Pasi e vëren se televizori i shtëpisë nuk punon, zonja e shtëpisë e thirr teknikun për ta rregulluar.
Tekniku vjen ne shtëpi dhe e hap televizorin, brenda tij gjen copa buke. Menjëherë e kuptuan se kush e kishte bërë, nuk mund te ishte dikush tjetër pos vajzës së vetme katër vjeçare.
Para se ta qortojë, zonja e shtëpisë vendos ta dëgjojë vogëlushen pse e kishte bërë këtë gjest. Pasi e kuptoi shkakun, e shtrëngoi fort dhe filloi të qajë.
Vogëlushja në televizor kishte shikuar një emision dokumentar me fëmijët e Afrikës. Ende pa mbaruar, ajo kishte marrë disa copa buke dhe i kishte futur nëpër vrimat e televizorit, për t’i ushqyer fëmijët e uritur.