“Dhe të frikësojnë me ata që janë pos Tij (All-llahut)”… Gaza nuk i frikësohet kërcënimeve

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Allahu i Lartësuar ka thënë:

“A nuk është Allahu i mjaftueshëm për robin e Tij? E ata të frikësojnë me ata që janë pos Tij. Dhe atë që e humb Allahu, nuk ka kush që mund ta udhëzojë.”[1]

Ky është një ajet madhështor, i cili përshkruan me saktësi gjendjen e reformatorëve përballë tiranëve: se si tiranët përpiqen t’i frikësojnë robërit e Allahut përmes nxitjes së frikës ndaj njerëzve. Megjithatë, ata që i mbështeten Allahut ruajnë qetësinë e tyre të brendshme, sepse Ai u mjafton. Ky përshkrim korrespondon në mënyrë të plotë me realitetin e Gazës, e cila është shndërruar në një arenë përballjeje mes besimit dhe mohimit, mes qëndresës dhe dorëzimit.”

Së pari: Frika nga dikush tjetër përveç Allahut është një pengesë në rrugën e besimit:

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është vetëm djalli që i frikëson miqtë e tij, andaj mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë të vërtetë.”[2]

Frika nga rreziku është një ndjenjë instinktive te njeriu, por frika që pengon të thuash të vërtetën apo të qëndrosh përkrah të shtypurve është një sjellje e qortuar nga sheriati. Shumë myslimanë sot ngurrojnë të mbështesin Gazën nga frika se mos zemërojnë qeveritë, humbasin interesat apo përfshihen në dosje të zeza. Vallë, a e kanë harruar ata fjalën e Allahut: “A nuk është Allahu i mjaftueshëm për robin e Tij?” Kush i frikësohet dikujt tjetër përveç Allahut, do të përçmohet; e kush mbështetet tek Ai, do ta gjejë Atë të mjaftueshëm.”

Së dyti: Gaza është fushë e qëndresës dhe xhihadit:

Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Një grup nga umeti im do të vazhdojë të jetë triumfator mbi të vërtetën, ata nuk do t’i dëmtojë ai që i braktis apo ai që i kundërshton, derisa të vijë urdhri i Allahut dhe ata të jenë në këtë gjendje.” U pyet: “O i Dërguar i Allahut, ku ndodhen ata?” Ai tha: “Në Bejtul-Makdis dhe përreth Bejtul-Makdisit.”[3]

Gaza ndodhet në afërsi të Bejtul-Makdisit dhe sot po përballet me një agresion të organizuar global, që synon të fshijë çështjen themelore të umetit. Megjithatë, me durimin dhe qëndrueshmërinë e saj, Gaza po shkruan faqe të pashoqe heroizmi dhe sakrifice.

Xhihadi në Gaza nuk është një xhihad i çrregullt, por një xhihad mbrojtës, i ligjshëm sipas sheriatit islam. Ai është obligim individual për banorët e saj dhe obligim kolektiv për pjesën tjetër të umetit.

Imam Neveviu ka thënë: “Nëse armiku sulmon tokat e myslimanëve, banorët e atij vendi janë të detyruar të luftojnë kundër tij, dhe ata që ndodhen pranë tyre duhet t’i ndihmojnë. E nëse këta banorë tregohen të pakujdesshëm apo dorëzohen, atëherë obligimi bie mbi të gjithë myslimanët.”[4]

Së treti: Logjika e qëndrueshmërisë, jo ajo e epërsisë materiale

Allahu i Madhëruar thotë: “Sa herë ka ndodhur që një grup i vogël ka fituar ndaj një grupi të madh me lejen e Allahut! Allahu është me durimtarët.”[5]

Perspektiva e besimit nuk bazohet në krahasimin e raketave, avionëve apo tankeve, por matet me besim, mbështetje te Allahu dhe me siguri në premtimin e Tij. Po të ishte fitorja vetëm sipas kritereve materiale, atëherë Pejgamberi (a.s) nuk do të kishte fituar në Betejën e Bedrit ku numri i besimtarëve ishte trefish më i vogël se ai i idhujtarëve. Allahu thotë: “Me siguri Allahu do ta ndihmojë atë që e ndihmon Atë. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm, i Plotëfuqishëm.”[6]

Së katërti: Thyerja e barrierës së frikës është detyrë për umetin

Ibn Kajjimi ka thënë: “Kur frika zotëron zemrën, ajo e prish atë. Dhe kur përulja ndaj dikujt tjetër përveç Allahut e pushton zemrën, njeriu del nga rrethi i adhurimit (të vërtetë).”[7]

Sot, popujt frikësohen të mbështesin Gazën. Kush ndihmon Gazën konsiderohet terrorrist, kush bën lutje për ta konsiderohet ekstremist dhe kush fol për të drejtat e tyre ka thurrur një komplot. Padyshim, e gjitha kjo është zbukurim prej shejtanit dhe një fabrikim nga ana e tiranëve, të cilët duan të përmbysin konceptet, derisa njerëzit të tremben nga e vërteta dhe të pranojnë poshtërimin.

Por besimtari i vërtetë qëndron i palëkundur dhe e llogarit shpërblimin tek Allahu. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Xhihadi më e mirë është të thuash një fjalë të drejtë para një sundimtari tiran.”[8]

E nëse një fjalë e drejtë e thënë në një kontekst të tillë konsiderohet xhihad, atëherë çfarë mund të themi për atë që mban flamurin e rezistencës, mbron kufijtë e umetit dhe e jep shpirtin për të mbrojtur të shtypurit?!

Së pesti: Gaza është një provë hyjnore për gjithë umetin

Allahu i Madhëruar thotë: “A menduat se do të hyni në xhenet, pa ju ardhur ajo që u ndodhi atyre që ishin para jush? Ata u goditën nga vështirësitë dhe sprovat, dhe u tronditën aq shumë, saqë edhe i Dërguari dhe ata që besuan me të thanë: Kur do të vijë ndihma e Allahut? Ja, ndihma e Allahut është afër.”[9]
Dhe ja sot, Gaza po nxjerr në pah të gjitha llojet e qëndrimeve, ajo po zbulon maskat dhe po bën dallimin midis besimtarit nga hipokriti, trimit nga frikacaku. Ai që hesht përballë së vërtetës është bashkëpjesëmarrës në krim, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut (a.s) : “Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij…”

Së gjashti: Detyrimi për ta ndihmuar Gazën

Jo të gjithë njerëzit janë të thirrur të rrokin armët, por të gjithë janë të obliguar ta ndihmojnë këtë çështje me çfarë të munden. Allahu thotë: “E nëse ata ju kërkojnë ndihmë për çështje të fesë, atëherë ju keni për detyrë t’i ndihmoni.”[10]

Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush përgatit një luftëtar për në rrugë të Allahut, ai ka marrë pjesë në luftë; dhe kush kujdeset për familjen e tij me mirësi, ai gjithashtu ka marrë pjesë në luftë.”[11]

Pra, çdo lloj ndihme; politike, mediatike, financiare apo edukative është një shigjetë në betejën e dinjitetit. Mos e nënvlerëso fjalën e sinqertë, as lutjen e përulët, e as dhurimin, sado i vogël qoftë ai.

Së shtati: Premtimi i Allahut është afër

Fitorja mund të vonohet për një urtësi që ne nuk e dimë. Madje sprovat mund të jenë edhe më të mëdha, para se Gaza të çlirohet, ashtu siç ndodhi me popullin e Izraelit kur Faraoni u bë edhe më tiran, derisa Musa erdhi me të vërtetën. Allahu thotë: “Atëherë Ne i shpallëm Musait: Largohu natën me robërit e Mi dhe godite detin me shkopin tënd, që t’u hapet një rrugë e thatë. Mos ki frikë se do të arrijnë, as mos u tremb.”[12]

Prandaj, nuk ka vend për dëshpërim në atë që Allahu ka premtuar. Ai që e ndihmon fenë e Tij, nuk do të lihet i braktisur.

Gaza nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. Turpi qoftë mbi çdokënd që ka frikë prej dikujt tjetër përveç Allahut. Banorët e Gazës e kanë zgjedhur rrugën e nderit. Mos ua thyej moralin, mos i lër në baltë dhe mos e nënçmo sakrificën e tyre!

Le të jetë motoja jonë fjala e Allahut: “E çfarë kemi që të mos luftojmë në rrugë të Allahut, ndërkohë që jemi dëbuar nga shtëpitë dhe fëmijët tanë?”[13]

Gaza thotë: “Na mjafton Allahu, dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.”

Dhe ne themi: Qëndro e fortë, o Gaza! Takimi juaj është Xheneti, dhe fitorja juaj është afër, me lejen e Allahut.

Autor: Beshir Abdulatif

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Zumer: 36.

[2] – Sure Ali Imran: 175.

[3] – Ahmedi. Hadithi është Sahih.

[4] – “Reudat Talib”.

[5] – Sure Bekare: 249.

[6] – Sure Haxh: 40.

[7] – “Medarixhus Salikin”

[8] – Ebu Daudi. Hadithi është Hasen.

[9] – Sure Bekare: 214.

[10] – Sure Enfal: 72.

[11] – Buhariu dhe Muslimi.

[12] – Sure Taha: 77.

[13] – Sure Bekare: 246.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *