Akidja, kuptimi dhe rëndësia e saj

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

I dërguari (a.s) i tha Muadh bin Xhebelit, kur ai po shkonte në Jemen: “Ti do të shkosh te populli, që është posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij. Nëse binden në këtë, atëherë mësoji ata se Allahu i ka obliguar me pesë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë…”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadith është i qartë dhe nuk kërkon shumë shpjegim. Profeti e ka zbatuar këtë parim gjatë thirrjes së tij praktike në Islam. Ai qëndroi në Mekë për 13 vjet, që t’u mësonte njerëzve imanin, t’i edukonte shokët e tij në këtë pikë dhe të korrigjonte besimet e njerëzve. Me këtë model u edukuan shokët e Profetit.

Xhundub Ibn Abdullah al-Bajaly ka thënë: “Ne mësuam imanin (besimin) dhe pastaj mësuam Kuranin, i cili e rriti besimin tonë”. Abdullah ibn Umeri ka thënë: “Ne jetuam në një periudhë kohore, ku fillimisht morëm besimin, para Kuranit dhe kur suret shpalleshin, ne mësonim çfarë ato lejonin, çfarë ndalonin, çfarë urdhëronin dhe cili duhet të ishte qëndrimi kundrejt tyre. Kam parë shumë burra, të cilët kanë marrë Kuranin para imanit dhe e kanë lexuar atë nga fillimi deri në fund, por nuk kanë kuptuar se çfarë urdhëron, çfarë ndalon dhe cili duhet të jetë qëndrimi kundrejt tij. Ai person që nuk arrin ta kuptojë Kuranin, është si ai që hedh hurmat (d.m.th. nuk arrin të kuptojë rëndësinë e tij)”.

Kjo është mënyra me të cilën Profeti i mësoi shokët e tij: Fillimisht imani pastaj Kurani. Kjo është e ngjashme me atë që ka theksuar Imam Ebu Hanife: “Fillimisht duhet të kuptojmë fenë (d.m.th. teuhidin), pastaj shkencën (d.m.th. sheriatin).

Pra, fillimisht duhet të korrigjohet besimi, pastaj vijojnë të gjitha aspektet e tjera të fesë.

Nga ana gjuhësore fjala akide e ka prejardhjen nga termi “akade”. Në arabisht mund të thuhet “Akade litarin”, kur litari (lidhet) shtrëngohet shumë. “Akade shitjen”, ose “Ai nënshkroi një marrëveshje”, kur personi miraton dhe kryen një shitje apo bën një marrëveshje. Allahu thotë në Kuran: “Ndërsa atyre, me të cilët keni bërë një marrëveshje, jepuani pjesën e vet” [akadat] (Nisa: 33). Allahu thotë gjithashtu: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht” [akadtum] (Maide: 89), që do të thotë e pohuar apo e përkrahur, siç vërtetohet në vargun “e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato” (Nahl: 91). Nëse dikush thotë “Akatdu këtë gjë”, do të thotë zemra e tij është e vendosur për atë gjë.

Prandaj sipas dijetarëve të Islamit, “el-akide” ose “el-itikad” është: Besimi i palëkundur që posedon një njeri, pa asnjë dyshim apo hezitim. Ai përjashton çdo supozim, dyshim apo pasiguri. Shumë dijetarë të Islamit e përdorin fjalën “teuhid” për të gjitha çështjet, tek të cilat mund të besojë një njeri. Kjo ndodh, sepse më e rëndësishmja prej këtyre çështjeve është teuhidi themelor, që përfshihet në shprehjen “Asnjë nuk meriton të adhurohet përveç Allahut”.

Sipas tyre teuhidi mund të ndahet në dy kategori:

1 – teuhidi i njohjes dhe i pohimit

2 – teuhidi i qëllimit dhe i veprave.

Teuhidi i njohjes dhe i pohimit është teuhidi i Njëshmërisë së Krijuesit dhe teuhidi i emrave dhe cilësive të Tij (d.m.th. Ai është i Vetëm në qenien e Tij, Krijuesi i vetëm dhe i Vetmi që ka emrat dhe cilësitë e Tij).

Teuhidi i qëllimit dhe i veprave është teuhidi i uluhijes, ose se asgjë nuk duhet të adhurohet përveç Allahut (d.m.th. Ai është i vetmi që meriton të adhurohet).

Teologët skolastikë, e quajnë këtë temë të madhe “rrënjën e fesë” dhe e quajnë ligjin “degët e fesë”. Kjo është terminologjia e tyre. Ne kemi gjithashtu një mospërputhje për këtë çështje, por nuk është vendi për ta diskutuar atë. Të gjitha ata i japin një emër apo mbiemër, sipas nevojave të tyre.

Por cili është emri që Kurani i jep kësaj çështjeje?

Kurani i jep emrin iman. Allahu thotë në Kuran: “Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë” (Esh-Shura: 52).

Konceptet e përgjithshme, për të cilat zemra e besimtarit duhet të jetë e palëkundur, janë “shtyllat” e besimit. Nuk quhet besimtar ai, që i di dhe i kupton këto shtylla, por ai që arrin në shkallën, kur i nënshtrohet dhe e zbaton atë që quhet Islam, sipas hadithit të Xhibrilit. Në këtë mënyrë, imani përfshin Islamin.

Nëse imani do të ishte thjesht njohja e fakteve nga një person i caktuar, atëherë do kishte ngjashmëri me djallin dhe faraonin [Shejtani kishte shumë dije për Zotin e tij, por ai u shkatërrua për shkak të krenarisë dhe zilisë së tij. Ndërsa faraoni megjithëse pretendonte të ishte zot, e dinte se Zoti ishte Allahu dhe se asnjeri nuk kishte të drejtë të adhurohej përveç Tij. Allahu thotë: “Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme…” (El-Isra: 102). Megjithëse ata e dinin të vërtetën, ata nuk e praktikuan atë, duke bërë ibadet vetëm për Allahun].

Në hadithin e Xhibrilit, profeti shpjegoi shtyllat e këtij besimi ku duhet të besojnë të gjithë njerëzit. Kur Xhibrilil (a.s) e pyeti “Çfarë është imani?”, ai u përgjigj, “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e Gjykimit dhe paracaktimin e të mirës dhe të keqes”.

Është detyrë për çdo njeri, që t’i dijë dhe t’i mësojë këto shtylla, si dhe t’i besojë në atë mënyrë që i kuptuan dhe i besuan paraardhësit e devotshëm, në të njëjtën mënyrë që i kuptuan dhe i besuan shokët e profetit, ndjekësit e tyre dhe ata që ndoqën rrugën e tyre.

Këtu përfshihen katër imamët, Sufjan Theuriu, Sufjan ibn Ujeina, Abdullah ibn el-Mubarak dhe të tjerë të ngjashëm me ta, si dhe Muhamed ibn Ismail el-Buhari, Muslim ibn El-Haxhaxh, Shejhul islam ibn Tejmija dhe Hafidh ibnul Kajim. Përveç këtyre ka edhe dijetarë të tjerë të ngjashëm me ta, të cilët ndoqën të njëjtën mënyrë të kuptuarit dhe besimin në këto shtylla.

Ky është detyrimi i parë i njeriut të përgjegjshëm.

Nuk ka ndryshim mendimi për këtë çështje mes dijetarëve, mendimet e të cilëve meritojnë të ndiqen. Imam Ebu Hanife ka thënë: “Kuptimi i besimit është më i vlefshëm se kuptimi i shkencës”. Me besim nënkuptonte teuhidin dhe me shkencë sheriatin. Ai e vendosi të kuptuarit e teuhidit para të kuptuarit të sheriatit.

Shejh el-Islam el-Haruvi el-Ensari  në librin e tij “Itikad ahl el-Suna”, ka thënë: “Detyrimi i parë i njeriut është dija për Allahun. Kjo vërtetohet nga hadithi i Muadhit, kur profeti i tha: “Ti do të shkosh te populli, që është posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, e nëse binden në këtë, atëherë mësoji ata se Allahu i ka obliguar me pesë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë…”. (Buhariu dhe Muslimi)

 Autor: Abdulaziz Qari

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.