27 përgëzime për të devotshmit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Përsa u përket përgëzimeve me të cilat Allahu (xh.sh.) i ka përgëzuar të devotshmit në Kuran, ato janë njëzet e shtatë:

1 – Përgëzimi me nderime (keramete): “(Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen Allahut. Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën.”

2 – Përgëzimi me ndihmë dhe përkrahje: “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë (të devotshmit)”

3 – Përgëzimi me dije dhe urtësi: “Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt”

4 – Përgëzimi me shlyerjen e mëkateve dhe lartësimin e shpërblimit të të devotshmit: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia rrisë shpërblimin”

5 – Përgëzimi me shtimin e shpërblimit: “Ai do t’ia rrisë shpërblimin”

6 – Përgëzimi me falje: “dhe frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu është Falës e Mëshirëplotë”

7 – Lehtësia dhe mbarësia në punë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen”

8 – Rrugëdalja nga brengat dhe sprovat: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)”

9 – Rizk (furnizim) i bollshëm me siguri e rehati: “… dhe do t’i japë furnizim prej nga nuk e pret”

10 – Shpëtimi nga dënimi dhe ndëshkimi: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë të devotshëm”

11 – Arritja e asaj që dëshirohet: “Por Allahu do t’i shpëtojë ata që janë ruajtur me të mirat e bëra”; dhe: “Vërtet, për të devotshmit ka vend triumfi (Xheneti)”

12 – Suksesi, mbarësia dhe mbrojtja nga gjynahet: “… por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun”

13 – Dëshmia për vërtetësinë e tyre: “Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun”

14 – Përgëzimi me nderim dhe fisnikëri: “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij”

15 – Përgëzimi me dashuri: “Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm”

16 – Suksesi dhe shpëtimi: “Kijeni frikë Allahun (bëhuni të devotshëm), në mënyrë që të shpëtoni”

17 – Arritja e afrisë dhe lidhjes me Zotin: “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi (devotshmëria) juaj.”

18 – Marrja e shpërblimit pas sprovës: “Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”

19 – Pranimi i veprave të mira (sadakasë): “Padyshim Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve”

20 – Pastërtia dhe dëlirësia e zemrës: “Kjo tregon përkushtimin e zemrës së tij”

21 – Përsosmëria e adhurimit (robërisë): “Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atj”

22 – Xhenetet dhe burimet: “Padyshim, të devotshmit do të jenë në kopshte (Xhenete) dhe burime”

23 – Siguria nga fatkeqësitë: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në vend të sigurt”

24 – Krenaria e të qenit mbi krijesat e tjera: “Por njerëzit që i frikësohen Allahut, do të jenë mbi ata në Ditën e Kijametit”

25 – Largimi i frikës dhe i pikëllimit nga ndëshkimi: “Ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen”.

26 – Bashkëshortet e përshtatshme: “Vërtet, për punëdrejtët (të devotshmit) është përgatitur e mira (Xheneti): kopshte dhe vreshta, vajza të reja, të së njëjtës moshë)”

27 – Afrimi në praninë Hyjnore, takimi dhe shikimi (i Zotit): “Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm”

Autor: Fejruz Abadi

Përktheu: Rushit Musallari

By: ardhmëriaonline.com

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *