Një nga studentët e imam Shafiut që quhej Junus nuk ra dakord me mësuesin e tij për një çështje. Kështu që ai u ngrit i zemëruar nga mësimi dhe shkoi drejt e në shtëpi. Kur ra nata, dëgjoi një trokitje në derën e tij.
Junusi tha: Kur e hapa derën, u befasova kur pashë imam Shafiun.
Ai më tha:
O Junus, qindra çështje na bashkojnë dhe mos lejo që një çështje të na ndajë.
O Junus, mos u mundo të fitosh në të gjitha polemikat, sepse ndonjëherë të fitosh një zemër është më e rëndësishme se të fitosh një debat.
O Junus, mos i shkatërro urat që ke ndërtuar dhe ke kaluar mbi to, sepse mund të të duhen që të kthehesh një ditë.
O Junus, urre gabimin, por jo personin që gabon.
O Junus, kritikoje thënien, por respektoje atë që e thotë atë thënie.
O Junus, roli ynë është të eliminojmë sëmundjen dhe jo të sëmurin.
Nëse tek ti vjen një hallexhi, dëgjoje atë.
Nëse tek ti vjen dikush që të të kërkojë falje, fale atë.
Nëse tek ti vjen një nevojtar, ndihmoje atë.
Dhe nëse një ditë mund të ndodhë që të korrësh gjemba, bëhu ti mbjellës lulesh.