Bisedë me dynjanë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Jam transferuar nga një vend në një tjetër me qëllim që të shkëputesha nga dynjaja. U orvata të largohem prej saj, por nuk munda. Ndryshova profesionin, ndryshova shtëpinë, ndryshova shoqërinë, ndryshova vendbanimin dhe shumë gjëra të tjera nga jeta. Megjithatë, dynjaja vazhdonte në zemrën time, duke më joshur e tunduar. Në fund, e kuptova se tiparet dhe cilësitë e saj, nuk ndryshonin me ndryshimin e kohërave dhe të vendeve. Ajo mbetej po ajo që kishte qenë.

Shpesh herë, më mbërthente një dëshirë e zjarrtë, që dynjaja të merrte formë para syve të mi, t’ia thosha gjërat copë dhe ta vrisja. Kështu do të shpëtoja një herë e mirë prej saj dhe do e nxirrja nga zemra ime.

Një ditë, teksa po qëndroja krejt i vetëm, mu shfaq para syve dynjaja!!

Ajo më pyeti:”Çfarë dëshiron o rob i Zotit? Ja ku më ke para syve.”

Gjithë keqardhje, ia ktheva:”Ndihem shumë keq që të dua, jam pleksur keq me ty dhe nuk shqitem dot prej teje.”

Dynjaja:”Kjo është një ndjenjë e natyrshme. Kush pretendon se nuk më do, është thjesht një gënjeshtar. Unë jam krijesë e Zotit dhe të gjithë më duan.”

Robi i Zotit:”Po, si thua që kjo është një ndjenjë e natyrshme?”

Dynjaja:”Po, është e natyrshme. Gabimi që bëjnë shumë njerëz është se më japin përparësi ndaj ahiretit.”

Robi i Zotit:”Po unë, a jam nga këta njerëz?!”

Dynjaja:”Po, por ti ke disa cilësi të mira.”

Robi i Zotit:”Si mund ta kuptoj realitetin tënd?”

Dynjaja:”Nga thënia profetike:”Dynjaja është e ëmbël dhe e bukur.” (Taberani)

Profeti a.s më ka etiketuar si të ëmbël dhe të bukur, por për besimtarin e vërtetë unë jam një burg. Thotë Profeti a.s:”Dynjaja është burgu i besimtarit dhe parajsa e jobesimtarit. (Ahmed)

Robi i Zotit:”Por unë shoh që disa besimtarë jetojnë në luks e kamje!”

Dynjaja:”Me burg, nuk kisha për qëllim burgun e hekurave, siç e kuptove ti. Burg në këtë rast, është fakti që besimtari e kufizon veten sipas urdhrave të Zotit. Prandaj Muhamed ibnu Semmak, Zoti e mëshiroftë ka thënë:

“O bir i Ademit! Që nga çasti kur ke ardhur në ekzistencë, gjendesh në burg. Fillimisht, ke qenë në burgun e shtyllës kurrizore, mandej në barkun e nënës, në djep, në mejtep dhe pastaj në burgun e sigurimit të jetesës së fëmijëve. Kërkoje rehatllëkun pas vdekjes, sepse edhe atje mund të përfundosh në burg.”

Robi i Zotit:”Shumë e bukur, tani e kuptova. Po përse të kanë quajtur dynja?”

Dynjaja:”Nëse njerëzit do e dinin kuptimin e vërtetë të emrit tim, nuk do të josheshin nga bukuritë e mia. Emri im ka dy kuptime:

1 – Diçka që shuhet shpejt.

2 – Diçka e shëmtuar, sidomos nëse krahasohet me ahiretin.”

Robi i Zotit:”E si duhet të sillem me ty, me qëllim që të mos tundohem prej teje?”

Dynjaja:”Kjo është një pyetje e rrezikshme, pasi për t’iu përgjigjur më duhet të bëj publik një nga sekretet e mia. Unë i “gjuaj” njerëzit herë me pasuri, herë me femra, herë me poste dhe të gjitha këto janë pjesë e bukurisë time. Një karakteristikë e bukurisë është të qenit e përkohshme. A të ka rastisur të shohësh ndonjë dhëndër apo nuse gjithmonë të zbukuruar si ditën e dasmës?”

Robi i Zotit:”Përgjigju pyetjes time dhe mos i bëj bisht! Si duhet të sillem me ty, që mos të tundohem prej teje?”

Dynjaja:”Avash miku im, ç’ke që nxiton? Tipari dhe cilësia më e rëndësishme që duhet të ketë personi që ndërvepron me mua, është vigjilenca dhe mendjemprehtësia.

Unë jam prezente tek gjërat më të shijshme dhe tek epshet e ndezura. Ai që më përdor si urë për të mbërritur në ahiret, ka shpëtuar. Ai që më përdor si rezidencë të përhershme ka humbur. Unë jam urë dhe jo rezidencë.

Hasan El-basri ka thënë:”Bëni kujdes me angazhimet e kësaj bote, pasi angazhimet e saj janë të shumta. Sa herë që dikush hap një derë angazhimi, i hapen para syve edhe dhjetë të tjera.”

Robi i Zotit:”Atëherë më duhet të distancohem krejtësisht prej teje, me qëllim që të garantoj shpëtimin.”

Dynjaja:”Jo, nuk doja të thosha këtë. Me mua duhet të sillesh gjithë kujdes. Sa herë të hapet një portë e dynjasë, hap një tjetër të ahiretit. Kështu, nuk do e harrosh hisen që të takon nga kjo botë dhe do të ruash ekuilibrat, siç të ka urdhëruar Zoti.”

Robi i Zotit:”Por… kam frikë.”

Dynjaja:”Mos kij frikë! Thjesht mësohu si të ndërveprosh me hijeshitë dhe bukuritë e mia. Mos u bëj siç ka thënë Ibnu Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të!”

Robi i Zotit:”Pse, çfarë ka thënë Ibnu Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të?”

Dynjaja:”Ai ka thënë:”Mos flini natën si të ishit cofëtina, të rraskapitur nga lodhja e ditës.”

Pra, mos punoni aq shumë saqë të mos keni fuqi të ngriheni natën për tu falur dhe lutur. Ka njerëz të cilët janë të zhytur në çështjet e dynjasë natë e ditë, pa menduar aspak për ahiretin.

I pafat është biri i Ademit. Nëse do i frikësohej zjarrit siç i frikësohet fukarallëkut, do të fitonte xhenetin.”

Robi i Zotit:”Çfarë më këshillon të bëj?”

Dynjaja:”Të këshilloj ta kesh gjithmonë ndërmend ajetin:

“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!” (Kehf, 45)

Nëse gjer sot je treguar i kujdesshëm me mua një herë, që sot të tregohesh një mijë herë i kujdesshëm.”

Robi i Zotit:”Nuk mendoj se do të më sprovosh pas kësaj bisede kaq të hapur!”

Dynjaja:”Një herë e pyetën sorrën:”Ç’ke që vjedh sapun?” Ajo u përgjigj:”E keqja është vesi im.”

Unë po të them se sprova dhe tundimi është e ngulitur në natyrën time. Prandaj mos u bëj nga ashikët e dynjasë!”

Mandej, dynjaja ua zhduk sa hap e mbyll sytë.

Robi i Zotit filloi të thërrasë:”O dynja! O dynja! Por askush nuk iu përgjigj. Ai uli kokën dhe tha:”Të falënderoj o Zot që më ndërgjegjësove për realitetin e kësaj bote!”

Autor: Xhasim Mutawa

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit