Edukata e pastërtisë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pastërtia është gjysma e besimit

Pastërtia është gjysma e shëndetit

Dialog:

Mësuesja: Të gjithë muslimanët adhurojnë vetëm një Zot.

Kristi: Të krishterët adhurojnë gjithashtu vetëm një Zot.

Mësuesja: Të krishterët adhurojnë Jezu Krishtin dhe ai nuk është Zot, por njeri.

Benjamini: Hebrenjtë adhurojnë gjithashtu vetëm një Zot.

Mësuesja: Hebrenjtë e shajnë Zotin.

Raxhi: Hindusët adhurojnë gjithashtu vetëm një Zot.

Mësuesja: Hindusët adhurojnë lopën dhe jo Zotin.

Uangu: Kinezët adhurojnë gjithashtu vetëm një Zot.

Mësuesja: Kinezët adhurojnë Budën dhe jo Zotin.

Arsi: Të gjithë njerëzit në botë adhurojnë vetëm një Zot.

Mësuesja: Dëgjoni me kujdes fëmijë! Zoti është Një i Vetëm. Ai është i Pastër nga të metat, që ia përshkruajnë njerëzit.

Zemra e pastër:

Zemra nuk duhet të dyshojë tek çështjet e besimit

Zemra duhet t’i kushtohet vetëm Allahut

Zemra duhet të jetë e pastër nga zilia

Zemra duhet të jetë e pastër nga urrejtja

Zemra duhet të jetë e pastër nga syfaqësia

Zemra duhet të jetë e pastër nga egoja

Edukata e Suadës

Suada është një vajzë e mirë dhe e edukuar. Ajo sillet mirë me të gjithë. Ajo ka një veti shumë të mirë. Sa herë gabon, ajo dëshiron ta shlyejë gabimin, por nuk di se si të veprojë. Për këtë arsye, ajo pyeti gjyshen, e cila i tha: “Suada! Në rradhë të parë, ti duhet të pendohesh tek Allahu! Më pas, kërkoji fali personit, ndaj të cilit ke gabuar dhe menjëherë pas kësaj, bëj një punë të mirë.”

Brenda në shtëpi:

Mami lan rrobat

Gjyshja fshin pluhurat

Babai hap dritaret

Gëzimi ngre jorganët

Zana hekuros rrobat

Luljeta pastron dyshemenë

Jeta lan dritaret

Besimi lyen këpucët me bojë

Jashtë shtëpisë:

Mami fshin oborrin

Gjyshi derdh plehrat në koshin e mbeturinave

Sameti mbjell një pemë

Sara fshin klasën

Sejda lan klasën

Ermali pastron xhaminë

Desa mban pastër zyrën e saj

Jashari lyen me gëlqere muret e shkollës

Si mund ta mbaj ambientin të pastër?

Hidhi mbeturinat në kosh e jo sa andej – këndej!

Mos e lër ujin të derdhet kot!

Hape dritaren e dhomës për ajrim!

Mbill një pemë…

Profeti Muhamed (a.s) dhe pastërtia:

Profeti Muhamed (a.s) i kushtonte shumë rëndësi pastërtisë.

Profeti Muhamed (a.s) i lante duart para dhe pas ushqimit.

Profeti Muhamed (a.s) i lante dhëmbët me misvak.

Profeti Muhamed (a.s) vishte rroba të pastra.

Profeti Muhamed (a.s) i mbulonte enët, që mos të ndoteshin.

Profeti Muhamed (a.s) kujdesej për pastrimin e zemrës.

Në testin e edukatës, Ajni mori notën 10.

Këto janë përgjigjet e pyetjeve të testit:

Pyetja 1: Përse duhet të pastrohen flokët?

Përgjigja: Me qëllim që të largosh papastërtitë.

Pyetja 2: Çfarë duhet të bësh, kur të rriten thonjtë?

Përgjigja: Duhen prerë.

Pyetja 3: Çfarë duhet të bësh, kur hyn në shtëpi?

Përgjigja: Duhet të lash duart dhe këmbët.

Pyetja 4: Çfarë duhet të bësh para dhe pas buke?

Përgjigja: Duhet të lash duart.

Pyetja 5: Sa herë në ditë duhen larë dhëmbët?

Përgjigja: 2-3 herë në ditë, veçanërisht kur të vjen erë e keqe nga goja.

Pyetja 6: Kur duhet të bësh dush?

Përgjigja: Sa herë që e ndjen se trupi është djersit.

Pyetja 7: Përse fytyra duhet larë më shpesh?

Përgjigja: Sepse fytyra bëhet pis më shpesh.

Dialog:

Ermiri: Ooou…Ooou…Ooou…

Agroni: Çfarë ke?

Ermiri: Kam dhimbje barku.

Agroni: Çfarë ke ngrënë?

Ermiri: Mollë që i bleva në pazar.

Agroni: A i ke larë?

Ermiri: Jo.

Agroni: Ke vepruar gabim.

Ermiri: Përse?

Agroni: sepse nëse i ha të palara, të shkaktojnë dhimbje.

Ermiri: Nuk e dija.

Agroni: Allahu të shëroftë.

Ermiri: Amin dhe faleminderit për këshillën.

Zaidja në supermarket

Zaidja shkoi bashkë me mamin në supermarket.

Ajo bleu disa gjëra shumë të rëndësishme për higjenën.

Ajo bleu detergjent për larjen e rrobave dhe të pllakave.

Ajo bleu furçë dhe pastë dhëmbësh.

Ajo bleu shampo me erë të mirë.

Ajo bleu aromatizues për rrobat.

Ajo bleu anti-djersë.

Ajo bleu prerëse thonjsh.

Ajo bleu leckë për enët.

Kur besimtari merr abdes, ai

Lan duart deri në kyçe

Shpërlan gojën

Shpërlan hundën

Lan fytyrën

Lan krahët deri në bërryla

Fshin kokën dhe veshët

Lan këmbët deri në nyje

Kështu ai pastron gjymtyrët dhe njëkohësisht pastrohet nga mëkatet.

Edukata e pastërtisë në tualet

1 – Themi: “Allahum me in ni eudhu bike minel khubthi uel khabaith” “O Allah, kërkoj mbrojtje prej xhindëve meshkuj dhe femra”

2 – Pastaj hyjmë në banjo me këmbën e majtë

3 – Nevojat personale i kryejmë ulur

4 – Duhet të bëjmë kujdes, që të mos i ndotim rrobat

5 – Nuk hamë, nuk pimë e as nuk flasim

6 – Pastrohemi me ujë të bollshëm

7 – Pastrohemi me dorën e majtë

8 – Pastrojmë tualetin me ujë

9 – Lajmë duart me sapun

10 – Dalim me këmbën e djathtë

11 – Duke thënë: “Gufraneke” “Më fal o Zot!”

Veprime të gabuara. Kujdes!!
 

Gimi nuk i pret thonjtë.

Desara zhgarravit muret e shtëpisë.

Resmija mban erë të keqe, ngaqë nuk lahet.

Arjani fshin hundët me dorë.

Shkëlqimi i hedh mbeturinat në tokë.

Ana nuk i lan asnjëherë dhëmbët.

Demiri fle gjumë me këmbë të palara.

Zoja nuk i lan duart para dhe pas bukës.

Ervisi urinon gjithmonë në këmbë.

Klajdi fishkëllen në tualet.

Edukata ime e pastërtisë:

Unë besoj dhe adhuroj vetëm Allahun

Unë e pastroj zemrën nga urrejtja

Unë pastrohem nga mëkatet, duke u penduar

Unë e mbaj pastër ambientin që më rrethon

Unë i mbaj rrobat të pastra

Unë gjithmonë i laj duart, para dhe pas buke

Unë i laj këmbët, sa herë që hyj në shtëpi

Unë gjithmonë i laj dhëmbët

Unë i laj frutat dhe perimet, para se t`i ha

Unë gjithmonë i pres thonjtë

Unë e pastroj shtëpinë

Unë i hedh mbeturinat në kosh

Unë pastrohem, pasi kryej nevojat personale në tualet

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *