Rijadus Salihin (501 – 600)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

501 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “O Allah, bëje furnizimin e familjes së Muhamedit (a.s) të mjaftueshëm për nevojat bazë (aq sa për të jetuar)”[1]

502 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: “Pasha Allahun, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sa e sa herë shtrihesha me barkun përdhe nga uria dhe sa e sa herë lidhja gurë në bark prej urisë. Një ditë, u ula në anë të rrugës, në të cilën zakonisht kalonte Profeti (a.s) dhe shokët e tij. Kur kaloi Ebu Bekri (r.a) e pyeta atë për një ajet nga Libri i Allahut. E pyeta atë me qëllimin se ai mund të më jepte diçka për të ngrënë që të mbushja barkun, por ai kaloi pa më dhënë gjë. Pastaj kaloi Omeri (r.a) dhe e pyeta për një ajet nga Libri i Allahut. Nuk e pyeta veçse që të më shuante urinë, por edhe ai kaloi pa më dhënë gjë. Pastaj kaloi Ebu Kasimi (profeti) i cili buzëqeshi kur më pa, sepse e kuptoi se çfarë kisha në vetvete dhe në fytyrë. Ai më thiri: O Ebu Hir! Urdhëro o i Dërguar i Allahut – u përgjigja. Ai tha: Eja pas meje! Ai vazhdoi të ecte dhe unë e ndoqa nga pas derisa hyri në shtëpi. Kërkova prej tij leje që të hyja dhe ai më lejoi. Ai gjeti një tas me qumësht dhe pyeti: Nga ka ardhur ky qumësht? I thanë se dikush ia kishte sjellë dhuratë. Ai më tha: O Ebu Hir! Urdhëro o i Dërguar i Allahut – u përgjigja. Ai tha: Shko thirri banorët e Sufas! Ata ishin miqtë e Islamit që nuk kishin as familje, as pasuri, as ndokënd që t’i mbante. Sa herë që i sillnin ndonjë gjë Profetit (a.s) si sadaka, ai gjithnjë ua çonte atyre dhe nuk mbante asgjë për vete. Mirëpo ky urdhër i Profetit (a. s) më bëri çudi (nuk u ndjeva mirë) saqë thashë me vete: E ç’është ky qumësht për banorët e Sufas?! Unë e meritoja ta pija atë qumësht që ta merrja veten, por Profeti (a.s) më urdhëroi që të thirrja banorët e Sufas që të pinin qumësht, sakaq çuditesha dhe (thoja me vete) çfarë do të më ngelte mua. Megjithatë nuk kisha mundësi tjetër veçse t’i bindesha Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Shkova tek banorët e Sufas dhe i thirra,  ata erdhën dhe i kërkuan leje Profetit (a.s) për të hyrë. Ai i lejoi dhe secili prej tyre zuri një vend në shtëpi. Profeti (a.s) më thirri: O Ebu Hir! Urdhëro o i Dërguar i Allahut – u përgjigja. Ai tha: Merre dhe jepua atyre! Unë e mora tasin e qumështit dhe fillova t’i japë të pijë secilit prej tyre derisa ngopej, pastaj  ma kthente. Vazhdova kështu derisa pinë dhe u ngopën të gjithë dhe në fund arrita te Profeti (a.s). Ai e mori tasin, e mbajti në dorë, pa nga unë, buzëqeshi dhe tha: O Ebu Hir! Urdhëro o i Dërguar i Allahut – u përgjigja. Ai tha: Kemi mbetur vetëm unë edhe ti. Vërtetë o i Dërguar i Allahut – thashë. Ai tha: Ulu dhe pi! Unë piva. Ai tha: Pi dhe unë piva. Ai vazhdoi të thoshte: Pi, pi, derisa i thashë: Jo, Pasha Atë i Cili të ka dërguar me të Vërtetën, nuk kam më vend për të. Ai tha: Tani ma jep mua! Kur ia dhashë tasin, falenderoi Allahun e Madhëruar, tha Bismilah, pastaj piu atë që kishte ngelur.”[2]

503 – Nga Muhamed ibn Sirini transmeton se Ebu Hurerja (r.a) ka thënë: “Me të vërtetë, e kam parë veten time teksa rrëzohesha pa ndjenja midis minberit të të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe dhomës së Aishes (r.a). Pastaj vinte ndonjë kalimtar, e vendoste këmbën e tij mbi qafën time (duke kaluar), duke menduar se unë isha i çmendur, por unë nuk kisha aspak çmenduri, nuk kisha gjë tjetër veçse uri.”[3]

504 – Aishja (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) ndërroi jetë, ndërsa parzmorja  e tij ishte e lënë peng tek një hebre për tridhjetë sa’a (masë) elb.”[4]

505 – Enesi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) e la peng parzmoren e tij për (një sasi) elb. Unë shkova tek Profeti (a.s) me bukë elbi dhe yndyrë të prishur. Unë e dëgjova atë të thotë: “Familja e Muhamedit nuk ka ngrënë një sa’ (masë ushqimi) këtë mëngjes dhe mbrëmje, ndonëse ata janë nëntë shtëpi.”[5]

506 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: “Me të vërtetë kam parë shtatëdhjetë nga njerëzit e Suffës, ku asnjëri  prej tyre nuk kishte një rrobë të plotë mbi vete (në trup). Ose kishin një izar (rrobë e poshtme), ose një mbulesë. Ata e kishin lidhur atë rrobë rreth qafave të tyre – disa prej tyre i arrinte deri në mes të kërcinjve, e disa deri te kyçet e këmbëve. Dhe e mbanin fort me dorën e tyre nga frika se mos u dukej avreti.”[6]

507 – Aishja (r.a) ka thënë: “Shtrati i të Dërguarit të Allahut (a.s) ishte prej lëkure dhe mbushja e tij prej fijesh palmeje.”[7]

508 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: “Ishim të ulur me të Dërguarin e Allahut (a.s), kur erdhi një burrë nga ensarët dhe i dha selam. Pastaj ensariu u largua, dhe i Dërguari i Allahut (a.s) tha: O vëlla i ensarëve, si është vëllai im Sa’d ibn Ubade? Ai tha: Është mirë. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Kush nga ju do të shkojë ta vizitojë? Ai u ngrit dhe bashkë me të u ngritëm edhe ne, dhe ishim diçka më tepër se dhjetë veta, ne nuk kishim as sandale, as këpucë lëkure, as qylafe (mbulesa koke), e as këmisha, ecnim zbathur nëpër tokën me zhavorr (tokë e fortë, me dhe të thatë dhe gurë), derisa arritëm te ai. Atëherë njerëzit e tij (të Sa’dit) u tërhoqën pak (për t’i liruar vend) nga ai që të afrohej i Dërguari i Allahut (a.s) dhe shokët që ishin me të.”[8]

509 – Imran ibn Husajni (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Më të mirët prej jush janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.” Imran (i transmetuesi) thotë: Nuk e di a e tha i Dërguari i Allahut (a.s) këtë dy apo tri herë. Pastaj do të vijnë njerëz që dëshmojnë (në gjyq apo për çështje të tjera), por nuk kërkohen si dëshmitarë; tradhtojnë dhe nuk u besohet; bëjnë zotime (premtime), por nuk i përmbushin; dhe te ata do të përhapet obeziteti (luksi, teprimi në ushqim e rehati).”[9]

510 – Ebu Umamete (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “O bir i Ademit! Nëse jep nga teprica (pasuria që të tepron), kjo është më mirë për ty; dhe nëse e mban atë, është më keq për ty. Ti nuk qortohesh për atë që të mjafton (për nevojat e tua), dhe fillo (shpenzimet) me ata që i ke nën kujdes (familjen tënde).”[10]

511 – Ubejdulla ibn Mihsan El Ensari (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ai i cili prej jush gdhin i sigurtë në veten e tij, i shëndoshë në trupin e tij, ka ushqimin ditor, është sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota.”[11]

512 – Abdullah ibn Amr es As (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ka shpëtuar ai i cili është bërë mysliman, ka rizk të mjaftueshëm (aq s aka nevojë) dhe Allahu e ka bërë të kënaqur me atë që ka.”[12]

513 – Ebu Muhamed, Fadale ibn Ubejd el Ensari (r.a) ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Lum si ai (njeri) që është udhëzuar në Islam, jeta e të cilit është e mjaftueshme dhe është i kënaqur me atë që ka.”[13]

514 – Ibn Abasi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) kalonte netët njëra pas tjetrës i uritur, dhe familja e tij nuk gjente ushqim për të ngrënë darkë. Më së shumti, buka e tyre (që konsumonin) ishte bukë elbi.”[14]

515 – Fadalete ibn Ubejd (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s), kur falte namazin me njerëzit, disa burra binin përdhe nga qëndrimi i gjatë në këmbë për shkak të urisë së madhe. Ata ishin nga banorët e Suffës. Derisa beduinët thoshin: Këta janë të çmendur! Por kur i Dërguari i Allahut (a.s) e përfundonte namazin, kthehej nga ata dhe u thoshte: Sikur ta dinit çfarë shpërblimi keni tek Allahu i Madhëruar, do të dëshironit të ishit edhe më të varfër e më nevojtarë.”[15]

516 – Ebu Kerime, Mikdam ibn Ma’d Jekrib (r.a) ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Biri Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe sesa barku i tij. Birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata për të mbajtur veten. Nëse atij i duhet me patjetër (që të mbushë barkun), atëherë një të tretën e stomakut ta lërë për ushqim, një të tretën për të pirë dhe një të tretën për të marrë frymë.”[16]

517 – Ebu Umamete, Ijas ibn Tha’lebete el Ensarij (r.a) ka thënë: “Shokët e të Dërguarit të Allahut (a.s) përmendën një ditë dynjanë (pasurinë e saj) në prani të tij. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “A nuk po dëgjoni? A nuk po dëgjoni? Vërtet thjeshtësia është nga besimi, vërtet thjeshtësia është nga besimi,” — duke nënkuptuar: shmangien nga zbukurimet dhe luksi i tepërt.”[17]

518 – Ebu Abdullahu, Xhabir ibn Abdullahu (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) na dërgoi në një mision dhe vuri komandant mbi ne Ebu Ubejde ibn El-Xherrahun (r.a). Ai (a.s) na dërgoi për të takuar një karvan të Kurejshëve dhe na dha vetëm një trastë me hurma, pasi nuk gjeti tjetër gjë për ne. Ebu Ubejde na jepte nga një hurmë për secilin. Dikush na pyeti  Si ia bënit me një hurmë? Ai tha: E thithnim atë ashtu siç e thith foshnja, pastaj pinim ujë sipër saj, dhe ajo na mjaftonte për tërë ditën deri në mbrëmje. Ne gjithashtu godisnim me shkopinj gjethet e pemëve, pastaj i njomnim me ujë dhe i hanim. Pastaj vazhduam përgjatë bregdetit derisa u shfaq para nesh diçka në formën e një dune të madhe rëre në bregun e detit. Kur shkuam tek ajo, pamë që ishte një krijesë detare që quhej amber (një lloj balene e madhe). Ebu Ubejde tha: Është e ngordhur! Pastaj tha: Jo, ne jemi të dërguarit e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe jemi në rrugën e Allahut, dhe duke qenë se jemi në nevojë, hani prej saj. Ne qëndruam aty një muaj, dhe ishim treqind vetë, derisa u shëndoshëm. Unë (transmetuesi) pashë se ne merrnim nga vrima e syrit të saj yndyrë me enë të mëdha, dhe coptonim prej mishit të saj copa të mëdha, sa një dem ose sa madhësia e një demi. Madje Ebu Ubejde mori trembëdhjetë prej nesh dhe i uli brenda vrimës së syrit të saj. Ai gjithashtu mori një nga brinjët e saj, e ngriti dhe kaloi nën të devenë më të madhe që kishim me vete dhe deveja kaloi poshtë saj pa problem. Ne gjithashtu morëm me vete copa të mishit të saj të thata. Kur u kthyem në Medinë, shkuam te i Dërguari i Allahut (a.s) dhe ia përmendëm këtë ngjarje. Ai tha: “Ai ishte një furnizim që Allahu e nxori për ju. A keni ndonjë pjesë nga mishi i saj që të na e jepni të hamë? Dhe ne ia dërguam atij, dhe ai e hëngri.”[18]

519 – Esma bintu Jezidi ka thënë: “Mënga e këmishës që i Dërguari i Allahut ka pasë veshur mbërrinte deri te kyçi i dorës.”[19]

520 – Xhabiri (r.a) ka thënë: Në ditën e hendekut, ne po gërmonim dhe hasëm në një gur (shkëmb) të madh që ishte shumë i fortë. Ata (njerëzit) erdhën te Profeti (a.s) dhe i thanë: “Ne hasëm në një gur (shkëmb) të madh në hendek.” Ai tha: “Unë do ta bëj.” Pastaj ai u ngrit dhe barkun e kishte lidhur me një gur. Ne kishim tri ditë pa ngrënë asgjë dhe Profeti (a.s) mori kazmën dhe goditi gurin, i cili u shpërbë si një mal i madh dhe i shkrifët. Unë i thashë: “O i Dërguar i Allahut, më lejo të shkoj në shtëpi.” Shkova te gruaja ime dhe i thashë: “Pashë diçka te Profeti (a.s) që nuk mund të duroj më. A ke diçka në shtëpi?” Ajo tha: “Kam  elb dhe një dhi.” Kështu që unë e therra dhinë, e zumë elbin dhe mishin e vendosën për ta gatuar në një kazan. Pastaj u ktheva te Profeti (a.s), sakaë brumi kishte ardhur më tepër, kazani që ishte mes gurëve ishte nxehur dhe mishi kishte filluar të ziente. Unë i thashë: “O i Dërguar i Allahut, kam pak ushqim që është i mjaftueshëm për të ngrënë ti dhe për një ose dy njerëz.” Ai tha: “Sa është ai?” Ia tregova dhe ai tha: “Ai është shumë dhe është i shijshëm. I thuaj gruas të mos e nxjerrë kazanin dhe bukën nga furra derisa të vij unë.” Ai tha: “Çohuni!” Muhaxhirët dhe ensarët u ngritën, dhe unë hyra brenda dhe i thashë gruas: “Ah çfarë të gjeti, Profeti (a.s) dhe muhaxhirët, ensarët dhe ata që janë me ta do të vijnë.” Ajo tha: “A të pyeti ai?” Unë thashë: “Po.” Ai tha: “Hyni dhe mos u shtyni!” Ai filloi të thërrmojë bukën, të vendosë mbi të mishin, dhe të mbulojë enën dhe furrën sa herë që merrte prej tyre, e ua afronte shokëve të tij, pastaj tërhiqej. Nuk reshti së thërrmuari dhe së shpërndari derisa ata u ngopën, dhe prej saj ende mbeti. Pastaj tha: “Ha prej tij dhe jepi njerëzve , sepse ata kanë vuajtur nga uria.”[20]

Dhe në një transmetim tjetër po nga Xhabiri (r.a) transmetohet se ai ka thënë: “Kur po gërmohej hendeku, te Profeti (a.s) vura re se atë e kishte kapluar uria (e dukshme në trup). U nisa menjëherë te gruaja ime dhe i thashë: “A ke ndonjë gjë (për ushqim)? E pashë të Dërguarin e Allahut që ishte mjaft I uritur.” Ajo më nxori një thes të vogël në të cilin kishte rreth një sâ (masë) elb, dhe kishim një kafshë të vogël shtëpiake, të butë, të cilën e therra. Ajo e bluajti elbin dhe mbaroi (punën) sapo mbarova edhe unë. E copëtova mishin dhe e vendosa në enën tonë të gatimit (kazan). Pastaj bëra që të shkoj te i Dërguari i Allahut (a.s). Gruaja më tha: “Mos më turpëro para të Dërguarit të Allahut dhe atyre që janë me të!” Shkova te ai dhe ia thashë në fshehtësi: “O i Dërguar i Allahut, kemi therur një kafshë dhe kam bluajtur një sâ elb. Eja ti dhe disa njerëz me ty (për të ngrënë).”  I Dërguari i Allahut (a.s) bërtiti: “O banorë të hendekut! Vërtet Xhabiri ka përgatitur një gostitje për ju. Ejani në emër të Allahut!” Pastaj ai (a.s) tha: “Mos e zbrazni kazanin tuaj dhe mos e piqni brumin tuaj derisa të vij unë.” Shkova (në shtëpi) dhe i Dërguari i Allahut erdhi duke e udhëhequr popullin. Kur shkova te gruaja ime, ajo më tha: “T’u bëftë keq ty dhe puna jote!” I thashë: “Kam bërë atë që më the.” Ajo nxori brumin dhe ai (Profeti) pështyu mbi të dhe bëri dua për bereqet. Pastaj shkoi te kazani ynë dhe pështyu mbi të e bëri dua për begati. Pastaj tha: “Thirre bukëpjekësen që të pjeki bashkë me ty, dhe merrni nga kazani pa e zbrazur.” Ata ishin njëmijë vetë. Betohem në Allahun, ata hëngrën derisa u ngopën dhe u larguan, e kazani ynë vazhdonte të ziente si më parë, dhe brumi ynë po vazhdonte të piqej po ashtu si më parë.”

521 – Enesi (r.a) ka thënë: Ebu Talha i tha Ummu Sulejmës: “Kam dëgjuar zërin e të Dërguarit të Allahut (a.s), i cili ishte i dobët, dhe kuptova prej tij se kishte uri. A ke ndonjë gjë (për të ngrënë)?” Ajo tha: “Po.” Pastaj nxori disa copa bukë elbi, mori një shami të sajën dhe mbështolli bukën me një pjesë të saj, pastaj ma futi mua (tregimtari është djali i tyre) poshtë rrobës, dhe me pjesën tjetër më mbështolli mua, dhe më dërgoi te i Dërguari i Allahut (a.s). Shkova tek ai dhe e gjeta të ulur në xhami, bashkë me disa njerëz. Qëndrova aty pranë. I Dërguari i Allahut më tha: “A të ka dërguar Ebu Talha?” Thashë: “Po.” Tha: “Për ushqim?” Thashë: “Po.” Atëherë i Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Ngrihuni!” U nisën ata dhe unë shkova para tyre derisa arrita te Ebu Talha dhe e lajmërova. Ebu Talha i tha Ummu Sulejmës: “O Ummu Sulejm! I Dërguari i Allahut (a.s) po vjen me njerëz, ndërsa ne nuk kemi ç’t’u japim për të ngrënë!” Ajo tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ebu Talha doli dhe e takoi të Dërguarin e Allahut (a.s), dhe ai erdhi me të derisa hynë brenda. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Na sill çfarë ke, o Ummu Sulejm.” Ajo solli atë bukë, dhe i Dërguari i Allahut urdhëroi të copëtohej, dhe Ummu Sulejm shtrydhi një enë me  (vaj ose dhjamë) mbi të dhe e bëri me salcë (e përmirësoi). Pastaj i Dërguari i Allahut tha diçka mbi të, ashtu siç deshi Allahu që të thoshte (lutje ose bekim). Pastaj tha: “Lejoji të hyjnë dhjetë veta!” U lejuan që të hynin dhe hëngrën derisa u ngopën, pastaj dolën. Pastaj tha: “Lejoji dhjetë të tjerë!” Hëngrën edhe ata derisa u ngopën, pastaj dolën. Pastaj tha: “Lejoji dhjetë të tjerë!” Vazhdoi kështu derisa të gjithë njerëzit hëngrën dhe u ngopën. Numri i tyre ishte shtatëdhjetë ose tetëdhjetë vetë.”[21]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Vazhdonin të hynin nga dhjetë vetë dhe të dilnin dhjetë vetë, derisa nuk mbeti askush prej tyre pa hyrë, dhe secili hëngri derisa u ngop. Pastaj (i Dërguari i Allahut) e përgatiti (ushqimin) përsëri, dhe ja, ai (ushqimi) ishte siç kishte qenë para se të hanin prej saj.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Pastaj ata ndanë më të mirën prej saj dhe ua çuan fqinjëve të tyre.”

Në një transmetim nga Enesi (r.a.) thuhet: Një ditë shkova te i Dërguari i Allahut (a.s) dhe e gjeta ulur me shokët e tij. Ai kishte lidhur barkun me një rrip, dhe i thashë disa prej shokëve të tij: “Pse e ka lidhur i Dërguari i Allahut (a.s) barkun me një rrip?” Ata thanë: “Nga uria.”

Atëherë shkova te Ebu Talha (i cili ishte burri i Ummu Sulejm bint Milhan) dhe i thashë: “O babai im, e pashë të Dërguarin e Allahut (a.s) që e kishte lidhur barkun me një rrip, dhe e pyeta disa nga shokët e tij, dhe ata thanë se ishte nga uria.” Ebu Talha hyri te nëna ime dhe i tha: “A kemi ndonjë gjë (për të ngrënë)?” Ajo tha: “Po, kam pak copëza buke dhe disa hurma. Nëse vjen i Dërguari i Allahut (a.s) vetëm, do ta ngopim. Por nëse vjen edhe dikush tjetër me të, nuk do të mjaftojë për të gjithë.” Dhe më pas nga ky  transmetim përmendet vazhdimi i ngjarjes së plotë.

Kapitull: Kënaqësia (me atë që ke), ndershmëria dhe maturia në jetesë e shpenzime, dhe qortimi i lypjes pa nevojë të domosdoshme

522 – Ebu Hurerja (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Pasuria nuk qëndron në bollëkun e pasurisë materiale, por pasuria e vërtetë është pasuria e shpirtit.”[22]

523 – Abdullah ibn Amër (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Lum si ai (njeri) që është udhëzuar në Islam, jeta e të cilit është e mjaftueshme dhe është i kënaqur me atë që ka.”[23]

524 – Hakim ibn Hizami ka thënë: “Unë i kërkova (të më jepte)  të Dërguarit të Allahut (a.s), dhe ai më dha. Pastaj i kërkova përsëri dhe ai më dha. Pastaj e pyeta përsëri dhe ai më dha. Pastaj ai tha: “O Hakim, kjo pasuri është e gjelbër dhe e ëmbël. Kush e merr atë me shpirt bujar, ajo i bekohet, por kush e merr me lakmi (syrin tek ajo), nuk do të ketë bereqet në të, dhe do të jetë si ai që ha, por nuk ngopet. Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme.” Hakimi tha: “O i Dërguar i Allahut, pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, nuk do të marr asgjë nga askush pas teje, derisa të ndahem nga kjo botë.” Ebu Bekri (r.a.) (në periudhën e hilafetit) e thërriste Hakimin për t’i dhënë pjesën e tij të ndarë (nga pasuria shtetërore), por ai nuk pranoi ta merrte. Më vonë edhe Omeri (r.a) (në periudhën e hilafetit) e thirri për t’i dhënë, por ai nuk pranoi ta merrte. Atëherë Omeri tha: “O ju muslimanë, jinni dëshmitarë ndaj Hakimit se unë po i ofroj të drejtën që Allahu ia ka caktuar nga kjo pasuri publike, por ai po refuzon ta marrë.” Dhe kështu Hakimi nuk mori më asgjë nga askush, pas Profetit (a.s), derisa ndërroi jetë.”[24]

525 – Ebu Burde transmeton se Ebu Musa el-Esh’arij (r.a) ka thënë: “Dolëm bashkë me të Dërguarin e Allahut (r.a) në një luftë, dhe ishim gjashtë veta që e ndanim një deve (hipnim me radhë). Na u plagosën këmbët, edhe këmba ime u plagos, dhe më ranë thonjtë. I lidhnim këmbët tona me copa pëlhure, prandaj ajo betejë u quajt “Dhatir-Rika’” (Beteja e Rrobave të Lidhura), për shkak të copave që lidhnim në këmbët tona.

Ebu Burde thotë: Ebu Musa e tregoi këtë hadith, pastaj u duk sikur nuk u ndje mirë për këtë dhe tha: “Ç’punë kisha që e tregova?” – sikur nuk i pëlqeu që të bëhej publike ndonjë prej veprave të tij.”[25]

526 – Amr ibn Taglib (r.a) transmeton se të Dërguarit të Allahut (a.s) i sollën një pasuri ose robër lufte dhe e ndau atë. Ai i dha disa njerëzve dhe disa të tjerëve nuk i dha. Ai mori vesh se ata që nuk morën asgjë u mërzitën. Ai e lavdëroi Allahun dhe e madhëroi, pastaj tha: “Pasha Allahun, unë i jap ndonjë njeriu dhe e lë një tjetër, por ai që e lë pa i dhënë është më i dashur për mua sesa atij që i jap. Unë i jap disa njerëzve për shkak të asaj që shoh në zemrat e tyre nga brenga dhe ankthi, ndërsa i lë të tjerët (pa u dhënë), duke u mbështetur te ajo që Allahu ka vënë në zemrat e tyre prej pasurisë dhe të mirës. Prej tyre  është Amr ibn Taglib.”Amru ibn Taglib tha: “Pasha Allahun! Nuk do ta doja që në vend të kësaj fjale të të Dërguarit të Allahut (a.s) të kisha deve të kuqe.”[26]

527 – Hakim Ibn Hizami transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Fillo (t’i japësh) me ata që janë në kujdesin tënd. Lëmosha më e mirë është ajo që jepet nga pasuria që i tepron (jo nga varfëria). Kush ruan nderin e tij (nga lypja), Allahu do ta ruajë. Kush përpiqet të jetë i pavarur, Allahu do ta bëjë të pavarur.”[27]

528 – Ebu Sufjan ibn Sahr ibn Harb (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Mos insistoni me ngulm në kërkesë (lëmoshë). Pasha Allahun, nuk më kërkon askush prej jush diçka, dhe kërkesa e tij më nxjerr (më shtyn) që t’i jap diçka kundër dëshirës sime, dhe pastaj të ketë begati në atë që i kam dhënë.”[28]

529 – Ebu Abdurrahman, Auf ibn Malik el-Eshxhai (r.a) ka thënë: “Ishim tek i Dërguari i Allahut (a.s) nëntë, tetë, ose shtatë persona. Ai tha: A nuk doni t’i jepni besën të Dërguarit të Allahut?, dhe ne sapo ia kishim dhënë besën. Ne thamë: Ta kemi dhënë besën, o i Dërguar i Allahut! Pastaj ai tha përsëri: A nuk doni t’i jepni besën të Dërguarit të Allahut? Kështu që ne shtrimë duart tona dhe thamë: Të kemi dhënë besën, o i Dërguar i Allahut! Për çfarë të të japim besën? Ai tha: Që të adhuroni Allahun dhe të mos i bëni Atij shok asgjë, të falni pesë namazet dhe të bindeni. Pastaj tha një fjalë me zë të ulët (fshehtazi): Dhe të mos i kërkoni njerëzve asgjë! Realisht unë e kam parë ndonjërin prej atyre burrave (që e dëgjuan këtë hadith), i binte kamxhiku nga dora dhe nuk i kërkonte askujt që t’ia jepte atë.”[29]

530 – Ibn Omer (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Vazhdon kërkimi (lypsaria) nga ndonjëri prej jush deri sa të takojë Allahun e Madhëruar dhe në fytyrën e tij të mos ketë as një copë mishi.”[30]

531 – Ibn Omeri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ndërsa ishte mbi minber dhe përmendi sadakanë dhe të përmbajturit nga lypja, tha: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme.” Dora e sipërme është ajo që shpenzon (jep) kurse dora e poshtme është që lyp.”[31]

532 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush u kërkon njerëzve (pasuri) për t’u pasuruar, ai në të vërtetë po kërkon prush, prandaj le ta marrë pak ose shumë (varet prej tij).”[32]

533 – Semurete ibn Xhundub (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Vërtet, kërkimi i lëmoshës është një veprim që e njollos fytyrën e njeriut, përveçse kur njeriu i kërkon një sundimtari apo (kërkon) për një çështje të domosdoshme.”[33]

534 – Ibn Mes’udi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kushdo që e godet varfëria dhe ai ia shfaq (nevojën) njerëzve, ajo (nevoja) nuk do t’i plotësohet; por kush ia paraqet atë Allahut, atëherë Allahu shumë shpejt do t’i japë atij furnizim, qoftë të afërt ose të vonuar.”[34]

535 – Theubani (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush më garanton që nuk do t’i kërkojë asgjë njerëzve, unë do t’i garantoj atij Xhenetin?” Unë thashë: Unë (ta garantoj), dhe ai nuk i kërkonte më askujt asgjë.”[35]

536 – Ebu Bishr, Kabisa ibn Muharik (r.a) transmetohet se ka thënë: “Kisha marrë përsipër një borxh për të pajtuar njerëz dhe shkova te i Dërguari i Allahut (r.a) që t’i kërkoja (i lypa) ndihmë për të. Ai më tha: Rri këtu derisa të na vijë sadakaja, e pastaj do të japim urdhër që të jepet për ty. Pastaj ai tha: O Kabisa, kërkimi i lëmoshës nuk lejohet veçse për tre lloje njerëzish: Një njeri që merr përsipër një borxh për të pajtuar njerëz, (në këtë rast) i lejohet atij të kërkojë (lypë) ndihmë derisa ta shlyejë atë, e pastaj të ndalet. Një njeri që e godet një fatkeqësi e cila i shkatërron pasurinë, i lejohet të kërkojë derisa të arrijë një gjendje normale jetese. Një njeri që bie në varfëri aq të rëndë sa që tre burra të mençur nga populli i tij të dëshmojnë: Ky njeri është prekur nga skamja, dhe i lejohet të kërkojë derisa të përmirësojë gjendjen e tij ekonomike. Përveç këtyre tre rasteve, o Kabisa, çdo kërkim (lypje) lëmoshe është haram, dhe ai që e merr atë, e ha në mënyrë të paligjshme (haram).”[36]

537 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nuk është i varfër ai i njeri i cili kërkon prej njerëzve një a dy kokrra hurma apo një a dy kafshata bukë (dhe ata ia japin).  Por i varfër është ai që nuk gjen mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e veta, nuk njihet (nuk vërehet) si i tillë, prandaj nuk i jepet lëmoshë, dhe as nuk ngrihet për të kërkuar nga njerëzit.[37]

Kapitull: Lejueshmëria e marrjes së pasurisë pa e kërkuar dhe pa e shpresuar atë

538 – Salim Ibn Abdullah ibn Omer, transmeton nga babai i tij Abdullah ibn Omeri, i cili transmeton nga Omeri (r.a) se: I Dërguari i Allahut (a.s) më jepte ndonjë dhuratë (nga pasuria), e unë i thosha: Jepi dikujt që është më nevojtar se unë. Ai (a.s) më thoshte: Merre! Nëse vjen tek ti diçka nga kjo pasuri, pa qenë ti as kërkues i saj (me gojë), e as me dëshirë (në zemër) për të, atëherë merre, bëje atë pasurinë tënde; nëse do ha prej saj, e nëse do jep lëmoshë prej saj. Por atë që nuk ta japin, mos ta lakmojë nefsi. Salimi (transmetuesi) thotë: Abdullahu nuk i kërkonte asgjë askujt dhe nuk e kthente atë që i jepej.”[38]

Kapitull: Inkurajimi që njeriu të sigurojë ushqimin nga puna e duarve të veta dhe të ruajë dinjitetin e tij duke u larguar nga lypja dhe nga shfaqja e nevojës për ndihmë

539 – Ebu Abdullah, Zubejr ibn el-Auam (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Që ndonjëri prej jush të marrë litarin e tij, të shkojë në mal, të mbledhë një tufë dru zjarri mbi shpinën e tij dhe ta shesë atë – e kështu Allahu ta ruajë fytyrën e tij (nga poshtërimi) – është më mirë për të sesa të kërkojë nga njerëzit, i japin apo e privojnë.”[39]

540 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Që ndonjëri prej jush të mbledhë një tufë dru mbi shpinën e tij (duke punuar vetë), është më mirë për sesa të kërkojë nga dikush (diçka), i cili mund t’i japë ose mund ta privojë.”[40]

541 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Daudi (a.s) nuk hante veçse nga puna e duarve të tij.”[41]

542 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Zekerijai (a.s) ka qenë marangoz.”[42]

543 – Mikdad ibn Ma’di Jekrib (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se ai që e ka fituar me punën e duarve të tij. Dhe vërtet, Profeti i Allahut, Dauti (a.s), hante nga puna e duarve të tij.”[43]

Kapitull: Bujaria, zemërgjerësia dhe shpenzimi në rrugët e mira, duke pasur besim te Allahu i Lartësuar.

544 – Ibn Mes’udi (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka zili (të lejuar) përveçse në dy raste: ndaj një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë pasuri, e ai e shpenzon atë në rrugë të drejtë dhe ndaj një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë urtësi, e ai gjykon me të dhe ia mëson atë (të tjerëve).”[44]

545 – Ibn Mes’udi (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) ka thënë: “Kush prej jush e do më shumë pasurinë e trashëgimtarit të tij sesa pasurinë e vet?” Ata thanë: “O i Dërguar i Allahut, nuk ka asnjëri prej nesh veçse që pasurinë e tij e do më shumë.” Ai tha: “E pra, pasuria e tij është ajo që e ka dërguar përpara (për në ahiret) duke e shpenzuar atë, ndërsa pasuria e trashëgimtarit të tij është ajo që ka lënë pas (pa e shpenzuar në rrugë të mirë).”[45]

546 – Adij ibn Hatim (r.a) ka thënë: e kam dëgjuar Profetin (a.s) të thotë: “Ruajuni prej zjarrit qoftë edhe me një gjysmë hurme (arabe).”[46]

547 – Xhabiri (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) kurrë nuk është pyetur për një gjë e të ketë thënë jo.”[47]

548 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nuk ka ditë që robërit (njerëzit) gdhijnë, veçse zbresin dy engjëj. Njëri prej tyre thotë: O Allah, jepi zëvendësim atij që jep (shpenzon)!’ Ndërsa tjetri thotë: O Allah, jepi humbje atij që e mban (nuk jep)”[48]

549 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Shpenzo, o bir i Ademit, e do të të shpenzohet (pra, do të furnizohesh) ty.”[49]

550 – Abdullah ibn Amr el-As (r.a) transmeton se një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut (a.s): Cili është Islami më i mirë? Ai tha: “Të ushqesh të tjerët dhe të përshëndesësh me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.”[50]

551 – Abdulla ibn Amr ibn El As (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Janë dyzet virtyte të mira, më e larta e tyre është që t’i japësh dikujt një dhi e ai të pijë qumështin e saj e pastaj të ta kthejë atë. Kushdo që vepron secilën prej këtyre virtyteve duke shpresuar shpërblimin e saj për të me bindje të plotë se me të vërtetë ai do ta marrë atë shpërblim, atëherë Allahu do ta fusë atë në Xhenet për shkak të saj.”[51]

552 – Ebu Umamete (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “O bir i Ademit! Nëse jep nga teprica (pasuria që të tepron), kjo është më mirë për ty; dhe nëse e mban atë, është më keq për ty. Ti nuk qortohesh për atë që mjafton (për nevojat e tua), dhe fillo (shpenzimet) me ata që i ke nën kujdes (familjen tënde).”[52]

553 – Enesi (r.a) ka thënë: “Nuk iu kërkua të Dërguarit të Allahut (a.s) asgjë për Islamin, vetëm se ai e dha atë. Dhe me të vërtetë, një burrë erdhi tek ai dhe ai i dha dele që mbushnin hapësirën midis dy maleve. Ai (burri) u kthye tek populli i tij dhe tha: O populli im, bëhuni myslimanë, sepse Muhamedi jep aq shumë saqë nuk frikësohet nga varfëria. Dhe vërtet, ndodhte që ndonjë njeri të hynte në Islam duke mos patur dëshirë tjetër veçse për këtë botë (për përfitime materiale), por nuk kalonte shumë kohë dhe Islami bëhej për të më i dashur se dynjaja dhe gjithçka që ajo ka.”[53]

554 – Omeri (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) ndau një ndihmë (pasuri), dhe unë i thashë: O i Dërguari i Allahut, të tjerë përveç këtyre e meritojnë atë sesa ata?! Ai tha: Ata më vunë përballë dy zgjedhjeve: ose të më kërkonin (me fjalë të ashpra) e unë t’ua jepja, ose të më quanin koprrac. E unë nuk jam koprrac.”[54]

555 – Xhubejr ibn Mutimi (r.a) transmetohet se ka thënë: “Ndërsa ai po ecte me Profetin (a.s), në kthimin e tij nga Hunejni, beduinët e rrethuan duke i kërkuar (lëmoshë), derisa e shtynë atë deri te një pemë e llojit semura, e ata ia rrëmbyen mantelin. Profeti (a.s) u ndal dhe tha: Ma jepni mantelin tim! Sikur të kisha bagëti sa kjo pemë (që është plot me gjemba), do ta ndaja mes jush, e nuk ju do të shikonit që unë nuk jam as koprrac, as gënjeshtar dhe as frikacak.”[55]

556 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Lëmosha nuk e pakëson pasurinë; dhe Allahu nuk ia shton robit (njeriut) diçka përmes faljes veçse i jep atij nder; dhe askush që e përul veten për hir të Allahut, vetëmse Allahu e lartëson atë.”[56]

557 – Ebu Kebshe, Omer ibn Sa’d el – Enmari (r.a) transemeton se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Janë tre gjëra për të cilat betohem, dhe do t’ju tregoj një fjalë, ndaj ruajeni atë (fjalën) mirë: Pasuria e një robi nuk pakësohet nga sadakaja (lëmosha). Asnjë rob nuk dëmtohet në padrejtësi e ai duron për të, veçse Allahu ia shton nderin dhe pozitën. Asnjë rob nuk hap derën e lypjes, veçse Allahu ia hap atij derën e varfërisë, ose tha një fjalë të ngjashme me këtë. Dhe do t’ju tregoj një fjalë tjetër, ndaj ruajeni atë: Dynjaja është për katër lloje njerëzish: Një rob që Allahu e ka furnizuar me pasuri dhe dije; ai e ka frikë Allahun në të, i mban lidhjet farefisnore përmes saj dhe e njeh të drejtën e Allahut në të — ky është në shkallën më të lartë (më të mirë). Një rob që Allahu i ka dhënë dije, por nuk i ka dhënë pasuri, por ai ka qëllim të sinqertë dhe thotë: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja si filani (i miri)”. Ai shpërblehet sipas qëllimit të tij, dhe të dy (ai dhe i pari) kanë shpërblim të barabartë. Një rob që Allahu i ka dhënë pasuri, por nuk i ka dhënë dije, dhe ai sillet me pasurinë e tij pa dije; nuk e ka frikë Allahun në të, nuk i mban lidhjet farefisnore dhe nuk e njeh të drejtën e Allahut në të, ky është në shkallën më të keqe. Dhe një rob që Allahu nuk i ka dhënë as pasuri, as dije, dhe ai thotë: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja me të si filani (i keqi)”, dhe për shkak të qëllimit të tij, ai ka mëkat të barabartë me të.”[57]

558 – Nga Aishja (r.a) transmetohet se ata therrën një dele. Profeti (a.s) tha: Çfarë ka mbetur prej saj? Ajo tha: Nuk ka mbetur prej saj veçse shpatulla. Ai tha: Ka mbetur e gjitha, përveç krahut të saj.”[58]

559 – Esma bintu Ebi Bekrin es – Siddik (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) më tha: “Mos e shtrëngo dorën (në dhënie), që Allahu të mos ta shtrëngojë Ty (në furnizim)”

Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Jep (lëmoshë), ose dhuro (ndihmë), ose spërkat (me mirësi), dhe mos e llogarit pasurinë (duke e grumbulluar) që Allahu të mos llogarisë kundër teje; dhe mos e mbaj të mbyllur (dorën tënde), që Allahu të mos ta mbyllë Ty (furnizimin tënd).”[59]

560 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Shembulli i koprracit dhe i bamirësit (bujari) është si shembulli i dy burrave që kanë veshur dy parzmore prej hekuri që u mbulojnë kraharorin nga gjoksi deri tek kockat e qafës. Sa i përket bamirësit (bujari), sa herë që ai jep lëmoshë, parzmorja zgjerohet, përhapet dhe mbulon lëkurën e tij, madje fshihet edhe maja e gishtave dhe zhduken gjurmët e saj. Përsa i përket koprracit, sa herë që përpiqet të japë diçka, secila hallkë i ngjitet për trupi dhe nuk lëviz nga vendi. Përpiqet ta lirojë, por nuk mundet![60]

561 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut(a.s) ka thënë: “Në qoftë se dikush jep sadaka sa një kokër hurmë me para të fituara hallall, sepse Allahu nuk pranon vetëm atë që është e mirë, atëherë Allahu do ta marrë atë me të djathtën e Tij dhe do ta zmadhojë shpërblimin e saj për atë njeri, ashtu siç rrisni ju mëzin, aq sa ajo (sadakaja) bëhet sa një mal.”[61]

 562 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Teksa një burrë po ecte në shkretëtirë dëgjoi një zë nga reja: Shko dhe zbraze ujin tek toka e filanit! Reja lëvizi dhe e zbrazi ujin në një tokë shkrumb. Tërë ujin e përpiu (e mori) një grykë, e burri ndoqi rrjedhën e ujit, derisa pa një burrë që po qëndronte tek kopshti i tij, i cili me shatin po përpiqej që ta mbante ujin (që mos të largohej nga kopshti). Burri i tha: O rob i Allahut si e ke emrin? Filan fisteku – tha ai, të njëjtin emër që kishte dëgjuar edhe nga reja. Ai tha: O rob i Allahut përse më pyete për emrin? Ai tha: Sepse unë dëgjova një zë nga reja që mbarte këtë ujë: Shko dhe zbraze ujin tek toka e filanit! Çfarë bën me të? Përderisa më the këto fjalë po të tregoj se të ardhurat që i nxjerr prej saj një të tretën e jap sadeka, një të tretën tjetër e ha për veten dhe familjen dhe një të tretën tjetër e shpenzoj për atë (tokën).”[62]

Kapitull: Ndalimi nga koprracia dhe të qenurit dorështrënguar

563 – Xhabiri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:“Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është prej errësirave të Ditës së Kiametit. Dhe ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i ka shkatërruar atë të cilët kanë qenë para jush. Ajo i ka shtyrë ata të derdhnin gjakun dhe të bënin të lejuara ato gjëra të cilat ishin haram.”[63]

Kapitull:  altruizmi dhe ngushëllimi

564 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: Një burrë erdhi tek Profeti (a.s) dhe tha: Unë jam i rraskapitur. Ai (a.s) dërgoi dikënd në shtëpi për të pyetur disa prej grave të tij: Njëra prej tyre tha: Pasha Atë që të ka dërguar me të Vërtetën nuk kam veçse ujë. Pasta ai (a.s) dërgoi tek një tjetër (prej grave të tij) dhe ajo tha të njëjtën gjë, madje të gjitha thanë të njëjtën gjë: Pasha Atë që të ka dërguar me të Vërtetën nuk kam veçse ujë. Profeti (a.s) i tha njerëzve: Kus prej jush do e marrë për mik këtë njeri sonte në darkë? Një burrë nga ensarët u ngrit dhe tha: Unë do e marr o i Dërguar i Allahut.  Pastaj ai u nis bashkë me të për në shtëpi. Ai i tha gruas: Nderoje mikun e të Dërguarit të Allahut (a.s)!

Në një transmetim tjetër thuhet se ai i tha gruas së tij: A ke ndonjë ushqim për të ngrënë. Ajo tha: Jo, përveç ushqimit të fëmijëve. Ai tha: Hutoji që të merren me diçka tjetër dhe kur të kërkojnë ushqim vëri të flejnë, e kur miku unë të hyjë në dhomë (për t’i dhënë darkë) fike kandilin dhe të hiqemi sikur hamë bashkë me të. Ata u ulën në sofër, e miku hëngri kurse ata të dy ngelën pa ngrënë. Të nesërmen në të gdhirë ai shkoi te profeti (a.s) i i cili i tha: “Vërtet, Allahu u çudit me veprimin tuaj karshi mikut mbrëmë në darkë.”[64]

565– Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ushqimi i përgatitur për dy persona mjafton edhe për tre persona. E ushqimi i përgatitur për tre persona mjafton edhe për katër persona.”[65]

Dhe në një transmetim tjetër tek imam Muslimi thuhet: “Ushqimi i njërit mjafton për dy veta, ushqimi i dyve mjafton për katër veta, dhe ushqimi i katër vetave mjafton për tetë veta.”

566 – Ebu Seid el-Hudri (r.a) ka thënë: “Ndërsa ishim në një udhëtim me Profetin (a.s), erdhi një burrë mbi një deve të tij dhe filloi të shikonte majtas e djathtas (duke kërkuar ndihmë). I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Kush ka një mjet të tepërt udhëtimi, le ta japë për atë që nuk ka mjet udhëtimi. Dhe kush ka ushqim të tepërt, le ta japë për atë që nuk ka ushqim. Pastaj ai (a.s) përmendi lloje të ndryshme pasurie (që dikush mund t’i ketë tepricë), derisa ne menduam se askush prej nesh nuk ka të drejtë të mbajë ndonjë gjë të tepërt për vete.”[66]

567 – Sehl ibn Sa’di transmeton se një grua i solli të Dërguarit të Allahut (a.s) një rrobë të endur (me dorën e saj) dhe i tha: “E kam endur me duart e mia për të të veshur me të.” I Dërguari i Allahut (a.s) e pranoi atë, sepse kishte nevojë për të, dhe doli tek ne ndërsa ajo (rroba) ishte mbështjellës i trupit të tij. Një burrë tha: O i Dërguar i Allahut, më jep mua ta vesh, sa e bukur është! Ai tha: Po. Pastaj Profeti (a.s) u ul në kuvend dhe më pas u kthye në shtëpi, e palosi (rrobën) dhe ia dërgoi atij. Njerëzit i thanë atij (njeriut që kërkoi rrobën): Nuk bëre mirë! Profeti (a.s) e veshi sepse kishte nevojë për të, pastaj ti ia kërkove, ndërkohë që e di që ai nuk ia kthen mbrapsht kërkesën askujt! Ai tha: Pasha Allahun, nuk ia kërkova që ta vesh, por ia kërkova që të jetë qefini im.” Sehl (transmetuesi) thotë: Dhe vërtet ajo u bë qefini i tij.”[67]

568 – Ebu Musa (r.a) ka thënë: i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Fisi Esh’arijin kur janë në luftë dhe ushqimi po u mbaron ose ushqimi i familjarëve të tyre në Medine po pakësohet, gjithçka që kanë e mbledhin në një rrobë të vetme dhe pastaj e ndajnë atë në një enë në pjesë të barabarta. Ata janë prej meje dhe unë jam prej atyre.”[68]

Kapitull: Garimi në çështjet e Ahiretit dhe shtimi i gjërave nga të cilat kërkohet begati.

569 – Sehl ibn Sa’di (r.a) tregon se të Dërguarit të Allahut (a.s) i sollën pije dhe ai piu. Në të djathtë të tij ishte një djalosh, kurse në të majtë ishin të moshuarit. Ai iu drejtua djaloshit dhe i tha: A më jep leje që t’i japë për të pirë këtyre (të moshuarve)? Djaloshi tha: Jo. Pasha Allahun! O i Dërguar i Allahut, nuk do të më pëlqente që dikush tjetër të kishte nderin të pinte nga ajo që ke pirë ti. I Dërguari i Allahut (a.s) ia dha atij.”[69]

570 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Ndërsa Ejubi (a.s) po lahej lakuriq, mbi të ranë karkaleca prej ari, dhe ai filloi t’i mbledhë ato në rrobën e tij. Atëherë Zoti i tij, i Lartësuar dhe i Madhëruar, e thirri: O Ejub! A nuk të kam pasuruar mjaftueshëm nga ajo që po sheh? Ai u përgjigj: Po, por pasha Madhërinë Tënde, unë nuk mund të jem i pavarur nga begatia Jote.”[70]

Kapitull:  Vlera e të pasurit falenderues – që është ai që e fiton pasurinë në mënyrë të lejuar dhe e shpenzon në mënyrat që janë të urdhëruara

571 – Abdullah ibn Mes’udi (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka zili (të lejuar) përveçse në dy raste: ndaj një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë pasuri, e ai e shpenzon atë në rrugë të drejtë dhe ndaj një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë urtësi, e ai gjykon me të dhe ia mëson atë (të tjerëve).”[71]

572 – Ibn Omer (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk mund të ketë smirë vetëm se dy njerëz: Tek ai njeri të cilit Allahu i ka dhënë Kuranin dhe ai punon me të gjatë natës dhe ditës dhe tek ai person të cili Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon atë (në rrugë të hajrit) gjatë natës dhe ditës.”[72]

573 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se të varfërit prej Muhaxhirëve shkuan te i Dërguari i Allahut (a.s) dhe thanë: “Të pasurit na kanë paraprirë në gradët e larta dhe në begatinë e përhershme.” Ai (a.s) tha: “Çfarë është kjo që thoni?” Ata thanë: “Ata falen ashtu si falemi ne, agjërojnë ashtu si agjërojmë ne, por japin lëmoshë e ne nuk kemi mundësi të japim, lirojnë skllevërit e ne nuk kemi mudësi t’i lirojmë.” I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “A doni t’ju mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë paraprirë, do t’i parakaloni ata që vijnë pas jush, dhe askush nuk do të jetë më i mirë se ju përveç atij që vepron njësoj si ju?” Ata thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut!” Ai tha: “Pas çdo namazi bëni 33 herë tesbih (subhanallah), 33 herë tahmid (elhamdulilah) dhe 33 herë tekbir (Allahu ekber).” Më vonë,  të varfërit prej Muhaxhirëve u kthyen te i Dërguari i Allahut (a.s) dhe i thanë: “Vëllezërit tanë të pasur e dëgjuan atë që ne bëmë dhe e bënë edhe ata.” I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë.”[73]

Kapitull: Përkujtimi i vdekjes dhe humbjes së shpresës

574 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) më kapi prej supi dhe më tha: “Ji në Dynja si i huaj ose kalimtar! Ibn Omeri (r.a) ka pasë thënë: Nëse ngrysesh mos prit të vijë sabahu (por puno vepra të mira) dhe nëse gdhihesh mos prit të vijë mbrëmja (por puno vepra të mira). Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde (bëj vepra të mira) dhe nga jeta jote për vdekjen tënde (bëj vepra të mira).”[74]

575 – Ibn Omeri (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk është e drejtë dhe nuk i lejohet asnjë myslimani, i cili ka ndonjë gjë të për të lënë amanet, që t’i kalojnë dy net pa patur gati të shkruar me vete porosinë e tij të fundit.”[75]

Në transmetimin e imam Muslimit thuhet: “Të mos kalojnë tri net pa e pasur njeriu amanetin e tij të shkruar pranë tij.” Ibn Omeri (r.a) ka thënë: “Që nga dita që dëgjova të Dërguarin e Allahut (a.s) duke e thënë këtë, nuk më ka kaluar asnjë natë pa e pasur amanetin tim pranë meje.”

576 – Enesi (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) vizatoi disa viza dhe tha: “Ky është njeriu (jeta e tij) dhe ky është exheli i tij. Dhe, ndërsa ai është në këtë gjendje (duke shpresuar për të ardhmen), vjen vija më e afërt (vdekja e tij).”[76]

577 – Ibn Mes’udi (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) vizatoi një katror dhe hoqi një vizë në mes brenda përbrenda tij (katrorit) dhe e zgjati jashtë tij dhe pastaj hoqi një sërë vizash të vogla nga mesi (katrorit) për tek vija në mes dhe  tha: Ky është njeriu, dhe ky (perimetri i katrorit) është exheli i tij që e rrethon apo e mbështjell atë nga të gjitha anët. Kjo viza jashtë është shpresa e tij dhe këto vizat e vogla janë shqetësimet (hallet) që e godasin. Kështu që nëse nuk e godet njëra do ta godasë tjetra.”[77]

 

 

 

578 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nxitoni për të bërë shtatë vepra të mira; a po prisni që t’ju vijë një varfëri që ju bën të haroni (gjithçka), apo një pasuri që ju shndërron në në arrogantë, apo një sëmundje që ju shkatërron, apo një pleqëri që ju bën të pafuqishëm, apo një vdekje që ju vjen papritmas, apo ardhjen e Dexhalit që është gjëja më e keqe që po pritet, apo Çastin (Kijametin) e cila është më shkatërruese dhe më e hidhur.”[78]

579 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Përmendeni sa më shumë (shpesh) shkatërruesin e kënaqësive! d.m.th. vdekjen.”[79]

580 – Ubej ibn Ka’b (r.a) ka thënë: “Kur kalonte një e treta e natës, i Dërguari i Allahut (a.s) ngrihej dhe thoshte: “O njerëz, përkujtoni Allahun! Ka ardhur e dridhura e parë e (pastaj) pason e dridhura e dytë. Ka ardhur vdekja me gjithçka që sjell, ka ardhur vdekja me gjithçka që sjell. Unë (transmetuesi) i thashë: O i Dërguar i Allahut, unë  bëj shpesh salavat për ty. Sa pjesë të lutjeve të mia t’i kushtoj ty (duke bërë salavatë)? Ai tha: Sa të duash. I thashë: Një të katërtën? Ai tha: Sa të duash, por nëse shton, është më mirë për ty. I thashë: Gjysmën? Ai tha: Sa të duash, dhe nëse shton, është më mirë për ty. I thashë: Dy të tretat?” Ai tha: “Sa të duash, dhe nëse shton, është më mirë për ty. I thashë: Ta kushtoj tërë lutjen time ty (duke bërë salavatë)? Ai tha: Atëherë do të të mjaftohet brenga jote (në Dynja dhe Ahiret) dhe do të të falen mëkatet.”[80]

Kapitull: Pëlqimi i vizitës së varrezave nga burrat dhe se çfarë duhet të thotë ai që i viziton ato

581 – Burejde (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ju pata ndaluar t’i vizitoni varrezat, kurse tani shkoni dhe vizitojini ato!”[81]

Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Kus dëshiron të vizitojë varrezat, le t’i vizitojë ato, sepse ato ju kujtojnë Ahiretin.”

582 – Aishja (r.a) ka thënë: Sa herë që i Dërguari i Allahut e kishte rradhën që të qëndronte tek ajo, dilte në fund të natës në Beki (emri i varrezës) dhe thoshte: “Paqja e Zotit qoftë për ju o ju banorë besimtarë të varrezës. Juve ju ka arritur ajo që ju premtua. Dhe nesër do ta shikoni atë që ju është premtuar. Dhe ne me lejen e Zotit do të vijmë pas jush. O Zoti im, fali banorët e Beki-së Garkad-it.”[82]

583 – Burejde (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) i ka pasë mësuar shokët e tij që kur të dilnin për të shkuar tek varrezat të thonin: “Paqja e Zotit qoftë për ju o banorë të varrezës prej besimtarëve dhe myslimanëve. Dhe ne me lejen e Zotit do të vijmë pas jush. E lusim Allahun për veten dhe për ju të na mbrojë.”[83]

584 – Ibn Abasi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) kaloi pranë varrezave në Medinë. Ai u drejtua me fytyrë drejt tyre dhe tha: “Paqja e Allahut qoftë për ju o banorë të varreve. Allahu na faltë neve dhe juve. Ju keni ardhë (në varreza) para nesh dhe ne do të vijmë pas jush.”[84]

Kapitull: Papëlqyeshmëria për të dëshiruar vdekjen për shkak të një dëmi që e ka goditur njeriun, por nuk është problem që ajo të dëshirohet në rastin ku njeriu ka frikë nga sprova që i bie në fe

585 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen, sepse nëse ai kryen vepra të mira atëherë kjo është një mundësi për të shtuar veprat e mira e nëse ai është mëkatar ka mundësi të pendohet.”[85]

Dhe në transmetimin e imam Muslimit prej Ebu Hurejres (r.a) transmetohet se Profeti (a.s) ka thënë: “Askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen dhe as mos të lutet për të para se t’i vijë, sepse kur njeriu vdes, puna e tij ndërpritet. Vërtet, jeta e gjatë e besimtarit nuk i shton veçse mirësi.”

586 – Enesi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Vërtet, askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen për shkak të një fatkeqësie që i ka rënë. E nëse i duhet me patjetër që ta dëshirojë atë, atëherë le të thotë: O Zoti im më jep jetë aq sa ajo të jetë në dobinë time dhe më bëj të vdes nëse vdekja është e mirë për mua.”[86]

587 – Kajs ibn Ebu Hazmi ka thënë: Hymë te Habbab ibn el-Ereti (r.a) për ta vizituar (sepse ishte i sëmurë), dhe ai kishte bërë shtatë djegie (mjekësore) me hekur të nxehtë. Ai tha: “Shokët tanë që na paraprinë (në vdekje) u larguan nga kjo botë pa u ndikuar prej saj (nuk i humbi asgjë), ndërsa ne kemi fituar pasuri për të cilën nuk po gjejmë vend tjetër përveçse ta mbulojmë me dhe. Dhe sikur të mos na kishte ndaluar Profeti (a.s) të lutemi për vdekje, unë do të isha lutur për të. Pastaj ne shkuam tek ai një herë tjetër dhe e gjetëm duke ndërtuar një mur. Ai tha: Vërtet, myslimani shpërblehet për çdo gjë që e shpenzon, përveçse për atë që e vendos në këtë dhe.”[87]

Kapitull: Përkushtimi me devotshmëri dhe largimi prej dyshimeve

588– Nu’man ibn Beshir (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut se ka thënë: “Me të vërtetë hallalli është i qartë dhe harami është i qartë. Midis tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë prej njerëzve nuk i dinë. Kush ruhet prej gjërave të dyshimta, ai ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Dhe kush i vepron gjërat e dyshimta ka rënë në haram, si rasti i atij bariut i cili e kullot kullosën tek kufiri të cilat kanë shumë gjasa që ta kalojnë atë. Çdo sundimtar ka kufirin e tij që nuk duhet të shkelet e kufiri i Allahut është mos të kryhen veprat që ai ka ndaluar. A nuk ka në trup një copë mishi (organ) që nëse ajo është e shëndetshme atëherë i gjithë trupi është i shëndetshëm dhe nëse prishet, atëherë i gjithë trupi sëmuret. Kjo copë mishi është zemra.”[88]

589 – Enesi (r.a) transmeton se Profeti (a.s) gjeti një hurmë në rrugë. Ai tha: “Sikur mos të kisha frikë se kjo (hurmë) është prej sadakasë, unë do ta kisha ngrënë.”[89]

590 – Neuas ibn Sem’an (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Mirësi është të kesh moral të mirë. Mëkat është ajo ç’ka të ngacmon në vetvete dhe e urren që njerëzit ta marrin vesh.”[90]

591 – Uasibe ibn Ma’bedi (r.a) ka thënë: “Shkova te i Dërguari i Allahut (a.s), dhe ai tha: Ke ardhur për të pyetur rreth mirësisë? Unë thashë: Po. Ai tha: Pyet zemrën tënde. Mirësia është ajo me të cilën qetësohet shpirti dhe me të cilën është e qetë zemra. Ndërsa mëkati është ajo që të bren në shpirt dhe të shqetëson në kraharor, edhe nëse njerëzit të thonë ndryshe.”[91]

592 – Ebu Sirua’a, Ukbe ibn Harithi (r.a) u martua me vajzën e Ebu Ihab ibn Azizit. Një grua erdhi dhe i tha: “Unë i kam dhënë gji Ukbes dhe asaj (vajzës) që je martuar.” Ukbe i tha asaj: Nuk jam në dijeni që ti më ke dhënë gji mua dhe as më parë nuk më ke treguar. Pastaj ai u nis (nga Meka) drejt të Dërguarit të Allahut (a.s) në Medinë dhe e pyeti për këtë çështje. I Dërguari i Allahut (a.s) i tha: “Si mundet (të vazhdosh me këtë martesë), ndërsa është thënë (që ka ndodhur gjidhënia)?” Kështu, Ukbe u nda nga ajo (gruaja), dhe ajo më pas u martua me një burrë tjetër.”[92]

593 – Hasan ibn Ali (r.a) ka thënë: Nga i Dërguari i Allahut (a.s) kam mësuar këto fjalë: “Lëre atë gjë të shpie në dyshim për atë gjë që nuk të shpie në dyshim!”[93]

594 – Aishja (r.a) ka thënë: Ebu Bekri es-Sidik (r.a) kishte një shërbëtor që i sillte të ardhurat (nga puna apo shërbimi që kryente), dhe Ebu Bekri hante nga ato të ardhura. Një ditë ai (shërbëtori) solli diçka dhe Ebu Bekri hëngri prej saj. Shërbëtori i tha: A e di se çfarë është kjo? Ebu Bekri tha: Çfarë është? Ai tha: Në kohën e injorancës i kam shti dikujt fall, megjithëse nuk isha i mirë në këtë punë, por e mashtrova. Ai më takoi tani dhe më dha për këtë atë që ti po e ha. Ebu Bekri futi dorën në gojë dhe i nxori jashtë të gjitha ato që kishte në stomak.”[94]

595 – Nafi’u transmeton se Omer ibn Hatabi (r.a) kishte caktuar (paga ose shpërblime) për muhaxhirët e parë nga katër mijë (monedha) ndërsa për të birin kishte caktuar tri mijë e pesëqind. Dikush i tha: “Ai është nga muhaxhirët (pra, pse ia ke ulur?) Ai u përgjigj: Ai ka emigruar (në moshën 11 vjeçare) duke qenë nën kujdesin e babait të tij, kështu që unë them: Rasti i tij nuk është i ngjashëm me rastin e atij (njeriu) që emigroi vetë.”[95]

596 – Atije ibn Ur’uete es-Sa’di (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Njeriu nuk arrin të jetë prej të devotshmëve, derisa të heqë dorë edhe nga ajo që nuk ka ndonjë të keqe, nga frika se mos bie në atë që ka të keqe.”[96]

Kapitull: Pëlqyeshmëria e vetmimit kur njerëzit dhe koha janë prishur, ose nga frika e sprovës në fe, rënies në haram, dyshime dhe të ngjashme me to.

597 – Sa’d ibn Ebu Uekas (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Vërtet, Allahu e do robin e devotshëm të pasur (shpirtërisht).”[97]

598 – Ebu Seid el – Hudri (r.a) ka thënë: “Një burrë pyeti: o i Dërguar i Allahut, kush është njeriu më i mirë? Ai tha: Besimtari që lufton me veten dhe pasurinë e tij në rrugë të Allahut. Ai (burri) tha: Po pastaj kush? Ai (a.s) tha: Pastaj njeriu që veçohet në një luginë dhe adhuron Zotin e tij.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai që e ka frikë Allahun dhe nuk i shkakton njerëve të keqe.”[98]

599 – Ebu Seid el-Hudri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Shumë shpejt do të vijë koha kur, pasuria më e mirë e muslimanit do të jetë një tufë delesh që ai i ndjek në majat e maleve dhe vendet ku bie shi (bjeshkë), duke ikur me fenë e tij nga sprovat (fitnet).”[99]

600 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Çdo profet të cilin e ka dërguar Allahu ka ruajtur dhentë. Edhe ti ke ruajtur dhentë – e pyetën shokët? Po edhe unë kam ruajtur dhentë e banorëve të Mekes për disa të holla.”[100]

[1] – Buhariu (6460) dhe Muslimi (1055).

[2] – Buhariu (6452).

[3] – Buhariu (7324).

[4] – Buhariu (2916) dhe Muslimi (1603).

[5] – Buhariu (2069).

[6] – Buhariu (442).

[7] – Buhariu (6456) dhe Muslimi (2082).

[8] – Muslimi (925).

[9] – Buhariu (2651) dhe Muslimi (2535).

[10] – Tirmidhiu (2343). Hadithi është Sahih.

[11] – Tirmidhiu (300). Hadithi është Hasen.

[12] – Muslimi (1054).

[13] – Tirmidhiu (2349). Hadithi është Sahih.

[14] – Tirmidhiu (2360. Zinxhiri i këtij transmetimi është “Xhejjid”.

[15] – Tirmidhiu (2368). Hadithi është Sahih.

[16] – Tirmidhiu (2380). Hadithi është Sahih. Autori ka shkruajtur se këtë hadith e ka transmetuar Hakimi, por në të vërtetë këtë hadith e ka transmetuar Tirmidhiu. Sh.pk.

[17] – Ebu Daudi (4161). Hadithi është Sahih për shkak të dëshmive përfërcouese.

[18] – Muslimi (1935).

[19] – Ebu Daudi (4027) dhe Tirmidhiu (1765). Hadithi është Daif.

[20] – Buhariu (4101) dhe Muslimi (2039).

[21] – Buhariu (3578) dhe Muslimi (240).

[22] – Buhariu (6446) dhe Muslimi (1051).

[23] – Tirmidhiu (2349). Hadithi është Sahih.

[24] – Buhariu (2750) dhe Muslimi (1035).

[25] – Buhariu (4128) dhe Muslimi (1816).

[26] – Buhariu (923).

[27] – Buhariu (1427) dhe Muslimi (1034) me tekst më të shkurtuar.

[28] – Muslimi (1038).

[29] – Muslimi (1043).

[30] – Buhariu (1474) dhe Muslimi (1040).

[31] – Buhariu (5355) dhe Muslimi (1033).

[32] – Muslimi (1041).

[33] – Ebu Daudi (1639), Tirmidhiu (681) dhe të tjerë. Hadithi është Sahih.

[34] – Ebu Daudi (1645), Tirmidhiu (2326) dhe të tjerë. Hadithi është Hasen.

[35] – Ebu Daudi (1643), Ibn Maxheh (1837) dhe të tjerë. Hadithi është Sahih.

[36] – Muslimi (1044).

[37] – Buhariu (1492) dhe Muslimi (1039).

[38] – Buhariu (7164) dhe Muslimi (1045).

[39] – Buhariu (1471).

[40] – Buhariu (2374) dhe Muslimi (1042).

[41] – Buhariu (2072).

[42] – Muslimi (2379).

[43] – Buhariu (2072).

[44] – Buhariu (1419) dhe Muslimi (816).

[45] – Buhariu (6442).

[46] – Buhariu (1417) dhe Muslimi (1016).

[47] – Buhariu (6034) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (2311).

[48] – Buhariu (1442) dhe Muslimi (1010).

[49] – Buhariu (4684) dhe Muslimi (993).

[50] – Buhariu (12) dhe Muslimi (39).

[51] – Buhariu (2631).

[52] – Tirmidhiu (2343). Hadithi është Sahih.

[53] – Muslimi (2312).

[54] – Muslimi (1056).

[55] – Buhariu (2821).

[56] – Muslimi (2588).

[57] – Tirmidhiu (2325) dhe Ibn Maxheh (4228). Hadithi është Sahih.

[58] – Tirmidhiu (2470). Hadithi është Sahih.

[59] – Buhariu (1434) dhe Muslimi (1029).

[60] – Buhariu (2917) dhe Muslimi (1021).

[61] – Buhariu (1410) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (1014).

[62] – Muslimi (2984).

[63] – Muslimi (2578).

[64] – Buhariu (3798) dhe Muslimi (2054).

[65] – Buhariu (5392) dhe Muslimi (2058).

[66] – Muslimi (1728).

[67] – Buhariu (6036).

[68] – Buhariu (2468) dhe Muslimi (2500).

[69] – Buhariu (2451) me tekstin në fjalë dhe (2030).

[70] – Buhariu (7493).

[71] – Buhariu (1419) dhe Muslimi (816).

[72] – Buhariu (5025) dhe Muslimi (815).

[73] – Buhariu (843) dhe Muslimi (595) me tekstin në fjalë.

[74] – Buhariu (6416).

[75] – Buhariu (2738) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (1627).

[76] – Buhariu (6418).

[77] – Buhariu (6417).

[78] – Tirmidhiu (2306). Hadithi është Hasen Garib.

[79] – Tirmidhiu (2307), Ibn Maxheh (4258) dhe të tjerë. Hadithi është Sahih Li Gajrihi.

[80] – Tirmidhiu (2457). Hadithi është Hasen.

[81] – Muslimi (977).

[82] – Muslimi (974).

[83] – Muslimi (975).

[84] – Tirmidhiu (1053). Hadithi është Hasen.

[85] – Buhariu (7235).

[86] – Buhariu (5671) dhe Muslimi (2682).

[87] – Buhariu (6431) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (2681).

[88] – Buhariu (52) dhe Muslimi (1599).

[89] – Buhariu (2055) dhe Muslimi (1071).

[90] – Muslimi (2553).

[91] – Ahmedi (18006), Darimi (2575) dhe Ebu Ja’la (1587). Hadithi është Hasen.

[92] – Buhariu (2640).

[93] – Tirmidhiu (2528). Hadithi është Hasen Sahih.

[94] – Buhariu (3842).

[95] – Buhariu (3912).

[96] – Tirmidhiu (2541). Hadithi është Hasen.

[97] – Muslimi (2965).

[98] – Buhariu (2786) dhe Muslimi (1888) me pak ndryshim në tekst.

[99] – Buhariu (19).

[100] – Buhariu (2262).

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *