Paqja e Hamasit, si kujtesë për paqen e Hudejbijes

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Më së fundi Hamasi pranon vendosjen e paqes dhe kushtet e saj me ndërmjetësinë e disa vendeve muslimane dhe garancinë amerikane të presidentit Trump. Pas gjithë kësaj ploje të shtetit izraelit të udhëhequr nga krimineli gjenocidal Netanjahu, arrihet një marrëveshje paqeje e përkohshme, pas së cilës shpresojmë që të marri frymë lirisht e pa frikë populli palestinez.

Alija Izetbegoviç ka një thënie të madhe pas nënshkrimit të paqes për Bosnje Hercegovinën: “Kjo nuk është një paqe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës. Në këtë situatë siç është, dhe në këtë botë siç është, paqe më e mirë nuk mund të arrihej”.

Marrëveshja e Dejtonit më 1995 dhe Marrëveshja e Rambujesë më 1999 sollën paqen në këto troje, me gjithë problemet dhe sfidat e përjetuara më pas nga Bosnje Hercegovina dhe Kosova.

Po ashtu edhe Palestina, megjithëse u arrit paqja me Hamasin, ka sfidat dhe dilemat e shumta për të zgjidhur ende. Hamasi pranoi paqen dhe për momentin neve na duhet të gëzohemi që populli në Gaza shpëtoi nga ai masakrim i përditshëm masiv që nuk po i lejonte mundësi dhe kohë që të hante një kafshatë bukë dhe të pinte një gotë ujë. Le të shpresojmë që garantët e kësaj marrëveshjeje të arritur Turqia, Arabia Saudite e Indonezia do të japin edhe më pas kontributin e tyre për sfidat diplomatike për Palestinën dhe popullin palestinez.

Përgjegjësia dhe ndjeshmëria e Hamasit ndaj prioriteteve të popullit palestinez për pranimin e kësaj marrëveshjeje është një tregues që paqja do të zgjasë sadopak. Ndërkaq, etjes për gjak e skifterëve izraelitë dhe përfaqësuesve të tyre politikë me Netanjahun e Ben Gvirin mund t’i vihet fre vetëm prej presidentit Trump në këto momente.

Le të kujtojmë këtu Marrëveshjen e Hudejbijes, ku Muhamedi a.s. megjithëse ishte i fortë dhe me fuqi të mjaftueshme ushtarake pranoi një marrëveshje me kushte të disfavorshme. Gjatë kohës së paqes pikërisht ai kusht i kurejshitëve për shkëmbimin e robërve u shfuqizua nga vetë ata. Nga paqja do të përfitojë i pari populli i vuajtur palestinez dhe të këmbëngulësh për paqen do të thotë të shkatërrosh synimet vrastare të kriminelëve izraelitë.

Autor: Roald Hysa

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *