Hytbja e Profetit (a.s) në Akabe me ensarët në vitin e dymbëdhjetë të profetësisë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Nga Ibn Mes‘udi transmetohet se ka thënë: “Na caktoi i Dërguari i Allahut (a.s) një takim në rrëzë të Akabes, në ditën e Kurbanit, dhe ne ishim shtatëdhjetë burra. Ukbe ka thënë: Unë isha më i riu në moshë ndër ta. Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut dhe tha: “Folni sa më shkurt, sepse kam frikë për ju nga jobesimtarët e Kurejshëve!”

Ne thamë: O i Dërguari i Allahut, kërko për ne nga Zoti yt, kërko për veten tënde, dhe kërko për shokët e tu, dhe na trego çfarë shpërblimi do të kemi nga Allahu i Lartësuar dhe nga ana jote.

Ai tha: “Sa i përket asaj që kërkoj për Zotin tim është: që të besoni në Të dhe të mos i shoqëroni Atij asgjë. Sa i përket asaj që kërkoj për veten time: ju kërkoj të më bindeni, që t’ju udhëzoj në rrugën e drejtë.
Dhe kërkoj për veten time dhe për shokët e mi që të na mbështesni me atë që keni në duart tuaja dhe të na mbroni ashtu siç mbroni veten tuaj. Nëse e bëni këtë, atëherë për ju tek Allahu është Xheneti dhe po ashtu edhe për mua.”

Më pas ne zgjatëm duart tona dhe i dhamë besën.”[1]

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Tabaraniu. Në zinxhirin e këtij hadithi gjendet Muxhalid ibn Seid. Hadithi i transmetuar prej tij është Hasen megjithëse tek ai ka shenja të dobëta të transmetimit. Për më tepër shih “Mexhmu’uz Zeuaidi” fq: 6/47.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *