Ky ajet kuranor është shpallur për sahabët – muhaxhirët dhe ensarët – të cilët morën pjesë në betejën e Tebukut bashkë me Profetin.
Kjo betejë ka qenë ndër betejat më të vështira të cilat ka zhvilluar Profeti (a.s) dhe sahabët.
Ajo është beteja në të cilën Profeti (a.s) dhe sahabët kanë përshkuar distancën më të largët. Në këtë betejë, ata përshkuan shkretëtirën në ditët e nxehta të verës.
Ushtria që mori pjesë në këtë betejë u quajt “Ushtria e vështirësisë”, sepse nuk pati para mjaftueshëm aq sa për të përgatitur këtë ushtri.
E megjithatë, Allahu i Madhëruar këtë vështirësi që ata hoqën e quajti “Çast”
Koha ecën shpejt, ditët pasojnë njëra – tjetrën, kështu që nga punët e mira që njeriu ka kryer nuk ngelet vetëm se shpërblimi. Kurse nga punët e këqija që njeriu ka kryer nuk ngelet vetëm se gjynahu.
Të parët tanë, në ditët e vështira që kalonin, e këshillonin njëri – tjetrin me këto fjalë:
Ato janë disa ditë që kalojnë shumë shpejt, e Xheneti është vendi që i është premtuar punëmirëve.
Autor: Ed’hem Sherkaui
Përktheu: Elton Harxhi