Disa nga xhamitë më të rëndësishme dhe më të mëdha nëpër botë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Të dashur fëmijë!

A e dini se kush janë xhamitë më të rëndësishme dhe më të mëdha në mbarë botën? Sa më poshtë po ju tregoj diçka rreth tyre:

Qabja e Madhnueshme

Ajo është xhamia më e madhe në botë dhe është vendi më i shenjtë për muslimanët. Aty vijnë miliona pelegrinë çdo vit për të kryer Haxhin dhe po ashtu gjatë gjithë vitit ajo frekuentohet nga shumë besimtarë që kryejnë ritualin e Umres, falin namazin..etj. Ajo ka 9 minare

Xhamia e Profetit (a.s) në Medinë

Ajo është xhamia të cilën e ka ndërtuar Profeti Muhamed (a.s) dhe me kalimin e viteve ajo ka pësuar një sërë zgjerimesh.

Xhamia Aksa në Palestinë

Ajo është një nga tre xhamitë e shenjta të muslimanëve dhe gjendet në Palestinë në qytetin e Kudsit.

Xhamia Sultan Ahmedit në Turqi

Ajo është xhamia më e famshme në Stamboll me shumë kupola dhe ka 6 minare. Ajo është e njohur për ngjyrat e saj blu të mrekullueshme dhe prandaj ndryshe ajo njihet dhe me emrin Xhamia Blu

Xhamia Faisal në Pakistan

Ajo është xhamia më e madhe në Pakistan. Ajo ka formë moderne dhe nuk ka kupola tradicionale, por ka minare të larta. Ajo ka një hapësirë të madhe për vizitorët.

Xhamia Shejh Zajid në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ajo është xhamia më e madhe në Ebu Dhabi të Emirateve të bashkuara arabe. Ajo ka shumë kupola dhe qilima gjigandë brenda. Natën ajo ndriçohet me drita dhe duket si një pallat prej dritash.

Xhamia Emevite në Siri

Ajo është xhamia më e famshme e Damaskut e ndërtuar nga Emevitët. Ajo është një nga xhamitë më të vjetra dhe më madhështore në botë. Ajo ka një oborr të madh dhe shumë minare të larta.

Xhamia Istiklal në Indonezi

Ajo është xhamia më e madhe në Indonezi dhe në Azinë Juglindore. Ajo ka minare të larta dhe kupola të bukura që duken nga larg

Xhamia Hasan II në Marok

Ajo është xhamia më e madhe në Marok dhe e dyta më e madhe në Afrikë. Ajo ndodhet pjesërisht mbi det dhe ka minare të larta. Uji përreth saj dhe dritat e bëjnë të duket magjike.

Xhamia e madhe në Tiranë

Ajo është xhamia më e madhe e ndërtuar në Shqipëri dhe ka katër minare. Duke qenë se ajo është më me madhja në Shqipëri, ajo frekuentohet nga shumë muslimanë dhe vizitorë të huaj.

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *