Myslimanët janë njerëzit që e lexojnë më shumë Librin e tyre sipas rregullave të leximit dhe duke e zbukuruar zërin, por ata janë gjithmonë në vendnumëro dhe në gjendje të heshtur që nuk përparojnë. E lexojnë librin e tyre me sytë e të vdekurve!
Ajetet nuk u krijojnë energji që i shtyn të lëvizin, të punojnë, të kërkojnë dhe të shpikin, megjithëse Kur’ani është libër dinamizmi dhe pune.
“Thuaj: Ecni nëpër tokë dhe vështroni si ka filluar krijimi!”[1]
“Thuaj: Vështroni çfarë ka në qiej dhe tokë!”[2]
“Dhe thuaj: Punoni, dhe Allahu do ta shikojë punën tuaj!”[3]
Në çdo ajet ka urdhër për të ecur, për të vështruar, për të lëvizur dhe për të medituar që të merret mësim dhe të shpresohet.
Autor: Mustafa Mahmud
[1] – Sure Ankebut: 20.
[2] – Sure Junus: 101.
[3] – Sure Teube: 105.