Mesazhi i ajetit “Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz! Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kjo botë është vendi i mbjelljes dhe jo i korrjes.

Vendi i provimit dhe jo i shpërblimit.

E nga sprovat e Allahut të Madhëruar është që robërit e Tij i sprovon.

Humbja e njerëzve të dashur është sprovë.

Humbja e pasurisë është sprovë.

Ai i cili bën durim e kalon këtë provim.

E ndërsa kush zemërohet ngel në provim.

Nuk shpëton nga sprova askush biles as profetët, të cilët janë më të sprovuarit nga njerëzit!

Biografët dhe kronistët na përcjellin për Dhulkarnejnin që kur arriti në Babiloni u sëmur rëndë sa e kuptoi se do vdiste.

Iu kujtua nëna e tj dhe deshi t’i japë zemër dhe i dërgoi asaj një dash të madh dhe si amanet i la: nëse vdes ta therrësh dhe ta gatuash e pastaj të ftosh atë që nuk është sprovuar asnjëherë apo që nuk ka humbur një të shtrenjtë.

Kur vdiq, porosia e tij shkoi në vend, por çuditërisht nuk erdhi askush.

Pasi nuk kishte as edhe një shtëpi të vetme që nuk kishte humbur dikënd apo mos të kishte kaluar një sprovë.

Nëna e mori mesazhin e djalit të saj dhe u lut për të:

Allahu të mëshiroftë ishe i mirë me mua si i gjallë dhe i vdekur!

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *