Fara e dashurisë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kur në zemër çel sythin e saj fara e dashurisë, mirësisë dhe mëshirës, atëherë e kemi çliruar veten nga mundime dhe barrë shumë të rënda. Nuk do të kemi nevojë t’i tërheqim njerëzit me zor, sepse atëherë do të jemi të sinqertë kur do t’i vlerësojmë. Atëherë do të zbulojmë në shpirtin e tyre thesare të mirësive. Do të gjejmë aty shumë dashamirësi, kur jemi të sinqertë në vlerësimin e tyre. Nuk ka qenie njerëzore që mos të ketë mbjellë në shpritin e tij mirësi apo dashamirësi, nga ku prodhohet fjala e mirë. Por ne pak e vërejmë.

E dallojmë atë vetëm kur dashuria për njerëzit rritet në shpirtin tonë. Nëse do të ndodh kjo, atëherë nuk do të provojmë mbi shpinë shumë stres, nuk do të kemi nevojë për të duruar shumë. Sepse miqtë tanë që i kemi fituar nuk do të na mundojnë, sepse do të na duan dhe ne do t’i duam.

Natyrshëm kështu, në zemrat tona nuk do të ketë asnjë parcelë për të mbjellë farën e dashurisë. Veç ky ka qenë shkaku pse në zemrën tonë kanë pasë mbirë farërat e këqija të urrejtjes e të inateve. Toka e zemrës ka qenë djerrë, e pakultivuar.

Ah sa do t’i dhuronim vetes tonë qetësi dhe kënaqësi, kur do tu falim të tjerëve dashuri, sinqeritet dhe mirëbesim. Ajo ndodh vetëm kur zemra është e kultivuar mirë.

Autor: Sejjid Kutubi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.