O ti mëkatar! Ramazani po vjen

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

O ti që ke gabuar me Zotin tënd, që ke shkelur kufijtë e robërisë së Tij…

O rob i Zotit! O i mjerë! Çfarë ke gjetur në largimin tënd nga Allahu?!

O vëlla, oj motër! Ja, erdhi Ramazani për të të sjellë frymë të imanit, për të mbushur zemrën tënde me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Prandaj, kthehu tek Allahu: “Prandaj, shkoni tek Allahu”[1]

O rob i Allahut! Dije se dera e pendimit është e hapur dhe hyrja në të është e lejuar. Kthehu tek Zoti yt, që Ai të jetë i kënaqur me ty dhe të të falë.

Nxito tek Allahu, që Ai t’i shndërrojë mëkatet e tua në vepra të mira dhe të të shkruajë ndër të dashurit e Tij: “Vërtet, Allahu i do ata që pendohen”[2]

Kthehu tek Allahu, mëshira e të Cilit ka përfshirë çdo gjë. Ai ka shkruar një fjalë që është tek Ai: “Mëshira Ime e ka paraprirë zemërimin Tim.”[3]

O mëkatar! A e ke dëgjuar këtë ajet? “Thuaj: O robërit e Mi që e keni ngarkuar veten me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!”[4]

Prandaj, kthehu tek Allahu! Ai është më i mëshirshëm me ty se nëna dhe babai yt. Ai është më Bujari i Bujarëve dhe thotë: “Unë vërtet jam Falës për atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe pastaj përqafon udhëzimin.”[5]

Kthehu tek Ai, që është i dhembshur me robërit e Tij dhe që të ka dhuruar begati të panumërta.

Të këshilloj të pendohesh sinqerisht për të kaluarën dhe të vendosësh fort të mos kthehesh më tek mëkatet.

O pendues! Ku janë lotët e tua? Ku është përulësia jote? Ku është rrëfimi yt përpara Zotit tënd?!

Le të fillosh një faqe të re dhe mbi të shkruaj: “O Zot, unë po pendohem!”

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Dharijat: 50.

[2] – Sure Bekare: 222.

[3] – Buhariu.

[4] – Sure Zumer: 53.

[5] – Sure Taha: 52.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.