Le ta përmbyllim Ramazanin me falje

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Që në fillim të Ramazanit e kuptuam se ky muaj i bekuar është një shkollë e pastrimit të shpirtit dhe e mbjelljes së virtyteve të larta, ndër të cilat më të rëndësishmet janë falja dhe toleranca ndaj njerëzve. Allahu i Madhëruar na udhëzon në Kuran: “Le të falin dhe le të tolerojnë! A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë juve?”[1]

Kjo na mëson se rruga drejt faljes së Allahut kalon përmes faljes së njerëzve. Kush dëshiron që Allahu t’ia falë gabimet, duhet të mësojë të falë edhe gabimet e të tjerëve. Pejgamberi (a.s) ishte shembulli më i bukur i këtij morali. Ai falte edhe ata që e lëndonin dhe e kthente të keqen me mirësi, duke na treguar se madhështia e besimtarit qëndron në zemrën që fal. Ndërsa Ramazani po afrohet drejt përfundimit, kjo është koha më e mirë që t’i pastrojmë zemrat nga mllefi dhe armiqësia, të pajtohemi me njëri-tjetrin dhe të falim ata që na kanë bërë padrejtësi. Le ta përmbyllim Ramazanin duke falur njerëzit, që të arrijmë faljen e Krijuesit të njerëzve.
Sepse ai që fal për hir të Allahut, Allahu ia hap dyert e mëshirës dhe të faljes së Tij.

Autor:  Rufat Sherifi

[1] – Sure Nur: 22.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *