Marrëveshjet kryesore mes Fatahut dhe Hamasit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp
Që nga viti 2007, lëvizjet Fatah dhe Hamas kanë bërë përpjekje të shumta për t’i dhënë fund përçarjes palestineze përmes një sërë marrëveshjesh, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar plotësisht.
Më poshtë janë marrëveshjet kryesore:
1. Marrëveshja e Mekës – 2007
Më 8 shkurt 2007, të dyja lëvizjet nënshkruan në Mekë një marrëveshje për formimin e një qeverie uniteti kombëtar dhe për ndalimin e ndarjeve të brendshme në Rripin e Gazës, nën kujdesin e mbretit saudit Abdullah. Megjithatë, në qershor shpërthyen përleshje që përfunduan me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi, për shkat të mos pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të fituara bindshëm nga Hamas. Me atë që njihet si “Procesi i Qershorit 2007”
2. Dokumenti egjiptian – 2009
Pas luftës izraelite ndaj Gazës më 2008, Egjipti propozoi në shtator 2009 një dokument pajtimi të quajtur “Dokumenti egjiptian”, por nuk u nënshkrua nga ana e Fatahut e cila kërkonte demilitarizimin e Hamas.
3. Marrëveshja e Kajros – 2011
Më 4 maj 2011, në Kajro u nënshkrua një marrëveshje mes fraksioneve palestineze, përfshirë Fatahun dhe Hamasin, për të formuar komisione që do të trajtonin çështje si zgjedhjet, pajtimin shoqëror dhe aktivizimin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), mirëpo u braktis nga Fatah.
4. Marrëveshja e Dohas – 2012
Më 6 shkurt 2012, palët arritën në Doha një marrëveshje për formimin e një qeverie konsensusi kombëtar nën drejtimin e Mahmud Abbasit, me detyrën për të përgatitur zgjedhjet dhe rindërtuar Gazën. Përsëri u braktis nga Fatah.
5. Marrëveshja e Kampit të Plazhit – 2014
Më 23 prill 2014, në kampin e Plazhit në Gaza u arrit marrëveshja për krijimin e një qeverie konsensusi kombëtar dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda gjashtë muajve. Qeveria u formua, por zgjedhjet nuk u mbajtën kurrë, Fatahu kërkonte një proces zvarritës që zgjaste disa vite.
6. Marrëveshja e Kajros – 2017
Më 12 tetor 2017, palët nënshkruan në Kajro një marrëveshje nën ndërmjetësimin egjiptian, që parashikonte që qeveria e unitetit të merrte përgjegjësitë në Gaza dhe kontrollin e pikave kufitare t’i kalonte Gardës Presidenciale. Edhe kjo dështoi si pasojë e braktisjes së procesit nga Fatah dhe depërtimit të ushtrisë egjiptiane në zonën kufitare të rafahut duke shkatërruar tunelet e nëndheshme dhe duke zhvendosur popullsinë egjiptiane në një brez prej 3 km.
Autor: Behar Kaçeli
Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *