Vlera e shprehjes “Hasbunallahu ue ni’mel uekil”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” “Neve na mjafton Allahu, sa Mbrojtës i mirë është Ai” është një prej lutjeve më madhështore të përmendura në Kuranin Fisnik dhe në Traditën Profetike.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është “dhikri” me të cilin njeriu fiton kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë në Kuran: “Më kujtoni (me adhurime) që t’ju kujtoj (me shpërblime).”[1]

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” nënkupton se problemi, halli i njeriut ka kaluar nga toka për në qiell.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” nënkupton se njeriu është i dobët dhe ka nevojë për mbrojtjen dhe përkrahjen hyjnore.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” nënkupton se Allahu i Lartësuar është Mbrojtësi, Garantuesi,  dhe i Mjaftueshëm për atë që i mbështetet, gjen strehë dhe përkrahje tek Ai.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” i jep kënaqësi shpirtërore njeriut që e thotë sepse ai i është mbështetur të Gjithëpushtetshmit.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” i jep shpresë, optimizëm, qetësi, siguri dhe garanci çdokujt që e thotë atë.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është thirrja e Ibrahimit (a.s) kur e hodhën në zjarr.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është thirrja e çdokujt që pason miletin e Ibrahimit (a.s).

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është thirrja e Muhamedit (a.s) dhe shokëve të tij në betejën e Uhudit.

 “Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është motoja e çdo besimtari që pason dhe ndjek rrugën e Profetit (a.s).

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është thirrja e çdo besimtari që e thotë atë me gjithë zemër.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është thirrja e çdo besimtari që dëshiron të ruhet nga e keqja që mund t’i sjellin krijesat, qofshin këta njerëz, xhinde, kafshë, insekte..etj.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është thirrja e çdo njeriu të cilit i është bërë padrejtësi apo zullum nga njerëzit e këqinj.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” jo domosdoshmërisht është një lutje kundra zullumqarit, por ajo është një lutje e njeriut që i është bërë padrejtësi, i cili gjen strehë dhe përkrahje tek Allahu i Lartësuar.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” nënkupton se Allahu i Lartësuar është i Drejtë dhe nuk e do padrejtësinë.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” nënkupton se në të ardhmen zullumqari do ta marrë ndëshkimin e merituar nga Zoti, për shkak të zullumit të tij.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është thirrja e çdo besimtari i cili kërkon që Allahu i Lartësuar t’ia lehtësojë vështirësitë dhe hallet jetës.

“Hasbunallahu ue ni’mel uekil” është shkak që njeriut t’i lehtësohet risku.

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure Bekare: 152.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.