Zeqati i pensionit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje: Pas daljes në pension, do t’i marr mjetet e akumuluara në fondin e pensionit në llogarinë time, si pension mujor. Në lidhje me këtë veprim, a e kam për obligim të jap zeqat për këto mjete financiare që do t’i marr si pension? Sikur që dihet, se këto mjete që i marr janë akumuluar përgjatë viteve në llogarinë time në fondin e pensionit kur kam qenë i punësuar.

Përgjigja: Këto mjete që ju i merrni nga fondi i pensionit, në qoftë se i merrni të gjitha menjëherë, ose si pension mujor, i bashkangjiten pasurisë tjetër që e zotëroni ju, dhe zeqatin e kësaj pasurie do ta jepni kur të plotësohen kushtet e dhënies së zeqatit. Këto mjete të pensionit trajtohen si pasuria e fituar, që do të thotë se pasuria e fituar i bashkangjitet pasurisë tjetër që e zotëron pronari në fjalë, si dhe afati kohor njëvjeçar që ai e llogarit për pasurinë e tij, pas plotësimit të së cilit afat, e jep zeqatin. Kur të mbushë një vit nga pasuria e tij, atëherë do të nxjerrë zeqat prej saj, bashkë me këto mjete që i ka fituar brenda këtij viti dhe të cilat ia ka bashkangjitur pasurisë tjetër. Ky është mendimi që ne e konsiderojmë më të drejtë.

Fetvadhënësi: Komisioni Evropian për Fetva dhe Gjurmime

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.