Kryetari i Komisionit të Tregjeve Financiare në Dumën e Shtetit, Anatoli Aksakov, njoftoi se Rusia po punon intensivisht për themelimin e një banke islame, në bashkëpunim edhe me vendet arabe.
1- Bankingu islam po fiton popullaritet
2 – Pritet që deri në vitin 2033 myslimanët të arrijnë ~30% të popullsisë
3 – Në rajone si Tataristan, Çeçeni dhe Dagestan projektet pilot kanë nisur që nga 2023
Qëllimi: zhvillimi i financës islame dhe përfshirja ekonomike e komuniteteve myslimane.
Rusia, për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë myslimane, do të hapë një bankë islame
Kryetari i Tregjeve Financiare në Dumën e Shtetit të Rusisë, Aksakov, deklaroi se po zhvillohen punë intensive për themelimin e një banke islame në vend. Me rritjen e popullsisë myslimane, procesi ka marrë ritëm, ndërsa vijojnë konsultimet edhe me vendet arabe. Aksakov foli në një aktivitet të mbajtur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tataristanit në Federatën Ruse.
“PO KONSULTOHEMI ME VENDET ARABE”
Duke treguar se po diskutojnë me botën e biznesit dhe përfaqësuesit myslimanë në Rusi për krijimin e një banke islame, Aksakov tha: “Po punojmë intensivisht për të themeluar një bankë islame në Rusi. Për krijimin e një banke të tillë po zhvillojmë bisedime edhe me vendet arabe.”
PËRQINDJA E POPULLSISË MYSLIMANE DO TË ARRIJË NË 30%
Ndërsa pritet që deri në vitin 2033 përqindja e myslimanëve në popullsinë totale të Rusisë të arrijë në 30%, bankingu islam po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet.
PROJEKTI PILOT NISI VITIN E KALUAR
Në disa rajone të Rusisë si Tataristan, Çeçeni dhe Dagestan, operacionet eksperimentale të bankimit pjesëmarrës nisën më 1 shtator 2023.
ardhmëriaonline.com



















