Muslimanët për herë të parë në Andaluzi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Çlirimi i territoreve në Magreb (Marok) nga ana e muslimanëve  pati shumë sukses; pasi fiset berbere fillimisht rezistuan fuqishëm ndaj ushtrisë muslimane, por më vonë ato më pas besuan në Allahun si Zotin e tyre, në Islamin si fenë e tyre dhe në Muhamedin si profetin dhe të dërguarin e tyre. Kështu, berberët u bënë muslimanë, duke pasur të njëjtat të drejta dhe detyrime si çliruesit e tyre. Kjo bëri që çlirimtarët (muslimanët) të kuptonin se vëllazëria në fe kërkon përhapjen e saj.

Musa ibn Nusajri, guvernatori i Kalifatit Islam në Afrikë, kërkoi leje nga kalifi omejad El-Uelid ibn Abdul-Melik për të çliruar Andaluzinë, pasi territori i Magrebit të Largët tashmë ishte nën sovranietin e shtetit islam. Ai e emëroi Tarik ibn Zijadin si guvernator të qytetit të Tanxherit. El-Uelidi e miratoi çlirimin e Andaluzisë dhe e urdhëroi Musai ibn Nusajrin për të lëvizur drejt saj.

Musa ibn Nusajri përgatiti një ekspeditë zbulimi të përbërë nga pesëqind ushtarë, prej të cilëve njëqind ishin kalorës, nën komandën e Tarif ibn Malikut – i njohur si Ebu Zure’a, një musliman berber. Kjo ekspeditë kaloi ngushticën e Gjilbraltarit nga Seuta me një grup anijesh dhe zbarkoi në ishullin “Paloma” në anën spanjolle. Më vonë, ky ishull u bë i njohur me emrin e këtij komandanti: Ishulli Tarif.

Kjo ekspeditë lundroi në brigjet e Seut-as më 1 Ramazan të vitit 91 hixhri. Tarifi eksploroi qytetin dhe zonat përreth, duke mbledhur informacione mbi gjendjen e armikut në këto rajone. Ekspedita e Tarifit u kthye me lajme inkurajuese dhe premtuese për vazhdimin e fushatës së çlirimit. Ai studioi kushtet e rajonit, identifikoi vendndodhjet kryesore dhe dërgoi grupe zbulimi në disa vende – përfshirë Malin e Tarikut – për këtë qëllim. Këto informacione ndihmuan në hartimin e planit të çlirimit dhe zbarkimin e mëvonshëm të Tarik ibn Zijadit me ushtrinë e tij në mal.

Kështu pra, komandanti musliman Tarif ibn Maliku, kur hyri në Andaluzi për herë të parë më 1  Ramazan të vitit 91 hixhri, përgatiti terrenin për depërtimin e Islamit në këtë tokë. Islami do të qëndronte aty për tetë shekuj rresht, derisa Andaluzia ra në duart e spanjollëve, duke shënuar fundin e sundimit islam në fund të shekullit të nëntë hixhri.

Autor: Ragib Serxhani

Përktheu: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.