Predikimi i Profetit (a.s) kur shokët e tij u ankuan për prijësin e Hajberit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Irbad ibn Sarije es-Sulemi (r.a) thotë:

“Ne zbritëm së bashku me të Dërguarin e Allahut (a.s) në kalanë e Hajberit. Me të ishin edhe një grup myslimanësh. Prijësi i Hajberit ishte një burrë kryeneç dhe mendjemadh. Ai iu afrua Profetit (a.s) dhe i tha:

“O Muhamed! A mendoni se ju lejohet të therni gomerët tanë, të hani frutat tona dhe të rrihni gratë tona?!”

I Dërguari i Allahut (a.s) u zemërua dhe tha: “O Ibn Auf! Hip në kalin tënd dhe thirr njerëzit se Xheneti nuk është i lejuar për askënd tjetër përveç besimtarit dhe se të gjithë duhet të mblidhen për namaz!”

Njerëzit u mblodhën dhe më pas Profeti (a.s) u ngrit e tha: “A mendon ndokush prej jush, ndërsa është mbështetur në divanin e tij, se Allahu i Madhëruar ka ndaluar vetëm ato gjëra që përmenden në Kuran? Përkundrazi, betohem në Allahun se unë ju kam këshilluar, ju kam urdhëruar dhe ju kam ndaluar nga disa gjëra, të cilat janë po aq të rëndësishme sa ato që gjenden në Kuran, madje edhe më shumë. Allahu i Madhëruar nuk ju ka lejuar të hyni në shtëpitë e ithtarëve të Librit pa lejen e tyre, as t’i rrihni gratë e tyre dhe as t’ua hani frutat, nëse ata ju japin atë që u takon të japin.”[1]

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Ebu Daudi. Në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithit është Esh’ath ibn Shu’be el Mesisi ndaj të cilit ka pak debat.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *