandaj më shfrytëzo se nuk kthehem gjer ditën e Kiametit.”

“O bir i Ademit! Jeta jote përbëhet nga ditët. Nëse ikën një ditë, ka ikur një pjesë e jetës tënde. Dhe nëse ikën një pjesë, shumë shpejt do të përfundojë e gjithë jeta.”

Mos prano o vëlla dhe oj motër që të shkoni në varr, pa pasur një llogari të kënaqshme me Zotin. Unë të këshilloj që sa herë të marrësh frymë, të mendosh se në çfarë depozite do të depozitohet.

Thotë Ibnul Kajjim:”Çdo frymëmarrje dhe çdo pikë djerse që në këtë botë del për vepra që nuk e kënaqin Zotin, do të dalë sërish Ditën e Kiametit por nga pikëllimi dhe sikleti.”

Të vlerësosh kohën dhe ta shfrytëzosh atë siç duhet, është e lidhur shumë ngushtë me kredon islame, teuhidin. Lidhur me këtë, dijetarët myslimanë thonë:”Një ndër shenjat e zemërimit të Zotit me një njeri, është çuarja dëm e kohës. Kurse një ndër shenjat që Zoti është i kënaqur me një person, është se angazhimet i ka më shumë se kohën.”

Nëse dëshiron ta dish nëse Zoti është i kënaqur me ty ose jo, shih nëse e çon dëm kohën ose e shfrytëzon për mirë. Të mos kesh kohë për angazhimet, është një ndër shenjat se Zoti është i kënaqur me ty. Kjo, me kusht që angazhimet të jenë të dobishme. Por nëse e çon kohën dëm, nëse nuk ke çfarë të bësh, nëse thua “Nuk di çfarë të bëj”, dije se Zoti është i zemëruar me ty. Angazhimi dhe shfrytëzimi i kohës janë të rëndësishme edhe për diçka tjetër. Njeriu duke pasur kohë të lirë dhe duke mos ditur me ç’farë ta mbushë, fillon e mendon për gjëra të liga. Zanafilla e gjynaheve është koha e lirë. Gruaja e Azizit dhe gratë e tjera të qytetit u dhanë pas Jusufit a.s dhe e joshën atë, për shkak se nuk kishin asnjë angazhim tjetër. Këtë fakt, e përmend vetë Zoti në Kuran ku thotë:

Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, çdonjërës i dha nga një thikë dhe (i) (Jusufit): (Jusuf, 31)

Unë i këshilloj vajzat në veçanti, që të ruhen nga koha e lirë. Fillimi i çdo gjynahu është koha e lirë dhe e tepërt.

Është për të ardhur keq që të rinjtë e umetit të profetit Muhamed a.s të flenë nga dymbëdhjetë orë në ditë. Është për të ardhur keq për studentët tanë të cilët nuk shkojnë dy orët e para, sepse kanë qëndruar deri vonë natën pa fjetur. Është për të ardhur keq për ata të rinj të cilët kalojnë orë të tëra duke pirë kafe dhe duke u marrë me thashetheme, sepse nuk janë të angazhuar. Është për të ardhur keq për ato vajza të cilat qëndrojnë para pasqyre me orë të tëra, duke u pispillosur. Është për të ardhur keq për ato burra të cilët nuk dinë gjë tjetër veçse të ndjekin ndeshjet e futbollit. Është për të ardhur keq për ato gra të cilat mblidhen dhe merren me thashetheme dhe përgojime. Është për të ardhur keq edhe për ato gra të cilat kalojnë ditën dhe natën duke ndjekur telenovelat e ndryshme.

Si mund të rimëkëmbet një umet i tillë?! Të zhvillohesh dhe civilizohesh duke të respektosh disa rregulla. Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa të ndryshojnë veten.

Në disa studime të kryera, u zbulua se një nëpunës arab punon vetëm dymbëdhjetë minuta nga tetë orë punë.  Të gjithë kohën tjetër ai e kalon duke luajtur letra në kompjuter. Një rrogë që merret në mënyrë të tillë, padyshim që është haram. Kështu, ai jo vetëm që çon dëm jetën e tij, por edhe të umetit mysliman. Vallë si do të ndihemi ditën e Kiametit kur të pyetemi mbi rininë dhe jetën si i kaluam? Vallë sa kohë kemi humbur, në vend që të respektonim prindërit tanë dhe të fitonim kënaqësinë e tyre? Ndërkohë që kur vdesin qajmë dhe vajtojmë. Vallë sa vite kemi kaluar pa u falur? Në pleqëri, shumë prej nesh qajnë dhe thonë: Ah sikur të ishim falur që të rinj! Por koha tashmë ka përfunduar.

Një herë, një i moshuar hyri në xhami dhe bashkë me të hynë dhe disa të rinj. I moshuari i pa të rinjtë dhe i shpërthyen lotët. Të rinjtë e pyetën të habitur mbi shkakun përse qante. Ai u tha:”Qaj sepse kam filluar të falem në xhami në moshë të thyer dhe jo si juve.”

Vallë sa vajza të reja presin të plaken që të mbulohen dhe të përkushtohen në fe! Vallë sa të shumtë janë ata njerëz të cilët i kishim në dorë t’i ftonim në islam, por i lamë të bien pre e degjenerimit dhe joshjeve të kësaj bote! Umeti mysliman vazhdon tatëpjetën sepse ftuesit dhe besimtarët janë të plogësht dhe dembelë. Umeti mysliman vazhdon në humbëtirë dhe prapambetje, sepse nuk e vlerëson siç duhet kohën.

Unë e vë theksin tek rëndësia dhe vlera e kohës, sepse ajo që po u ndodh vëllezërve tanë në Irak këto vite, ajo që ka shtatëdhjetë vite që po u ndodh palestinezve dhe shumë myslimanëve në mbarë botën, është si pasojë e një umeti indiferent.

Unë i bëj thirrje çdo besimtari dhe myslimani që ta shfrytëzojë kohën siç duhet. Të gjithë ne duhet të mos humbasim asnjë sekondë nga koha, sepse vetëm duke punuar mund t’i parandalojmë shumë fatkeqësi të tjera që mund të na vijnë. Ne duhet të zgjohemi nga gjumi dhe të aktivizohemi. Të rinjtë dhe të rejat myslimane duhet të angazhohen më shumë. Secili prej nesh të bëjë diçka për këtë fe, sado e vogël qoftë. Mos thuaj se nuk di çfarë të bëj. Nëse ke komshinj, folu për fenë dhe besimin, sepse do të japësh llogari para Zotit. Do të japësh llogari para Zotit për çdo sekondë dhe minutë të cilën e ka harxhuar kot dhe nuk i ke folur ndokujt për islamin.

Shumë njerëz, sidomos të rinj, kalojnë me orë të tëra në lokale dhe kafene, duke pirë duhan dhe kafe. Ata janë shndërruar në vrasës të kohës. Në fakt, këta të rinj nuk vrasin kohën, por vrasin veten dhe jetën e tyre. Vrasja e kohës, është vetëvrasje e avashtë.

Një umet i cili shfrytëzon vetëm një të dhjetën e kohës, është si një person i cili merr frymë vetëm me një të dhjetën e mushkërive, ose si një person të cilit i punon vetëm një e dhjeta e mëlçisë.

Duke qenë se nuk punojmë dhe nuk e shfrytëzojmë kohën, vijnë të huajt, formojnë kompani dhe shfrytëzojnë pasuritë tona.

Problemet me të cilat përballet umeti ynë, luftërat, diskriminimi etj… nuk do të ndërpriten derisa të zgjohemi dhe të flakim tutje pasivitetin që na ka mbërthyer. Kjo gjendjen nuk do të ndryshojë derisa ne të shfrytëzojmë siç duhet kohën dhe të ndryshojmë pozitivisht.

“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Rad, 11)

Nëse nuk e ndjejmë vlerën dhe rëndësinë e kohës, nëse nuk pikëllohemi edhe për minutën nëse na kalon kot, nëse nuk promovojmë prodhimin vendas, nëse nuk shtojmë dijet dhe profesionalizmin tonë, nëse do të kemi të rinj të paarsimuar etj… gjendja jonë do të vazhdojë e mjerueshme. Nëse nuk të vjen keq për veten, të paktën shqetësoju për të ardhmen e fëmijëve të tu. Përse pranon që edhe fëmijët e tu të jetojnë me të njëjtat probleme?

Gjendja mund të ndryshojë vetëm nëse ndërgjegjësohemi për vlerën e kohës dhe nuk e humbasim asnjë minutë kot.

Një herë, dy të rinj ishin ulur me një të moshuar në xhami dhe diskutonin mbi disa çështje fikhu. Edhe pse gjendja e umetit mysliman është e mjerë, të rinjtë diskutonin për gjëra dytësore. Ata e pyetën të moshuarin:”A lejohet që lojtarët të zbulojnë kofshët gjatë ndeshjes së futbollit, duke ditur që kofshët janë auret?”

Burri i moshuar, u përgjigjet:”Ajo që di unë, është se aureti i umetit mysliman ka shtatëdhjetë vite që është zbuluar në Palestinë.”

Me këto fjalë, ai u tërhiqte vëmendjen drejt atyre gjërave që kishin më shumë prioritet. Nëse të vjen keq për umetin, pendohu për gjynahet që ke vepruar, shtoji dy rekate nafile më shumë, bëj më shumë istigfar, urdhëro për mirë, këshilloji të tjerët etj…

Thotë El-muhasebij para se të vdesë:”Për Zotin! Nëse koha do të blihej me para do të kisha shpenzuar të gjithë pasuritë e mia dhe nuk do isha i humbur. Me to, do të blija kohë që t’i shfrytëzoj në shërbim të islamit dhe myslimanëve.”

Të pranishmit e pyetën:”Nga kush do e blije kohën?”

El-muhasebij u përgjigj:”Nga ata që e vrasin atë.”

Si është e mundur o motër që kalon me orë të tëra për të parë telenovela dhe nuk merresh me diçka të dobishme?! Mos më thuaj se nuk di çfarë të bëj! Mendohu se do të vijë një ide e vlefshme! Lute Zotin që të ndihmojë me këtë! Shko mëso një gjuhë të huaj! Lexo një libër të ri!

Një djalë i ri më pyeti një ditë:”Çfarë libri të lexoj në tefsir?”

Unë i thashë:”Lexo librin “Në hijen e Kuranit” të Sejid Kutb. ”

Katër ditë më pas, më tha:”E përfundova volumin e parë.”

Unë e pyeta i çuditur:”Seriozisht e ke?!”

Ai më tha:”Po.”

Është për të ardhur keq, por shumë shkrimtarë dhe autorë nuk shkruajnë më, sepse nuk ka lexues. Sepse lexuesit tanë e kalojnë kohën në gjëra të kota. Vallë sa toka tonat janë zaptuar padrejtësisht! Sa kompani dhe institucione kanë falimentuar, sepse punonjësit nuk i japin hakun punës! Si presim që Zoti të na ndihmojë?!

Një burrë e ndaloi Ibnul Xheuzij një ditë dhe i tha:”Të lutem, më bëj një nder! Qëndro pak kohë me mua se dua të bëjmë muhabet.”

Ibnul Xheuzij ia ktheu:”Po. Ndaloje diellin në qiell!”

Sepse kishte burra të tillë, umeti mysliman vazhdoi të udhëheqë botën për trembëdhjetë shekuj.

Ibnu Akil ka shkruar librin “El-funun” (artet), i cili është tetëqind volume. Ai është libri më voluminoz që ka ekzistuar ndonjëherë. Tregon vetë Ibnu Akil:”Tashmë kam mbushur të tetëdhjetat. Për Zotin! Ndjej që kam vullnet, ambicie dhe dëshirë për të përfituar nga koha, siç e kisha kur isha në të njëzetat.”

Ai thoshte:”Unë nuk ha siç hani ju, sepse nuk kam kohë.”

Të pranishmit e pyetën:”Pse, si ha ti?”

Ibnu Akil u përgjigj:”E fus bukën në ujë derisa të njomet. Pastaj e ha shpejt e shpejt, me qëllim që të mos humbas asnjë minutë kohë.”

Ti mund të thuash që është diçka e ekzagjeruar. Ndoshta, por të paktën merr thelbin dhe mos qëndro me orë të tëra duke ngrënë.

Unë dua t’u kërkoj të falur lexuesve për gjuhën e përdorur, por jam shumë i lënduar për gjendjen e të rinjve tanë. Ndërkohë që të parët tanë na ofrojnë modelin më të mirë për të rinjtë.

Usame ibnu Zejd, ishte komandant ushtrie në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Profeti a.s thoshte për të:”Ai sikur ka lindur për të qenë lider.”

Shekuj me radhë, myslimanët kishin tentuar të marrin Kostandinopojën. Por vetëm Muhamed El-fatih që ishte njëzet e tre vjeç arriti ta marrë.

Sad ibnu Muadh e pranoi islamin në moshën tridhjetë vjeçare dhe vdiq tridhjetë e shtatë vjeç. Ai jetoi si mysliman dhe kontribuoi për këtë fe vetëm shtatë vjet. Megjithatë, ditën që vdiq Profeti a.s tha:”Vdiq Sad ibnu Muadh. Për vdekjen e tij është dridhur Arshi i të Gjithëmëshirshmit. Nga qielli kanë zbritur shtatëdhjetë mijë melekë për të përcjellë xhenazen e tij. Kurrë më parë ata nuk kanë zbritur në qiellin e kësaj bote.”

Vallë çfarë kontributi ka dhënë Sad ibnu Muadh për shtatë vite, që të merritojë këtë nder?! Ndoshta, përgjigjen e kësaj pyetjeje do e marrim vetëm ditën e Kiametit.

Shumë njerëz, jetojnë pak por Zoti u jep bereqet në jetën e tyre. Kurse shumë të tjerë, jetojnë shumë por për shkak të kontributit të paktë, u duket sikur nuk kanë jetuar fare. Ka njerëz të cilët fshihen nga regjistri i jetës ditën që vdesin. Por ka të tjerë të cilët nuk harrohen nga historia edhe pas shumë shekujsh.

Një nga këta burra ka qenë imami Nevevij, autori i librit “Rijadu Salihin”. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka shkruar pesëqind libra. Ai vdiq në moshën dyzet vjeçare dhe i pamartuar.

Tregon vetë imam Neveviu:”Për Zotin nuk shkoj të ha dhe të fle, derisa të bie përtokë nga lodhja.”

Tregon nëna e Neveviut:”Kur afrohej koha për të ngrënë, shkoja dhe i thoja:”Hajde tani se ushqimi është gati.”

Ai më përgjigjej:”O nënë! Jam i zënë me nxënien e dijeve.”

Unë merrja ato që kisha gatuar dhe e ushqeja me duart e mia, ndërkohë që ai vazhdonte i zhytur në libra dhe nuk e ndjente që e ushqeja. Punën e përfundonte kur thirrej namazi i mëngjesit. Me t’u thirrur namazi, më thoshte:”O nënë! Ku e ke ushqimin që ke përgatitur?”

Unë i përgjigjesha:”Po unë të ushqeva me duart e mia o bir!” Kurse ai më përgjigjej:”Për Zotin nuk e kam ndjerë pasi isha i zhytur në libra.”

Thotë Umer ibnul Hattabi pasi ishte bërë kalif i myslimanëve:”Nuk e di kur të flej. Nëse flej natën humbas detyrat që kam ndaj Zotit. Nëse flej ditën humbas detyrat që kam ndaj popullatës.”

Kur Ebu Jusufi ishte i sëmurë dhe i shtrirë në shtratin e vdekjes, sa herë që kthellohej i thoshte nxënësit të tij:”Afrohu të diskutojmë disa çështje fikhu që nuk i kemi diskutuar më parë.”

Nxënësi i tij ia ktheu:”O imam! Nuk është koha për të trajtuar çështje fikhu tani.”

Por Ebu Jusufi i tha:”Për Zotin! Nëse nuk kam veçse një minutë jetë, në të cilën mund t’i vij në ndihmë një myslimani, nuk do të përtoja.”

Thotë Ibnu Rexheb:”Kam shkruar me këto gishta mbi dy mijë volume.”

Tregojnë bashkëkohësit e tij:”Pasi vdiq Ibnu Rexheb, i mblodhëm të gjithë veprat e tij, i numëruam dhe zbuluam se mesatarja që kishte shkruar ishte tetë libra në ditë.”

Vetëm nga një punë dhe mund i tillë, umeti mysliman udhëhoqi botën për trembëdhjetë shekuj. Ndërkohë që në shekullin e fundit, çështja që shqetëson të rinjtë dhe të rejat myslimane nuk janë gjë tjetër veçse ngjyra e telefonit celular, sa i shtrenjtë është ai, udhëtimet, ndjekja e ndeshjeve të futbollit, ndjekja e telenovelave dhe filmave etj…

Ne e kemi obligim që t’i paraprijmë kohës dhe jo të na paraprijë ajo. Vetë Zoti i madhëruar na kërkon që t’u paraprijmë ndodhive dhe ngjarjeve. Thotë Zoti në Kuran:” (Al Imran, 133)

“Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (Enbija, 91)

Thotë Profeti a.s

Ti do e shijosh jetën e kësaj bote dhe do ia shohësh hairin, vetëm nëse do e vlerësosh kohën më shumë se çdo gjë tjetër. Vetëm nëse do i konsiderosh frymëmarrjet e tua më të vyera se gjithçka tjetër.

Në fund, e lusim Zotin të na ndihmojë që ta shfrytëzojmë kohën sa më mirë!

Autor: Amer Halid

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit