Fillo rrugëtimin e ndryshimit të vetes!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

A mendon shpesh për të ndryshuar botën përreth teje? I thua vetes se kjo nuk është koha jote dhe se po të ishe në një kohë tjetër, do të ishe më i mirë? Apo mendon për të ndryshuar ata që të rrethojnë, sepse nuk janë ashtu siç duhet të jenë? A ke menduar ndonjëherë se ndryshimi i botës dhe jetës me të gjitha aspektet e saj fillon nga vetja, nga ndryshimi i vetvetes?!

Mendo për fjalët e Zotit: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete.”

Le të ndryshojmë veten që të ndryshojë diçka rreth nesh…

Si mund ta di nëse kam nevojë për ndryshim?

Ndoshta të tjerët ta thonë këtë,

Ndoshta ke kaluar një sprovë që nuk të ka pëlqyer rezultati,

Ndoshta ke vënë re një dallim në sjelljen apo reagimet e tua krahasuar me të tjerët,

Ndoshta ke disa ndjenja nga të cilat dëshiron të çlirohesh: zemërim, frikë, stres, mërzi…

Ndoshta e ndjen veten të paarsyeshëm, të pavendosur, të hutuar…

Ndoshta ke qëllime që nuk di si t’i arrish,

Ose ndihesh se nuk ke qëllime të qarta në jetë…

Pyete veten: “A mundet vërtet ajo që po bëj tani të më çojë atje ku dua?”

Nëse përgjigjja është: jo. Atëherë pyete veten: “Çfarë duhet të bëj për të nisur rrugën drejt asaj që dua?”

Fillimi i ndryshimit të vetes nis nga dëshira jote për të; nuk mund të ndryshosh nëse ti vetë nuk dëshiron!

Fillimi i udhëtimit…

Ji specifik:

Çfarë dëshiron të ndryshosh?

Një sjellje apo zakon negativ

Një aftësi

Emocione negative

Proceset mendore: mendimet, bisedat me veten, vlerat, pritshmëritë, imazhin për veten

Formulo ndryshimin e vetes që dëshiron!

Përshkruaj veprimin që dëshiron, jo cilësinë që dëshiron të kesh.

Thuaj: “Dua të flas me zë të ulët”, jo: “Dua që zëri im të bëhet më i ulët”. Në rastin e parë, është

një veprim nga ana jote, ndërsa në rastin e dytë është vetëm një dëshirë për cilësi.

Përdor një gjuhë pohuese: “Dua të jem më i qetë në bisedat e mia.” Jo mohuese: “Nuk dua të

nervozohem gjatë bisedës.”

Imagjino ndikimin e këtij ndryshimi në detajet e jetës tënde…

Ne ndryshojmë për të zgjidhur problemet tona në mënyrë më të mirë, dhe kështu jetojmë një jetë

më të mirë. Prandaj, duhet ta imagjinojmë këtë jetë më të mirë që ta krijojmë atë.

Gjithmonë kujtohu se:

Transformimi është i vështirë, por ndryshimi është i mundur.

Procesi i ndryshimit nuk është linear, çdo ndryshim sjell ndryshime të tjera me vete.

Fillo me gjëra të vogla… hap pas hapi.

Ndryshimi varet nga bindja jote se është i mundur; thuaj vetes që është i mundur dhe se, me

ndihmën e Zotit, ti mundesh. Vullneti nuk është i mjaftueshëm për ndryshim…

Vullneti është si një armë që duhet të mësosh si ta përdorësh. Ndryshimi kërkon shumë njohuri

për veten dhe për qëllimin drejt të cilit po ecën, dhe gjithashtu kërkon shumë aftësi.

Njih mirë përparësitë dhe mangësitë e ndryshimit që dëshiron.

Kapërceje frikën nga ndryshimi, frikën nga përballja me një situatë të re, frikën nga gabimet.

Gabimet nuk janë dështime, por rrugë të reja dhe rezultate të reja.

Rendit listën e mbështetësve: Zoti i Plotfuqishëm, pastaj vetja jote, dhe të tjerë…

Ndryshimi sjell me vete shenja krijimtarie dhe shumë konfuzion dhe ankth.

Ki durim… fryti i ndryshimit do të vijë më vonë. Asgjë nuk mbetet gjithmonë e njëjtë… nuk do të

qëndrosh gjatë në gjendjen tënde të re. Përgatitu për ndryshimin e radhës!

Dhe beso: “Me të vërtetë, Allahu nuk e humb shpërblimin e atyre që bëjnë punë të mira.”

Filloje rrugëtimin tënd tani!

Përktheu: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *