Rëndësia dhe vlera e “Usul Fikhut”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Vlerë historike:

Nëpërmjet rregullave të shkencës së “Usul Fikhut” njihemi me perceptimin e jursitëve e të muxhtehidëve, rrugën e përligjësimit që ata kanë ndjekur dhe si ata kanë mbërritur  deri te njohja e përpiktë e dispozitave të sheriatit, duke u bazuar në arsyetim të shëndoshë dhe qetësimin e shpirtit (zemrës). Kjo vlerë, edhe pse është historike, nuk mund të mohohet rëndësia e saj, sepse askush nuk ka të drejtë të mohojë vlerën e studimit të historisë, e cila është e ndërlidhur me të kaluarën e Umetit; të jetë mësim për të tashmen, ashtu që të bëhet një planifikim sa më i mirë i së ardhmes, nën dritën e trashëgimisë kulturore.

Vlerë teorike dhe praktike:

Kjo është vlera e profesionalizmit për të përpliuar dispozitat fetare nga argumentet.  Kjo vlerë është për muxhtehidin, ndërsa përsa i përket imituesit, vlera e kësaj shkence dallohet, ashtu siç e sqarova te vlera historike, e ajo është ndalja deri te pika: ashtu siç i kanë kuptuar çështjet imamllarët dhe në atë që ata janë bazuar ata në përpilimin e dispozitave fetare. Kështu që shpirti i pranon dhe zemra qetësohet, duke i pranuar si të mirëqena ato gjëra që ata (imamllarët) kanë thënë. E qetësimi i shpirtit të nxit për të praktikuar dhe zbatuar dispozitat fetare të sheriatit, e cila është rruga e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Vlerë huhulmtuese (ixhtihadi):

Vlera e kësaj shkence manifestohet tek muxhtehidi, sepse kjo shkencë e ndihmon atë të përpilojë dispozitat fetare. Gjithashtu studimi i shkencës së “Usul Fikhut” i jep aftësi studiuesve për t’i dhënë prioritet, analizuar mendimet e juristëve të mëparshëm, ose të miratojnë dispozitat e sheriatit, me të cilat i përmbush nevojat individuale apo shoqërore. E gjitha kjo ndodh për shkak se tekstet e Kuranit dhe Sunetit janë tekste të kufizuara dhe të limituara, ndërsa ndodhitë dhe çështjet me të cilat njerëzit përballen janë të pafundme. Kështu që ato çështje që janë të kufizuara (tekset e Kuranit dhe Sunetit) nuk mund të  trajtojnë apo të përfshijnë çështjet e njerëzve që janë të pafundme, përveçse nëpërmjet rrugës së hulumtimit (ixhtihadit). Mirëpo ixhtihadi as që mund të paramendohet pa njohjen e rregullave të “Usul Fikhut” dhe as pa perceptimin e shkaqeve reale, urtësisë të dispozitave  të Sheriatit. Prandaj duke u thelluar sa më shumë në këtë shkencë, ne  mund të shkundim nga vetja pluhurin e imitimit të verbër dhe ta rikthejmë përsëri “Fikhun” në pozitën që i takon.

Vlerë krahasuese:

Krahasimi i duhur nuk mund të bëhet pa u mbështetur në argumentet tekstuale, logjike, apo të “Usul Fikhut”. Në kohën e sotme, krahasimi midis medh’hebeve ka rëndësi të veçantë, si në krahasimin midis medh’hebeve me njëra – tjetrën, ose midis Sheriatit dhe kushtetutave njerëzore. Në të dy rastet, nuk mund të anashkalohen rregullat e “Usul Fikhut”, sepse kjo shkencë na shtyn që të bazohemi te argumentet e dispozitave dhe na shpie  për të peshuar saktë midis mendimeve të ndryshme dhe për t’i dhënë prioritet argumentit më të fuqishëm prej tyre. Këtu del në pah vlera e shkencës së “Usul Fikhut” edhe tek imituesi, që të ketë mundësi të vendosë në peshojë argumentet e medh’hebit të tij dhe argumentet e medh’hebeve të tjera.

Vlerë në këtë botë:

Kjo vlerë është rruga e saktësimit të bazave të dispozitave e argumenteve të sheriatit. Kjo vlerë e nxit njeriun  – personin juridik fetar –  për t’i kryer detyrat fetare. Për këtë arsye, dijetarët e “Usul Fikhut”  kanë thënë: Vlera e “Usul Fikhut” është te njohja e dispozitave të Allahut  të Lartësuar. Ky është shkak, i cili sjell lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Përfundim:

Shkenca e “Usul Fikhut” është një prej shkencave të domosdoshme për çdo muxhtehid, myfti dhe studiues, i cili dëshiron të dijë se si janë përpiluar dispozitat fetare. Ata që nuk kanë nevojë për këtë shkencë janë masat e gjera të njerëzve, ndaj të cilëve është mëse e mjaftueshme përcjellja e fjalëve të dijetarëve, dhe ndaj të cilëve nuk kërkohet që të vijnë me argumente dhe fakte, sepse jo të gjithë njerëzit janë kështu. Dijetari është ai, të cilit nuk i mjafton vetëm t’i lexojë dispozitat fetare nga dijetarët dhe t’i konsiderojë ato si postulate,  por ai hulumton në argumentet e secilës dispozitë fetare, e pastaj, nga hulumtimi i tij është i aftë dhe i kualifikuar për të nxjerrë në pah frytet e ixhtihadit të tij, gjë që i sjell atij dobi në njohjen e ngjarjve, ndodhive dhe çështjeve të reja.

Autor: Uehbe Zuhejli

Përktheu: Elton Harxhi

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.